Debati i hapur në KS, Ministrja Xhaçka: Konfliktet, shkaku kryesor i pasigurisë ushqimore, të veprojmë për ndalimin e tyre - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Debati i hapur në KS, Ministrja Xhaçka: Konfliktet, shkaku kryesor i pasigurisë ushqimore, të veprojmë për ndalimin e tyre

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në debatin e hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB, mbi “Konfliktin e Sigurisë Ushqimore dhe Urinë”.

Ministrja Xhaçka u shpreh se konflikti mbetet shtytësi kryesor që çon drejt pasigurisë ushqimore, teksa nënvizoi se agresioni rus ndaj Ukrainës po e përkeqëson më tej këtë situatë.

“Ndërprerja e madhe e prodhimit, tregtisë dhe rritja e çmimeve globale të karburantit, ushqimit dhe energjisë si pasojë e luftës, po përkeqësojnë pabarazitë ekzistuese në rajonet e prekura, duke rrezikuar sigurinë ushqimore, përkeqësuar krizat ekzistuese humanitare dhe duke shtyrë më shumë njerëz në varfëri”, tha ministrja Xhaçka në fjalën e saj.

Sipas kryediplomates shqiptare, trajtimi i pasigurisë ushqimore në mbarë botën kërkon veprim urgjent dhe të koordinuar shumëpalësh, teksa theksoi se rezoluta e KS e cila bën thirrje për veprim shërben shumë mirë në këtë drejtim.
 
“Ne duhet të adresojmë shkaqet e krizave që i bëjnë sistemet ushqimore të cënueshme dhe të rrisim qëndrueshmërinë. Duhet të ketë një reagim të koordinuar multi-sektorial, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i një konflikti të ardhshëm. Veprimet përmes sistemit të OKB-së dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, duhet të çojnë drejt investimeve në sisteme të qëndrueshme ushqimore dhe barazi gjinore. Gjithashtu, nevojitet raportim më i mirë dhe në kohë”, deklaroi ministrja Xhaçka.
 
Debati i hapur i cili u kryesua nga Sekretari i Shtetit Blinken, pasqyron rëndësinë e veçantë që SHBA-të i kushtojnë në vazhdimësi çështjes së sigurisë ushqimore, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë. Edhe vitin e kaluar, SHBA-të organizuan një debat të hapur mbi të njëjtën tematikë.

Previous Mjekë për Shqipërinë, Manastirliu: Shtohen 116 mjekë të rinj specialistë, faktor ndryshimi për çdo spital rajonal

Leave Your Comment