Certifikohet me sukses nga NATO, Grup – Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në Forcën Tokësore.
Ekipi, ku ishin pjesë dy monitorues nga NATO, kreu vlerësimin sipas sistemit CREVAL, bazuar në dokumentin e NATO. Ky vlerësim u krye gjatë stërvitjes “Biza – 22” bazuar në 2 hapa: përgatitja dhe ekzekutimi.
Më vlerësimin CREVAL, Grup – Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë plotësoi kriteret e AFS vol. VII dhe kategorinë e gatishmërisë dhe është gati për t’u dislokuar në çdo mision të NATO-s në të ardhmen, duke u deklaruar “COMBAT READY“.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se me këtë arritje Grup – Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë konfirmohet si strukturë operacionale e gatshme për t’u përdorur nga NATO, në çdo kohë, denjësisht në krah të aleatëve.
Raporti final të vlerësimit CREVAL iu dorëzua zyrtarisht me një ceremoni zëvendëskomandantit të Forcës Tokësore dhe komandantit të Grup – Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë nga monitoruesi i lartë i NATO-s.
Mbi 1000 trupa dhe mbi 200 mjete ishin pjesë e stërvitjes më të madhe të Forcave të Armatosura, të koduar “Biza – 22”, në të cilën u aplikuan manualet më të mira në përdorim nga NATO.