Berlin/Ministri Çuçi në takimin e Procesit të Berlinit: Shqipëria pionere e bashkëpunimit rajonal, në fillim të nëntorit Tirana kryeqytet i punëve të brendshme BE-BP - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Berlin/Ministri Çuçi në takimin e Procesit të Berlinit: Shqipëria pionere e bashkëpunimit rajonal, në fillim të nëntorit Tirana kryeqytet i punëve të brendshme BE-BP

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi mori pjesë në takimin e Ministrave të Brendshëm të Procesit të Berlinit, bashkë me homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e BE-së të përfshira në këtë platformë. Në fokus të diskutimeve ishin çështje të sigurisë së brendshme dhe migracionit të paligjshëm.

“Teksa falënderova Gjermaninë për të gjithë angazhimin e palëkundur që ka pasur në këtë iniciativë të rëndësishme, riafirmova qëndrimin e Shqipërisë për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, për lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes në tregun e punës, kapitalit dhe mallrave. Ne kemi qenë pionerë të bashkëpunimit rajonal prej momenteve të para të Procesit të Berlinit dhe kemi avancuar me nënshkrim të marrëveshjeve në nivel bilateral e trilateral”, shprehet ministri Çuçi.

Sa i përket migracionit të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës, u vlerësua roli i Shqipërisë në përballimin e flukseve migratore që kanë për destinacion final BE-në, por përdorin si tranzit vendin tonë dhe shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Megjithatë duhet të bashkërendojmë punën në vijimësi për të forcuar luftën kundër kontrabandimit të klandestinëve, si dhe të rrisim më tej bashkëpunimin në përballjen me krimin e organizuar dhe për riintegrimin e personave të kthyer nga zonat në konflikt”, thotë ministri Çuçi.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë pati një takim edhe me Komisioneren e BE për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, e cila në fillim të muajit tjetër do të jetë në Shqipëri.

“Për dy ditë Tirana ka për të qenë kryeqyteti i punëve të brendshme BE-Ballkani Perëndimor. Të bashkojmë përpjekjet dhe të ndajmë përvojat më të mira, për një mjedis më të sigurt për qytetarët tanë, për familjet tona, për fëmijët tanë”, shprehet ministri Brendshëm.

Previous Miratohet projektligji, 30 milionë euro mbështetje për investimet në sektorin e turizmit