Berat, Transformimi urban, përfundon puna për Unazën e Re të qytetit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Berat, Transformimi urban, përfundon puna për Unazën e Re të qytetit

Transformimi urban në Berat vijon përmes një sërë projektesh, disa prej të cilave kanë përfunduar dhe shumë të tjera janë ende në kantier, në faza të ndryshme punimesh.

Unaza e re e Beratit mbylli kantierin në terren, duke shënuar kështu një vepër të përfunduar me një impakt jashtëzakonisht pozitiv, si në aspektin funksional, ashtu dhe atë turistik.

Aksi me gjatësi prej 4.1 km, nga ku 3 kilometra është rrugë e re që nuk ka ekzistuar më parë është një prej investimeve të rëndësishme që ka ndryshuar tërësisht strukturën e qytetit, duke lehtësuar ndjeshëm trafikun, duke afruar dhe ndërlidhur banorët e zonës, si dhe duke shkurtuar ndjeshëm kohën e lëvizjes drejt dy qyteteve të tjera, Çorovodës dhe Poliçanit.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Berat për të parë nga afër veprën e re, përfundimi i së cilës ndikon drejtpërsëdrejti në cilësinë e jetës, duke e bërë zonën më të prekshme edhe nga turistët, gjithnjë e më të shumtë në numër që vizitojnë Beratin. “Këtu tashmë kemi By pass-in e përfunduar të qytetit të Beratit. Është impakti që ka lënë në zonë jo thjesht për lehtësimin e trafikut, po në fakt ne e testuam edhe gjatë muajit gusht, kur ishte edhe pelegrinazhi në malin e Tomorit, që ndryshe nga çdo vit tjetër për shkak të hapjes së bypass-it ne në qytetin e Beratit trafiku ishte krejtësisht i menaxhueshëm. Ndërkohë ajo çfarë ka sjellë për gjithë këtë zonën, të cilën e ka , po e quaj urbanizuar, përsa i përket vetë elementeve që rruga ofron ka krijuar edhe një aks tjetër ku njerëzit bëjnë  ecjen e pasdites, atë ecjen sportive pasi By passi është diku te 4 km, kështu që vajtjet ardhje gjithë banorët e rajonit nr 2 , e Uznovës tashmë  këtë e përdorin si zonën kryesore për të bërë ecjen e pasdites. Dhe vetë peizazhi që lugina këtu ofron, buzë lumit Osum krijon një atmosferë shumë pozitive përsa i përket edhe asaj çfarë ne e quajmë pedonalja e famshme e qytetit  që kemi në qendër të qytetit, tashmë është  kthyer edhe në zonat përreth qytetit.

Rruga është 4 km, ka të gjitha kondicionet e  një rruge urbane, me trotuare në të dy krahët, me korsi biçikletash të dedikuar, dhe patjetër me ndriçim.” – shpjegoi Kryetari i Bashkisë së Beratit Ervin Demo.

Previous Berat, nis puna për rigjenerimin e banesave në kuadër të Programit Kombëtar të Efiçencës Energjitike

Leave Your Comment