Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (KESE), ku për herë të parë janë të pranishëm si anëtarë të rinj, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina, e ku do të punohet edhe për Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një mekanizëm i shumëpritur që rrit financimet për vendet e rajonit, si dhe hap rrugën e integrimit tonë në Tregun e Brendshëm të BE-së.
* * *
Corina Stratulat, Drejtore e “European Policy Center”, moderatore: Mirëmëngjesi dhe një mirëseardhje dhe nga ana ime në këtë seancë plenare për Komitetin Ekonomik dhe Social Europian, e cila i përkushtohet nismës së zgjerimit për vendet kandidate që tashmë u prezantua nga Presidenti.
Kryeministri Edi Rama: Së pari, dua të të falënderoj që na shpëtove nga fjalimet e hapjes. Është vërtetë mirë, është shumë mirë dhe shpresoj që kjo të shërbejë si shembull kuraje e një të kuptuari strategjik dhe një ndërveprimi real midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Kështu që, faleminderit Komitetit. Jemi të lumtur të shohim që përfaqësuesit tanë të jenë anëtarë të këtij Komiteti dhe siç e thamë edhe më parë përpara se të takoheshim me shtypin, unë uroj fort që kjo të shërbejë për Brukselin më burokratik që të ecë më me guxim përpara dhe që në njëfarë mënyrë të kopjojë atë çfarë po bën ky Komitet, duke na përfshirë ne si anëtarë aktivë dhe vetëm duke e bërë të qartë që kur bëhet fjala për të votuar anëtarët tanë nuk votojnë.
Por, është në rregull. Pjesa reale, puna e mirëfilltë, komunikimi i mirëfilltë sidoqoftë ndodh. Kjo është ajo çfarë duam të shohim me Parlamentin Europian, kjo është ajo çfarë duam të shohim me Komisionin Europian, kjo është ajo çfarë duam të shohim në të gjitha korridoret e këtij kompleksi të jashtëzakonshëm industrial të burokracisë.
Le të shpresojmë që kjo gjë do të ndodhë
Nuk bie dakord? Po pse duhet të largohesh përpara nesh atëherë, sepse ke shumë letra, shumë dokumente për t’u marrë.
* * *
Le ta nisim me një pyetje për miqtë tanë të shquar. Duke qene se rreket të përplotësojë planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor siç dëgjuam disa herë të përmendej, duke qenë se ndjek idenë e harmonizimit gjithnjë e më shumë të integrimit gradual dhe të normalizimit të tij, të vendeve në proces zgjerimi në strukturat të BE, si mendoni që kjo nismë, nisma e integrimit e vendeve në kuadër të zgjerimit, mund të çelë rrugën për të tjerët? Si mund t’ju mbështesë që ju të arrini disa prej objektivave tuaja europiane, në një shkallë afatmesme, afatshkurtër? Kryeministër Rama, nëqoftëse nuk ju vjen keq do ta nis me ju
Kryeministri Edi Rama: Besoj që është shumë e qartë dhe shumë e thjeshtë sesi kjo qasje mund të ndryshojë rrënjësisht natyrën e marrëdhënies sonë me Europën dhe sesi një ndryshim i tillë mund t’i çelë praktikisht rrugën, – nuk më pëlqen fjala zgjerim sepse nuk ka të bëjë me zgjerimin në fund të fundit, ka të bëjë me bashkimin. Pasi mendoj gjithmonë se sa në themel, sa në zemër jemi të gjithë këtij organizmi të BE, jemi gati në stomakun e Europës. Si e zgjeron stomakun? Thjeshtë e integron me trupin. Nuk po kërkojmë një Bashkim Europian obez. Kërkojmë një BE të shëndetshëm.
S’është e shëndetshme që pjesë të stomakut të ta presin nga trupi. Kësisoj, besoj që është kyç të kuptojmë, të dyja palët duhet të kuptojnë që nga njëra anë nuk duhet të nxitojmë sepse nuk ka të bëjë me gjetjen e një rruge te shpejtë, si po të hyhet në një stadium për të parë ndeshjet.
Është një proces shtetndërtimi dhe i formimit të institucioneve demokratike dhe të duhet të kalosh nëpër të. Nuk mund të përshpejtosh një kurs së marrjes së lejes për të drejtuar automjetin se po ta përshpejtosh mund ta marrësh patentën, por mund të përplasesh makinën.
Nga njëra anë, na duhet ta kuptojmë ne, duhet ta kuptojnë qytetarët tanë që kjo gjë lidhet me detyra shtëpie shumë të vështira dhe neurotike, por na duhet t’i bëjmë. Na duhet t’i bëjmë, jo sepse duhet t’i bëjmë qejfin Brukselit, Berlinit apo Parisit, duhet t’i bëjmë sepse është e vetmja rrugë për të siguruar që brezat e ardhme të kenë një shtet që është njësoj si një shtet anëtar në mënyrën e funksionimit të vet. Është e vetmja rrugë për të shkëputur të ardhmen nga e shkuara dhe për të përkufizuar rolin e shtetit si rol institucionesh dhe jo si rol individësh, njerëzish apo personash me ca fuqi të caktuara ndaj nuk duhet të nxitojmë. Nuk duhet as të kërkojmë të nxitohen.
Nga ana tjetër, është po kaq e rëndësishme që BE të mos ta shfrytëzojë këtë “ah nuk jeni akoma gati”, si një pretekst për të mos ta parë si një pjesë shumë të rëndësishme të të gjithë mozaikut. Ndërkohë që, ne bëjmë detyrat tona të shtëpisë, BE duhet të na i hapë të gjitha dyert. Si këtu, ajo çfarë po ndodh këtu është pikërisht kjo. Ndaj erdha, thashë mirë, kjo është gjë shumë e mirë, është kaq e rëndësishme simbolikisht, por është dhe si një sabotim nga brenda.
Komiteti po punon si një agjent ndryshimi, duke sabotuar mënyrën burokratike të të menduarit dhe po krijon një trazim që mendoj se do të shihet dhe shpresoj se do të shihet e do të kuptohet nga gjithë të tjerët që nuk po ndodh asgjë e tmerrshme, krejt të kundërta. Ndaj uroj fort që edhe Parlamenti Europian do të çelë dyert për të ftuar disa prej njerëzve tanë të ulen në karrige atje për të ndjekur të gjitha proceset, por në fund të fundit nuk do të votojnë dhe kjo nuk është dramë.
E njëjta gjë vlen për komisionin, e njëjta gjë vlen për drejtoritë.
Kjo është mënyra sesi do të hedhim hapa të rëndësishme përpara për të dyja anët sepse nga njëra anë do të kemi njerëz të kuptojnë sesi kjo makineri e çmendur punon dhe nga ana tjetër, njerëzit këtu do të kuptojnë që nuk ka asgjë, është në rregull. Shumë njerëz priren ta mendojnë BE si një makineri parash, si një bankomat, në fakt po sigurisht, por më shumë sesa kaq, BE është një bankë njohurish sesi të ndërtosh institucione, sesi të ndërtosh hapësira shoqërore që funksionojnë për njerëzit, për qytetarët, sesi të shpersonalizojë proceset, e sesi të vendosen të gjitha mekanikat e një shteti për t’i shërbyer në mënyrë komplekse qytetarëve dhe është një gjë që s’mund ta shpikësh. Nuk është një gjë që thjeshtë mund ta mësosh, është një gjë tek e cila duhet të të shoqërojë dikush dhe këtë mund ta shohësh vetëm te BE. Pra, ajo çfarë e bën bekim për ne që të jemi në zemër të Europës e që të kemi BE është pikërisht kjo. Vende si tonat që dolën nga një e shkuar e zymtë, e tmerrshme, me konflikte tragjike, me kaq shumë prapambetje, nuk janë unike në botë, por ajo çfarë e bën fatin tonë unik është se kemi BE.
Cili vend tjetër jashtë kontinentit ka dikë tjetër kur kërkon të ndërtojë diçka vërtetë të qëndrueshme e demokratike, e dështon e dështon herë pas herë? Nuk ka në bashkimin evropian. Për ta mbyllur, unë besoj që për ata njerëz që do të vijnë këtu, për ata që do të jenë pjesë e këtij Komiteti, kjo do të jetë një përvojë e shkëlqyer edhe e të mësuarit dhe që Komiteti të jetë i përfshirë në jetët tona parlamentare, nuk do të jetë e lehtë, por një gjë është e sigurt, që nuk do të jetë e mërzitshme. Nuk e di së çfarë bëni në Finlandë por jam i sigurt që në Mal të Zi e në Shqipëri do të argëtoheni shumë me parlamentet tona. Kështu që është një proces i ndërsjellë energjizues. Nuk e di nëqoftëse iu përgjigja pyetjes suaj te shkurtër me përgjigjen time të gjatë. Nëqoftëse do të flas më shumë, unë mundem ta bëj, por kam përshtypjen që edhe të tjerët duan të falsin. Faleminderit!
Moderatorja: Faleminderit shumë, zoti Kryeministër Rama. Po, kuptoj pra shpresën tuaj që kjo nismë do të ketë efekt domino dhe që të gjitha institucionet e tjera do të ndjekin këtë shembull e do të bëjnë të njëjtën gjë duke lejuar vendet…
Kryeministri Edi Rama: Më duhet të them diçka që është njëlloj reagimi i vonuar i asaj çfarë tha zëvendës presidentja përpara se të largohej e u fol për premtime bosh. Unë nuk fola për premtime bosh por po, kalova një traumë për shkak të Bashkimit Eeropian. Kalova një traumë të thellë sepse nuk e përcaktoja dot se si këto premtime që përmendi zonja nuk ishin bosh. ‘’Ju duam , ju duam të jeni këtu, e ardhmja juaj është me ne, jemi me ju”. Si mund të shkonte kjo me refuzimin për të folur me ne?
Kështu që, ‘’ju dashurojmë, duam që të jemi bashkë, duam të jemi përjetësisht së bashku por nuk jemi gati t’ju flasim”. Si mund të ndodhë kjo? Dhe ajo çfarë thashë unë ishte: “dëgjo, flisni me ne dhe pastaj mund të kemi diskutimin më te gjatë ndonjëherë por së paku e dimë që në fund ‘’do të martohemi”. Por kjo ‘’dua të martohem me ty’’, ‘’dua të jetoj me ty’’, “dua të bëjmë fëmijë bashkë po nuk jam gati të flas me ty’’, nuk e di se si ndodh kjo. Imagjinojeni kur jeni në anën e atij që s’bën dot gjë dhe duhet të presë.
Kështu që kur nisën bisedimet e anëtarësimit, trauma ime përfundoi dhe tani jam në periudhën pas- traumatike që ndoshta më bën më optimist se ç’duhet sepse post-trauma është një ekstrem tjetër kështu që avash-avash do të vijmë në qendër, por është shumë e rëndësishme që ka marrë fund ky proces kafkaesk i premtimeve të bëra dhe i pamundësisë për të folur. Kjo ishte pjesa bosh nëqoftëse mund ta them këtë gjë.
Moderatorja: E kuptova, e kuptova megjithatë unë shpresoj shumë që nisma e ditës së sotme të ndihmojë pak këtë me këtë stres post-traumatik të cilin ne po përjetojmë.
Kryeministri Edi Rama: Nisma e sotme është thjesht të jesh në vendin ku do të zhvillohet dasma, është fantastike, jemi të gjithë këtu së bashku pastaj salla e dasmës, do të shkojmë, do të na sjellin një ditë atje, pastaj do na duhet të marrim vesh se cilat janë familjet, çfarë marrëdhënie do të kemi. Këtë duhet të bëjmë gjatë gjithë kohës. Duhet ta nisim nga diku dhe pastaj dasma le të bëhet kur të bëhet sepse ne e dimë, kur mbaron dasma nuk është aq bukur sa para dasmës apo jo?