Në Këshillin e Ministrave sot miratuam disa vendime të cilat lidhet me fushat e përgjegjësisë së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Mbështetur në prioritetet e qeverisë shqiptare për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të turizmit në vendin tonë dhe bazuar në statistikat e vitit 2023, ku numri i turistëve ka shënuar një rritje të konsiderueshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Ministrin e Brendshme kanë propozuar shtrirja kohore dhe përsëritja e së njëjtës listë shtetesh përfituese për këtë sezon. Për këtë arsye sot vendosëm rinovimin e zgjatjes së afatit të hyrjes për qëllime turistike për shtetasit eArabisë Saudite, Bahrejnit, Katarit, Omanit dhe Tajlandës gjatë sezonit veror.
Po kështu, pas ndryshimeve në fushën e përgjegjësisë së MEPJ, ku cështjet e diasporës kanë kaluar edhe ligjërisht në këtë ministri është parë e nevojshme përfshirja e Agjencisë Kombëtare të Diaporës, në varësi të MEPJ.
Kalimi i çështjeve të diasporës në fushën e përgjegjësisë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka rritur nivelin e autoritetit shtetëror përgjegjës për marrëdhëniet me diasporën nga niveli i një ministri shteti, në nivel Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ky projektvendim ka si qëllim pikërisht krijimin e një strukture në varësi të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme si Agjencia Kombëtare e Diasporës, për të kryer ato funksione administrative që lidhen me çështjet e diasporës dhe që janë brenda fushës së përgjegjësisë së përgjithshme të MEPJ.
Krijimi i Agjencisë si një institucion varësie në Ministrinë që ka në fushën e saj të përgjegjësisë çështjet e diasporës, diktohet nga nevoja për kryerjen e disa funksioneve të cilat kërkojnë shkallë të lartë specializimi në menaxhim apo drejtim, dhe do të jetë mbështetje e këshillim për këtë ministri.