Denaj në Kuvend: Rriten investimet në bujqësi, 500 milionë lekë shtesë për ‘Zhvillimin Rural’ - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Denaj në Kuvend: Rriten investimet në bujqësi, 500 milionë lekë shtesë për ‘Zhvillimin Rural’

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi në Kuvend se përmes Aktit Normativ të qeverisë për ndryshimin e buxhetit për vitin 2024, sigurohet një mbështetje shtesë prej 500 milionë lekësh në programin “Zhvillimi rural” që do të krijojë iniciativë për rritjen e investimeve në sektorin e bujqësisë nëpërmjet Skemës Kombëtare për Investime.

Denaj theksoi, se kjo është një mundësi për të gjithë fermerët dhe blegtorët shqiptarë, të cilët me skemën e re të mbështetjes/grand për investime, do të realizojnë rritjen e prodhimit, agropërpunimit si edhe rritjen e eksporteve. Ndërkaq, sipas Ministres përgjatë 7 muajve janar-korrik, eksportet janë rritur me 22% drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ministrja informoi edhe për projektvendimin që po përgatitet për aprovim në mbledhjen e rradhës së Qeverisë, të shtohen grupmasat e investimeve në fermë.

Një komponent shumë i rëndësishëm, që ndikon drejtpërdrejt, shkon për programin buxhetor “Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit” ku përfitohen shtesë 70 milionë lekë, me qëllim realizimin në një përqindje më të lartë të Planeve Kombëtare të Monitorimit të Mbetjeve dhe Planit të Monitorimit dhe Mbrojtjes së Shëndetit të Bimëve.

-Fjala e plotë e Ministres Denaj në Kuvend

Të nderuar kolegë deputetë,

Përpara se të parashtroj të gjitha ndryshimet që Akti Normativ parashikon për sektorin e bujqësisë dhe për të përdorur një fjalë që ju si parafolës përdorët shumë shpesh fjalën abuzim, dua të them që po ashtu abuzuese është edhe të flasësh pa dhënë të gjithë informacionin e plotë për statistika. Sollët këtu shifrat e importit, por nuk folët për shifrat e eksportit, të cilat në 7-mujor janë të rritura me 22% në vëndet e BE dhe duke ju referuar INSTAT-it, dua të theksoj që kemi pritshmëri pozitive për vitin 2024 për perimet me një rritje 4.4%, vec për serrat me 5.3%, luleshtrydhe me 29%, patatja me 7.2% fasule me 22,7% , bimët medicinale me 7.8% të cilat janë një motivim i padiskutueshëm për të nxitur një nga komponentët kyc të Aktit Normativ, i cili vjen me një lajm shumë të mirë për fermerët dhe blegtorët, atë që është skema e investimeve në bujqësi. Janë 500 milion lekë shtesë në këtë Akt Normativ, që sot vjen për miratim në këtë parlament në programin zhvillim rural, që do të krijijë një insentiv për rritjen e investimeve në sektorin e bujqësisë nëpërmjet Skemës së Investimi në serra në të gjitha infrastukturat për sektorin e blegtorisë, në mekanikë bujqësore.
Unë do t’i listoj pak edhe më në detaje në vijim sepse jemi duke përgatitur pikërisht vendimin e Këshillit të Ministrave, që do të jetë javës tjetër në informacion për të gjithë fermerët dhe blegtorët në Shqipëri, por mbi të gjitha për të ndihmuar me një skemë grandi 50% të gjitha këto investime që janë të domosdoshme dhe nga se vijmë.

Vijmë nga një sipërfaqe të mbjella në serra me 1000 hektarë para 5 vitesh, sot në 2200 hektarë, pikërisht nga kjo nxitje e vazhdueshme e qeverisë shqiptare për të rritur mbështetjen në këtë sektor kaq të rëndësishëm për ato shifra që përmënda pak më parë, ku ju si opozitë hezitoni gjithmonë ti përmëndni.

Në projekt vendimin që jemi duke përgatitur me Vendimin e Këshillit të Ministrave javës së ardhshme, dua të bëj me dije që të 5 sektorët, të cilët i përmënda shkurtimisht dhe dua të thellohem më shumë tani, si ndërtimi i serrave diellore shkojnë në shtimin e sipërfaqeve të reja dhe duke i bashkërenduar këtë këtu edhe Vendimin e Këshillit të Ministrave 283 që përpara 3 muajve morëm në Këshillin e Ministrave rrit sipërfaqen e prodhimit për të njëjtat investime me 20%, këto janë veprime konkrete të marra në ndihmë të fermerëve dhe blegtorëve.

Rrjetat për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në pemë frutore, agrume dhe vreshta, të cilat për 2-3 vitet e fundit kanë qënë një kërkesë e vazhdueshme e shumë fermerëve, të cilët kanë qënë të ekspozuar nga breshëri dhe kanë pasur dëme në këtë drejtim dhe kjo skemë me grand 50%, i ndihmon në investime për të mbrojtur pikërisht produktet e tyre, ndërtimin e ambjenteve për mbarshtimin e kafshëve dhe stabilimente për mbarshtimin e shpendëve me kushtet, të cilat sot janë të gjitha të njohura dhe në kushte që i përafrohen standarteve te BE, mekanikë bujqësore kryesisht në blerjen e traktrëve, makinerive dhe pajisjeve për mekanizim dhe modernizim i proceseve të punës që ndihmon në rendiment, por njëkohësisht dhe në uljen e kostos që është absolutisht dicka e nevojshme për momentin që po flasim dhe sëfundmi mbështetje për akuakulturën detare, për koshat e rritjes së peshkut dhe rrjetat.

Për të gjitha këto masa dhe një herë e theksoj, do të jetë një procedurë e mirë përcaktuar, ku AZHBR do ta nxjerrë për publikim në 2 javët në vijim. Jemi të lumtur që brënda muajt, në fillimin e muajt tjetër, ne të marrim aplikimet e para dhe e gjithë kjo procedurë do të jetë online dhe do të jetë nëpërmjet portalit dhe e monitoruar nga të gjithë institucionet përkatëse.

Një komponent tjetër shumë i rëndësishëm, që është i domosdoshëm për t’u adresuar dhe që Akti Normativ e respekton në mënyrë të domosdoshme me shtesa, është ajo që lidhet me sigurinë ushqimore, ku janë 70 milion lekë shtesa me qëllim realizimin ne nje % me te larte te Paneve Kombëtare të Monitorimit të Mbetjeve dhe Planit të Monitorimit dhe Mbrojtjes së Shëndetit të Bimëve.

Në këtë aspekt dua të theksoj që qeveria shqiptare për gjatë cdo viti në vitet e fundit ka rritur me 25% mbështetjen për të gjithë investimet në sektorin e sigurisë ushqimore, ato laboratorike në vecanti, duke ndihmuar ISUV në rradhë të parë, i cili ka 1631 analiza të akredituara nga Bashkimi Europian nga 6 në 2013 dhe nuk dua të lë mangët këtu edhe pa përmendur mbështetjen e Bankës Botërore, e cila me një fond prej 20 milion eurosh, është duke ndihmuar ngritjen e një rrjeti të sistemit laboratorik në pikat kufitare për të mos lejuar asnjë produkt që vjen nga jashtë, të mos analizohet dhe të certifikohet në vend.

Janë 400 milion lekë fonde, të cilat do të rialokohen nga fondet e lira për programin “Infrastruktura e Ujitjes dhe Kullimit”, e cila shkon e ndan në dy nënprograme, 200 milion lekë për objektet e bashkive dhe një shtesë me 200 milion lekë për objekte e Drejtorive të Ujitjes dhe Kullimit.

Vendimi që u aprovua ditën e djeshme në Këshillin e Ministrave, konkretizohet për një rishpërndarjen të plotë të një fondi total prej 600 milionë lekë në vitin 2024, i cili mundëson financime për 40 projektet të përmirësimit të do të “Infrastrukturës së Ujitje dhe Kullimit” dhe mbrojtjes nga përmbytja, ku vetëm dje janë shtuar 18 projekte të bashkive falë këtij Akti Normativ e do të vazhdojë më tej, por mendoj që janë dhe 3 zëra shumë të rëndësishëm, që e bëjnë të domosdoshëm, të nevojshëm këtë Akt Normativ.

Janë 10 mijë hektarë tokë bujqësore, do të përfitohen nga rehabilitimi cilësorë i kanaleve të ujitjes dhe sistemeve të kullimit nga këto investime që përmenda pak më lart.

Gjithashtu disa nga këto projektet, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë së digave dhe përmirësimin e mbrojtjes nga përmbytja te zonave urbane. Me realizimin e këtyre investimeve, aftësia ujitëse shkon në rreth 275 000 hektar, nga 360 000 hektarë që është sipërfaqja totale potencialisht e ujitshme.

Gjatë 3 vite të fundit invetimet për ujitje dhe kullim nëpërmjet fondeve qëndrore, jo vetëm atyre që alokuan për bashki, kap vlerën e 1.3 miliard lekëve dhe këto në një ndihmesë për të shpëtuar një rrjet prej 30 mije hektarësh. Kemi një objektiv shumë të qartë për vitin 2029. Të realizojmë 100% sistemin e ujitje-kullimit në të gjithë Shqipërinë e për këtë jemi duke punuar dhe për shtimin e sipërfaqeve ujitëse me rreth 20 000 hektarë nëpërmjet rehabilitimit dhe modernizimit të skemave ekzistuese të ujitjes në gravitet, vënies në funksion të skemave ujitëse me burim ujor stacionet e pompimit, garatimi i burimeve ujoreduke rikonstruktuar 626 diga për rritjen e sigurisë të tyre.

Objetivi i Qeverise Rama është garantimi i 100% të sipërfaqes së ujitur dhe këtë jeni duke e bërë, duke shtuar buxhete cdo vit, në mënyrë konsistente, por edhe duke rialokuar fonde aty ku është mëse e domosdoshme. Për sa i takon këtyre lajmeve apo diskutime të parafolësve dhe betejave se ulet buxheti, dua t’i theksoj, që të lexojnë pak më shumë se ku ulet buxheti. Në këtë Akt Normativ, buxheti për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, pakësohet në peshën më të madhe në investimet e huaja, të cilat janë të lidhura kryesisht me projekte të huaja, kryesisht Projekti Italian dhe projekti i promovimit zinxhirit të vlerave smart dhe elastik të klimës. Ne nuk mund ta lëmë që të vijojmë dhe të projektojmë një fond të njejtë deri në fund të vitit, kur ka nevoja të tjera dhe alokimi dhe shtesa u bënë shumë të qarta nga fjala ime.

Së fundmi, dy fjalë për rimbursimin e Skemës Kombëtare dhe këtë e bëj dhe për shumë fermerë dhe blegtorë që besoj janë në pritje të marrjes së këtij rimbursimi, ajo që lidhet me pjesën e subvencionit të drejpërdrejtë për të mos u ngatërruar me pjesën e Skemës së Investimeve që ne lancojmë në dy javët e ardhshme. Deri më sot janë paguar 34,287 fermerë ose 28% e Skemës, sepse është një process që vijon duke monitoruar të gjithë procedurat e aplikimeve të 71 000 fermerëve dhe është skema që ka pasur aplikimet më të mëdha në vitet e fundit.

Interesi i lartë i kësaj skeme dhe në vecanti i operatorëve të bashkuar, të cilët nuk bashkohen pronat, bashkohen vetëm interesi, në atë që është bashkim operatorësh dhe që për herë të parë në këtë skemë janë 321, tregojnë që në qoftë se bashkimi i 4 anëtarëve për 1 hekatrë apo 7 blegtorëve për krerët e tyre realizojnë 100% të masës, po bashkimi është i mundshëm dhe kjo Skemë e vërtetoi atë.

Shumë faleminderit.

Previous Ndryshimet në buxhetin e 2024, ministri Vengu: Mundësojnë realizimin e disa investimeve të rëndësishme në Mbrojtje