Shqipëria çel sot grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE, e cila mbahet këtë të hënënë Luksemburg.
Kryeministri Edi Rama, kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.
Kryeministri Rama ndodhet në Brukseli, ku u prit nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa me të cilin do të zhvillojëedhe një takim kokë më kokë për të diskutuar progresin e bërënë procesin e negociatave, si edhe për përgatitjet e Samitit tëKomunitetit Politik Europian më 16 maj, e natyrisht edhe përsituatën në rajon, ku Presidenti do të bëjë vizitën e tij të parëzyrtare në vigjilje të këtij Samiti.
Në mbërritjen e tij, Kryeministri Rama dhe Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa, u shprehën për mediat e pranishme:
Kryeministri Edi Rama: Faleminderit shumë që jeni këtu. Jam shumë i kënaqur që gjendem këtu me Presidentin e KëshillitEuropian i cili me mençurinë e vëmendjen e tij ndaj vendit dherajonit tonë është diçka që e vlerësoj shumë. Sot sigurisht ështënjë ditë shumë e mirë për ne sepse kemi një tjetër konferencëdhe çelim kapituj të tjerë, ndërkohë që me Presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për të zhvilluarnjë bisedë rreth përparimit që ne po bëjmë në këtë proces e pastaj edhe për samitin e ardhshëm për komunitetin politikeuropian, i cili është një aktivitet, një eveniment shumë i rëndësishëm në përgjithësi, por ka një rëndësi të posaçme nëkëtë moment, në kohë dhe sigurisht do të flasim për rajonin ndajtë cilit, Presidenti është veçanërisht i përkushtuar. Kështu që, kashumë për të diskutuar, por në përgjithësi jam shumë shumë i inkurajuar nga këto zhvillime dhe jemi tej mase të përkushtuarpër të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit që është shumëambicioz për të mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027.
–Zoti President, si e vlerësoni këtë rrugëtim të Shqipërisë drejtintegrimit europian?
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa: Së pari, jam i gëzuar që pres sot kryeministrin Edi Rama. Së pari sepse ështëgjithmonë kënaqësi të takohemi, të flasim dhe të shkëmbejmëme Edi Ramën. Së dyti sepse zgjerimi drejt BallkanitPerëndimor është një përparësi e qartë për BE dhe ështëinvestimi më i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen, përbegatinë dhe për stabilitetin e kontinentit tone dhe është vërtetëinkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtërrugëtim.
Sot po çelim një grup kapitull tjetër dhe ambicia jonë është që tëçelim dhe më tej grup kapituj për t’u negociuar gjatë këtij vitisepse e kemi një kalendar shumë konkret dhe duam që tërealizojmë dhe kjo është shumë e rëndësishme për Shqipërinë,por mendoj që kjo është po kështu një shenjë mjaft e rëndësishme për të gjithë rajonin sepse mënyra më e mirë për tëgarantuar mirëqenien, paqen dhe stabilitetin në BallkaninPerëndimor është me BE e anëtarësimin në të.
Ja pse do të vizitoj personalisht rajonin në mes të muajit maj përtë vizituar të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor për të rriturbashkëpunimin tonë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për tëpasur rezultate të mira të anëtarësimit.
Nga ana tjetër, kjo është një mundësi shumë e mirë për të folurpër Samitin e Komunitetit Politik që do të mbahet në 16 maj nëTiranë.
Europa është më shumë sesa BE, por gjithmonë e më shumëështë e rëndësishme që ne të jemi të gjithë së bashku të bashkuarsepse të bashkuar jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për njëEuropë më të forte.
Faleminderit shumë!