Çelet Zyra e Rekrutimit në Elbasan, Peleshi: Do t’ i japim dinjitet punës së FA - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Çelet Zyra e Rekrutimit në Elbasan, Peleshi: Do t’ i japim dinjitet punës së FA

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë sot, në përurimin e Zyrës së Rekrutimit në Elbasan si dhe në Ditën e Hapur të organizuar nga FA me këtë rast. Në fjalën e tij, ministri Peleshi falënderoi Ambasadën e SHBA dhe Zyrën e Bashkëpunimit për mbështetjen që ka dhënë në hapjen e këtyre zyrave.

Sipas z. Peleshi, deri më tani këto zyra kanë qenë në vende aspak atraktive, por tashmë ato po hapen në qendrat kryesore të qarqeve të vendit, si një mënyrë për t’i dhënë dinjitetin e merituar punës së FA.

Ministri i Mbrojtjes evidentoi faktin se tanimë ushtarakët marrin edhe një pagë dinjitoze, e cila do të rritet edhe më shumë në buxhetin e vitit 2024. “Sot një ushatrak që rekrutohet, paguhet rreth 650 euro. Është pagë dinjitoze që do të rritet sërish. Kjo parashikohet në buxhetin e vitit 2024, që po diskutohet në Parlament”, – u shpreh ministri i Mbrojtjes, i cili sqaroi edhe paketën sociale që parashikohet të zbatohet në të ardhmen si një mbështetje për ushtarakët.

Do të ndërtojmë banesa për ushtarakët, që një i ri nga Elbasani, apo nga qytete të tjera që do të vijë me detyrë në Tiranë, të ketë shtëpi. Duam të ndërtojmë rreth 200 apartamente dhe do vazhdojmë më pas deri në plotësimin e nevojave të të gjithë ushtarakëve. Po kompletohet një paketë tjetër sociale, sipas të cilës çdo ushatrak që shërben në mënyrë patriotike të ketë edhe kushtet e nevojshme, përmend këtu hapjen e një laboratori mjekësor dhe një qendër dentare.” – u shpreh z. Peleshi.

Ministri vuri në dukje se janë 428 vende pune, të cilat janë mundësi për të rinjtë.

Po ashtu, sipas ministrit Peleshi zyrat e rekrutimit do të jenë qendra edhe për rezervistët, të cilët do të merren kryesisht me emergjencat civile, gjë që do të nisë zbatimin sapo të miratohet ligji.

Previous SHPALLJE VENDI VAKANT<br>5 (pesë) Zëdhënës Ministri, në Drejtorinë e Koordinimit të Ministrave dhe Agjencive , në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa II-1