Bruksel, Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian Oliver Röpke - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Bruksel, Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian Oliver Röpke

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë zyrtare ne Bruksel, ku në nisje të agjendës zhvilloi një takim me  Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian Oliver Röpke, në përfundim të të cilit dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp:

 

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit shumë i dashur President! Jam vërtetë shumë i kënaqur që jam këtu sot së bashku me ju. Kjo, vetëm pak ditë pas vizitës që ju patët në Tiranë për të treguar vlerësimin që ka qeveria ime për rolin e rëndësishëm dhe kontributin e rëndësishëm të shoqërisë civile në rrugëtimin  e Shqipërisë në BE.

Gjithashtu, dëshiroj t’ju falënderoj për mirëseardhjen tuaj dhe si gjithmonë kemi pasur një diskutim mjaft të mirë dhe të këndshëm dhe në fakt më vjen mirë që ne mendojmë njësoj për një sërë çështjesh.

Pra, është tejet inkurajuese dhe vërtet na sjell shumë energji të reja fakti që kemi mundësi të finalizojmë procedurën e krijimit të Komitetit të përbashkët konsultativ, provë kjo, jo vetëm e angazhimit tonë, por edhe e besimit të fortë që ne kemi, që procesi i integrimit europian, nuk është thjeshtë një çështje që i përket  qeverisë, por u përket të gjithë qytetarëve, pra edhe përfshirjen e shoqërisë civile dhe në këtë aspekt, unë jam veçanërisht i emocionuar për mbështetjen që ne na ka dhënë Presidenti Röpke dhe i gjithë ekipi i tij. Kjo për arsye që na jep ne mundësinë, që t’u tregojmë qytetarëve tanë dhe të gjithë aktorëve në vendin tonë, jo thjeshtë nëpërmjet gjërave që themi ne, por nëpërmjet një institucioni, këtu, në këtë kompleks institucionesh në BE, sesa e rëndësishme është që të kuptojmë se rruga drejt anëtarësimit në BE është një rrugë për të cilën duhet e gjithë shoqëria, jo thjeshtë vetëm disa aktorë në vend.

Dhe konsultimet me organizatat e shoqërisë civile si një punë normale dhe e rregullt për çdo nismë kyçe për këtë proces është e domosdoshme dhe për këtë arsye ne me shumë kënaqësi presim që me anën e këtij angazhimi, e kësaj përfshirjeje dhe e këtyre konsultimeve atëherë do të shikojmë që dhe vet konsultimet do të bëhen dhe më thelbësore dhe që ky ndërveprim brenda për brenda shoqërisë tonë do të bëhet edhe më i rëndësishëm për të gjithë.

Kështu që, me këtë Komitet të përbashkët konsultativ që do të krijohet së shpejti do të kemi edhe një mekanizëm tjetër shumë të rëndësishëm dialogu me komitetin ekonomiko-social europian. Natyrisht, synimi është që të forcojmë dhe fuqizojmë bashkëpunimin tonë, provë që tregon që ne jemi vërtetë të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE dhe prandaj ka qenë kënaqësi e veçantë që jemi takuar së bashku dhe që ditën e kemi nisur këtu së bashku, natyrisht nën frymën e punës së këtij komiteti që ka qenë, jo vetëm një aktor shumë aktiv në qasjen e përshpejtuar dhe integrimin europian,  por edhe një aktor shumë i hapur dhe shumë dashamirës ndaj nesh. Pra, që ta them haptazi fare, duke kuptuar nga faktet që Brukseli ka zemër në fakt, ky është vërtetë lajm i mire! Kështu që faleminderit shumë.

Nuk dëshiroj ta zgjas më tej fjalën time, por dëshiroj ta mbyll fjalën time këtu, duke shprehur edhe një herë mirënjohjen time për Oliverin, për ekipin e tij të shkëlqyer dhe jo vetëm thjeshtë për gjithçka që ata bëjnë, jo thjeshtë në përshkrimin e punës por në gjithçka ata bëjnë përtej asaj që është e shkruajtur në dokumentin e përshkrimit të tyre të punës, pra që është përfshirja e tyre për të ndihmuar të tjerët të përmirësohen edhe më shumë.

Faleminderit!

 

Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian Oliver Röpke: Të nderuar zonja dhe zotërinj, i dashur kryeministër Rama. Së pari jam vërtetë shumë mirënjohës për vizitën tuaj sot këtu. Kjo dhe sepse dita e sotme është shumë e rëndësishme dhe për Komitetin tonë dhe është dhe një ditë e rëndësishme për  anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por edhe për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.

Javën e shkuar unë pata kënaqësinë, por edhe nderin që të udhëhiqja delegacionin tonë në Tiranë dhe gjatë kësaj vizite patëm shumë vizita natyrisht me kryeministrin Rama, me ministrat e tij, me Kryenegociatoren Dhuka, por edhe me shoqërinë civile sepse ne jemi avokatët e shoqërisë civile dhe partnereve socialë dhe mesazhi që na përçuan të gjithë ata, një mesazh i qartë ishte që duhet mbështetja jonë madhore për zgjerimin për t’u bërë Shqipëria anëtare e BE dhe ne nuk mund të zhgënjejmë aspiratat e qytetarëve shqiptarë.

Prandaj morëm vendimin që të vëmë në zbatim një nga përparësitë me të rëndësishme që unë kisha në Manifestin tim, që është ajo që quhet nisma e vendeve kandidatëve dhe anëtarëve kandidatë dhe në fakt të gjithë ne në komitetin tonë vlerësuam shumë faktin që Kryeministri Rama dhe homologu Spajic nga Mali i Zi ishin pjesë e përurimit në shkurt. Dhe në këtë seancë përurimi, ne bëmë vërtet një punë të rëndësishme, por dhe atëherë kemi bërë një punë shumë me përfshirjen e shoqërisë civile në punën tonë të përditshme.

Në lidhje me Shqipërinë, më duhet të them që kemi 18 anëtare nga sindikatat, nga organizatat e punëdhënësve dhe nga shoqëria civile, të cilët kanë punuar për dy opinione shumë të rëndësishme, së bashku me anëtarët tanë  për të ardhmen e politikës së kohezionit të BE, si dhe çështje të tjera shumë të rëndësishme. Kështu që mendoj se mund të themi që edhe pse jemi në fillim të kësaj nisme, që ka qenë e suksesshme.

Dëshiroj gjithashtu të them që ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e KE, në veçanti për mbështetjen që jep personalisht kryetarja e komisionit, pra presidentja Von Der Leyen dhe ne shpresojmë, në fakt nuk është se thjeshtë shpresojmë, por jemi të vendosur që të vijojmë me këtë projekt sepse siç e thashë nuk mund të zhgënjejmë asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor më tej. Pozicioni ynë, qëndrimi ynë është i qartë. Sigurisht që, anëtarësimi në BE duhet të bazohet me merita, por metodologjia duhet të jetë graduale e vendeve kandidate dhe pikërisht këtë kemi bërë dhe komitetin tonë ekonomiko-social.

Ne jemi pararojë e kësaj metodologjie këtu në BE. E pashë gjatë takimeve të mia në Tiranë javën e shkuar, shoqëria civile në Tiranë është vërtetë shumë e zellshme dhe ka shumë dëshirë që të shkojmë dhe më tej me këtë nismë dhe ka ardhur tashmë koha që të marrim hapin tjetër të radhës që është, siç e tha dhe Kryeministri, krijimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ,  një organ ky, i cili, jo vetëm do monitorojë, por do të japë dhe këshilla së bashku me institucionet, qeverinë për anëtarësimin e vendeve si Shqipëria.

Ne nga ana jonë jemi gati, bazën ligjorë e kemi, thjeshtë duhet që të caktohen në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse anëtarët dhe më pas ne mund të vijojmë.

Dhe besojmë jam në fakt i mendimit që duhet që të fillojmë menjëherë me këtë hap të mëtejshëm. Dëshiroj gjithashtu të them që në seancën plenare ditën e djeshme, ne miratuam një rezolutë për mandatin tjetër legjislativ dhe më duhet të them që kjo rezolutë kryesore nga komiteti ynë do të thotë që qasja jonë për të integruar vendet kandidate dhe shoqërinë civile nga këto vende në mënyrë sa më të shpejtë, por dhe graduale është e mishëruar tashmë në këtë rezolutë dhe ne u bëjmë thirrje edhe institucioneve të tjera të BE që të ndjekin shembullin tone.

Kemi dhe një opinion tjetër, i cili u miratua dje për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka qenë në fakt një opinion ekspertesh për presidencën hungareze dhe aty kemi theksuar funksionin e rëndësishëm që do të kenë komitetet e përbashkëta konsultative.

Në përmbyllje më lejoni të them që, ndërkohë që ritmi i integrimit mund të jetë i ngadaltë gjithsesi procesi duhet të jetë i orientuar nga rezultatet i besueshëm dhe i bazuar tek merita dhe nuk duhet ta largojmë vëmendjen dhe sytë nga ky moment i rëndësishëm.

Faleminderit zoti kryeministër!

Unë e di që ju jeni mbështetës shumë i fortë i Komitetit tonë dhe ne qëndrojmë krah për krah me shoqërinë civile të Shqipërisë, në mënyrë që të mbështesim aspirata tuaja për t’u bërë shtet anëtar në BE.

* * *

-Jam gazetar nga politika në Poloni. Një pyetje për presidentin: Për këtë projekt pilot, për përfaqësueset nga vendet kandidate në Komitetin tuaj, kur mund të shndërrohet ky projekt pilot në një nismë të përhershme? Çfarë kushtesh duhen për këtë gjë dhe si e shihni ndikimin që do të sjellë kjo nismë tek institucionet e tjera në BE? Dhe për kryeministrin e Shqipërisë, kam një pyetje tjetër për komitetin e përbashkët konsultativ: Kur prisni ju që të filloj punën ky komitet i përbashkët konsultativ?

Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian Oliver Röpke: Atëherë, projekti ynë pilot do të vijojë deri në fund të këtij vitit dhe siç e thashë, jemi tërësisht të qartë që dëshirojmë të vijojmë me të dhe ideja është që ta zgjasim atë edhe për të gjithë vitin e ardhshëm. Megjithatë në të njëjtën kohë po shikojmë se çfarë mekanizmi kemi në mënyrë që kjo strukturë të bëhet e përhershme, pra po punojmë për këtë gjë dhe në fund të fundit do të varet nga i gjithë komiteti ekonomiko- social evropian. Duhet marrë ky vendim siç e morëm më përpara në formë autonome në mënyrë që të kemi pra nismën e vendeve kandidate me përfaqësues të tyre në mënyrë që të jenë gjatë gjithë kohës në këtë komitet i cili është i përberë me përfaqësues nga shtetet anëtarë. Kemi edhe disa pikëpyetje në lidhje me buxhetin, por unë nuk mendoj që duhet të tregohemi të vegjël për një çështje kaq të madhe politike që është zgjerimi i BE me Ballkanin Perëndimor, një çështje kjo strategjike dhe do të gjejmë patjetër mënyrat e duhura që të kemi buxhetin e duhur dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm ky komitet, pra kjo pjesë e komitetit të jetë e përhershme.

Kryeministri Edi Rama: Po, më duhet të them që komiteti përbashkët konsultativ nuk është fillimi i fundit por është fundi i fillimit, pra ndërkohë që e kemi këtë nismë edhe si projekt pilot, dëshirojmë që ajo të zgjatet dhe të zgjerohet dhe sot duke u bazuar në këtë përvojë kaq fantastike dhe në këto rezultate kaq të prekshme për të gjithë që do të thotë që të dyja palët po buzëqeshin, askush nuk është nervoz, por përkundrazi janë shumë të kënaqur me punën që është bërë. Atëherë një kërkesë me shkrim për presidenten Von der Leyen me 152 kërkesa, për të patur mundësi për të qenë pjesë e 152 nismash apo drejtimesh të tjera dhe nuk e di edhe sa drejtime të tjera mund të ketë, kjo duhet të jetë e ardhmja sepse mënyra si e kuptojmë ne, është që nuk mund të jetë thjesht një hapësirë ose një periudhë kohore ndërmjet hiç gjësë dhe gjithçkaje sepse kur një vend është në procesin e anëtarësimit në BE, me pak fjalë je në zonën e hiç gjësë, asgjësë, por kur je anëtar ke gjithçka, pra diku në mes, mes këtyre të dyjave diçka duhet të ndryshojë dhe diçka po ndryshon, por kjo në sajë të vullnetit të mirë të këtij Komiteti dhe të kësaj ane këtu në Bruksel dhe për ta kuptuar këtë, mund t’ju përsëris këtu që kemi planin e rritjes si edhe po bëjmë diskutime të tjera për integrimin gradual në BE.

Ajo që po bën Presidenti Ropke dhe ekipi i tij dhe që e ka përkufizuar tashmë në një status të ri që është me pak fjalë, anëtarët e vendeve të zgjerimit ose kandidatët duke qenë pjesë e këtij komiteti dhe pse nuk jemi vend anëtar, ky është drejtimi në të cilin duhet të shkojmë, pra ajo që kërkojmë ne, është që të bëhemi gjithnjë e më shumë pjesë këtyre organeve të Bashkimit Europian jo për shkak të parave, por për ekspertizën që kjo gjë sjell, për faktin që ne, anëtarët tanë do të kuptojnë më mirë se cila është e ardhmja kur të bëhemi shtet anëtar dhe për këtë nevojë që ne kemi për të fuqizuar lidhjet tona me anën e një pune të vërtetë nga të dyja palët dhe në mbyllje, dëshiroj të them që ne po avokojmë që ne të jemi të pranishëm edhe në Parlamentin Europian, sigurisht jo me eurodeputetë që do të kenë të drejtën e votës, por me ekipet tona të cilat do të fillojnë të përgatiten për fazën e ardhshme, për atë fazë kur ne do të kemi eurodeputetët tanë në Parlamentin Evropian dhe pse të fillojmë nga zero atëherë, në momentin si turistët japonezë që vizitojnë muzeun e Luvrit në Paris? Jo, ne do të jemi aty me një status të caktuar për të pritur pastaj eurodeputetët shqiptarë në të ardhmen. Faleminderit!

 

– Kam një pyetje për Kryeministrin Rama: përpara dy vitesh këtu në Bruksel ju e krahasuat Bashkimin Europian me Godonë, pra me librin e famshëm “ Në pritje të Godosë’’. Keni ndryshuar mendje për BE dhe nëse po, pse?

Kryeministri Edi Rama: Jo, nuk e krahasova BE me Godonë. Unë thashë që BE duket si Beckett që po shkruan skenarin kështu që këtë thashë atëherë. Ky është një moment tjetër kështu që Bashkimi Europian ka lëvizur tashmë nga të qenit Beckett për ne dhe do të thosha që BE ndodhet tashmë në një periudhë të letërsisë romantike franceze. Po të shikojmë si do të ecin punët por në këto faqe të kësaj letërsie ndihemi më mirë seç ndiheshim tek Beckett.

 

– Pyetja ime ka të bëjë me faktin nëse ju zoti, Röpke mund të shtjelloni pak më tej se si Komisioni Europian po mbështet këtë nismë të re.

Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian Oliver Röpke: në fakt ne e kemi shtjelluar programin për vendet anëtare ose vendet kandidate. Kemi një program të plotë tashmë që ekziston. Komisioni po e mbështet atë me projekte nga komisioni me financime për pjesëmarrjen e vendeve kandidate, anëtarëve që vijnë prej tyre. Pra, mbështetja financiare vjen nga Komisioni Europian dhe do të thosha që është dhënë pra me anën e një letre, një shkresë nga Presidentja e Komisionit, zonja Von der Leyen. Dhe sigurisht që kemi marrë edhe mbështetjen e drejtpërdrejtë nga komisioneri Varheley dhe drejtoria e tij e përgjithshme e zgjerimit por edhe nga Komisioneri Schmit dhe në seancën tonë tjetër plenare në tetor, ne do të kemi forumin e vendeve kandidate, vendeve të zgjerimit ku ne ftojmë rreth 100 anëtarë të vendeve të zgjerimit për të diskutuar me anëtarët tanë të përhershëm pritshmëritë e tyre, sfidat që ata shikojnë dhe në fakt kemi ftuar edhe disa ministra nga Shqipëria por edhe nga vende anëtare të BE për të bërë këto diskutime dhe komisionerin Varheley dhe komisionerin Schmit do të jenë të pranishëm edhe në këtë seancë plenare. Dhe siç e thashë, ne u jemi mirënjohës të gjithë anëtarëve të Komisionit Europian dhe shpresojmë fort dhe fuqimisht që Komisioni Evropian ta vlerësojë këtë nismën tonë si të suksesshme dhe për këtë arsye të vijojë me mbështetjen financiare për fazën e mëtejshme të saj.

 

– Mirëdita! Ju thatë që ka disa kërkesa për t’u bërë shtet anëtar, po cilat janë kërkesat që janë përparësi për ju? Çfarë gjërash do të ishin parësore për ju pra, që të punonit për ato më parë për ta shndërruar Shqipërinë?

Kryeministri Edi Rama: Nuk ka ndonjë gjë që ata që duan të bëhen anëtarë, të mund të zgjedhin dhe çfarë duhet bërë. Quhet negocim, por në fakt nuk është më një negocim i fortë ky, është më shumë detyra shtëpie që na diktohen ne nga ky kryeqytet. Pra ky është realiteti. Ne nuk mund të themi “dëshirojmë të bëjmë këtë gjë apo atë gjë”. Thjesht duhet të bëjmë atë qe ata na kërkojnë ne që të bëjmë, por gjëja e rëndësishme këtu, është që duhet ta bëjmë këtë gjë për veten tonë dhe jo për ta sepse duke bërë gjithçka që kërkon prej nesh procesi i anëtarësimit, do të thotë që ti bën diçka të jashtëzakonshme dhe shndërruese, tërësisht shndërruese për vendin tënd dhe institucionet tona, për qytetarët tanë, që do të thotë që ky proces është në fakt një proces i fuqizimit demokratik të shtetit. Për këtë arsye, kushdo që është i bekuar që tashmë është në mes të Europës po pa qenë pjesë e Bashkimit Europian ka këtë mjet të rëndësishëm që i ofrohet nga Procesi i Integrimit të cilën vend të tjera, në kontinente të tjera nuk mund ta kenë dhe kjo është arsyeja se kur ne flasim për demokraci funksionale si momenti përkufizues për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ne flasim për diçka shumë realiste dhe jo për demokracinë që të funksionojë në Afganistan apo gjetkë, sepse n e kemi BE-në, ata nuk e kanë.

 

–    Një pyetje tjetër nga Politiko për Kryeministrin. Çfarë mendoni ju, cila është sfida më kryesore për ju, për integrimin tuaj në BE, për Shqipërinë?

Kryeministri Edi Rama:  Dëgjoni ka dy sfida. Njëra është ajo që duhet të bëjmë ne për çfarë pritet nga ne dhe çfarë është e parashikueshme. Sfida tjetër është me çfarë do të duhet të përballemi në të ardhmen, pra çfarë është e paparashikueshme,  që do të thotë kur ti punon me Komisionin Europian dhe çdo gjë ndodh sipas rregullave, gjithçka është e parashikueshme, por kur pastaj duhet të shkojmë te Këshilli Europian kemi paparashikueshmëri, pra sfida është që ne të dimë, këto dy gjëra sa do të bëhen bashkë në një moment të caktuar, në momentin kur ne do të jemi gati për të përfunduar detyrat tona të shtëpisë. Sepse ju e dini se si shkojnë gjërat ndonjëherë. Ti i ke bërë detyrat e tua, por kati tjetër më lart nuk është gati as të të presë, e pastaj çfarë ndodh? S’bën dot gjë! Pra, le të shikojmë nëse yjet do të jenë të linjëzuara ashtu siç duhet, që edhe kur të jemi ne gati, edhe kur të jenë ata gati, të jetë i njëjti moment. Megjithatë, ka ende kohë për të arritur në këtë moment. Për momentin, ne thjesht duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë dhe më duhet të them që ka një ndryshim dramatik sa u përket kapaciteteve të BE-së për të dëgjuar dhe kjo që nga momenti që Vladimir Putini i zgjoi fuqimisht me atë që ndodhi.

Më vjen keq që na u desh ai që të zgjoheshin nga gjumi institucionet e BE-së po ja që tashmë të gjithë janë zgjuar dhe shpresoj që të mos i zërë sërish gjumin në të ardhmen në rast se përfundon lufta, ashtu siç në fakt dëshirojmë të gjithë që të përfundojë lufta.

 

–  Mirëdita! Kryeministri Rama është kënaqësi që ju dëgjoj që ju flisni përpara nesh sot. Dëshiroj të bëj një pyetje për të rinjtë, unë vetë jam me origjinë shqiptare, jam rritur në Greqi dhe dëshiroja të pyesja çfarë planesh keni ju ekzistuese, por edhe në të ardhmen për ta bërë rininë pjesë të politikës së Shqipërisë dhe asaj të BE-së.

Kryeministri Edi Rama: Unë në fakt po them që të rinjtë nuk duhet të presin për më të rriturit, që të bëjnë plane për ta. Kjo është ajo që mendoj kur kam qenë unë në të njëjtën moshë si tënden, unë kisha shumë inat që më të mëdhenjtë të më tregonin se çfarë duhet të bëja, kështu që besoj që është e njëjta gjë.

Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian Oliver Röpke: Nëse mund të shtoj diçka në lidhje me këtë çështje, sepse ne kemi një nismë tjetër shumë të rëndësishme që është testi i të rinjve, që është përfshija e anëtarëve të rinj që vijnë jashtë Komitetit tonë, duke përfshirë këtu edhe vendet kandidate dhe në fakt ka qenë vërtet kënaqësi që përpara disa muajsh të mirëprisnim ministren e Shqipërisë për Rininë dhe ajo na tregoi edhe strategjinë e re që ekziston në Shqipëri dhe që po zbatohet. Kështu që është shumë e rëndësishme që ne kemi këtë shkëmbim idesh. Ne fokusohemi tek të rinjtë në Shqipëri dhe me EUROFONDIN dhe me Fondacionin Europian të Trajnimeve vitin e ardhshëm ne do të fokusohemi tek fuqizimi i dialogut social, por edhe tek të rinjtë.

Faleminderit!

Previous SHPALLJE VENDI VAKANT Specialist në Sektorin për Hulumtimin dhe Përmbajtjen, në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa IV-1