Burojë, Kosovë, Kryeministri Edi Rama viziton shtëpinë e prindërve të Presidentit Hashim Thaçi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Burojë, Kosovë, Kryeministri Edi Rama viziton shtëpinë e prindërve të Presidentit Hashim Thaçi

Një vizitë e ngrohtë e miqësore ishte ajo në shtëpinë e prindërve të Presidentit Hashim Thaçi, në fshatin Burojë të Kosovës, ku kryeministri Rama u ndal së bashku me disa prej ministrave të delegacionit.

Kryeministri Rama u prit nga prindërit, bashkëshortja, djali dhe familjarë të tjerë të zotit Hashim Thaçit me të cilët bisedoi mbi vizitën dhe takimin në Hagë me Presidentin Thaçi.

“Isha te Hashimi e vizitova. Mu duk mirë, shumë mirë. Ai nuk është nga ata që e tregojnë, por shumë mirë mu duk. Jeni të fortë ju, të ka ngjarë ty më duket.”, iu drejtua kryeministri babait të zotit Thaçi.

Më pas, Kryeministri Rama dhe familjarë të Zotit Thaçi shkëmbyen disa dhurata simbolike, në shenjë nderimi dhe respekti të ndërsjellë mes tyre.

Previous Gjakovë, Kryeministri Rama takohet me sipërmarës të Kosovës në mjediset e kompanisë “Devolli Group

Leave Your Comment