Dezinformim masiv/ Kur festimet në Bosnje paraqiten si protesta në Shqipëri
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale është shpërndarë me pretendimin se paraqet protesta në Shqipëri kundër projektit turistik të lidhur me familjen Trump në ishullin e Sazanit.
Verifikimi i fakteve tregon se ky pretendim është i rremë. Pamjet nuk janë filmuar në Shqipëri dhe nuk kanë lidhje me protestat kundër projektit të investimit të Jared Kushner në Sazan.
Sipas verifikimit të publikuar nga EFE Verifica, videoja paraqet festimet në Bosnje dhe Hercegovinë pas kualifikimit të kombëtares së futbollit për Kupën e Botës. Pamjet janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe janë ripublikuar me një përshkrim të rremë që i lidh ato me zhvillimet politike në Shqipëri.
Edhe pse në ditët e fundit janë zhvilluar protesta në Tiranë kundër projektit turistik të lidhur me familjen Trump, videoja në fjalë nuk dokumenton këto ngjarje. Raportime të ndryshme mediatike konfirmojnë se protesta të tilla kanë ndodhur në Shqipëri, por pamjet virale janë nga Bosnja dhe jo nga Tirana.
