Durrësi, së shpejti me një investim madhor për rininë, një pol sportiv i nivelit ndërkombëtar - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Durrësi, së shpejti me një investim madhor për rininë, një pol sportiv i nivelit ndërkombëtar

Durrësi po vijon të transformohet nga dita në ditë, falë zhvillimit të projekteve madhore me impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Së shpejti, Durrësi, do të jetë vendi, ku do të vendoset një nga akademitë më me famë të futbollit në botë, që do të shndërrohet në një derë të hapur për talentet nga krejt rajoni që do të përgatiten për arenat e mëdha ndërkombëtare të sportit më popullor në botë.

Kryeministri Rama u njoh sot nga afër me detaje të projektit dhe terrenin që është menduar të vihet në dispozicion për zhvillimin e tij.  “Këtu jemi te zona e universitetit. Objektet janë këto këtu. Opsioni që kemi parë si mundësi për të zhvilluar terrene sportive, është kjo zona këtu që ka një sipërfaqe rreth 220 mijë metra katrorë. Normalisht në gjithë bashkinë e Durrësit kemi projektuar 9 terrene sportive, pra edhe për njësitë Ishëm, Manzë, Sukth, Rrazhbull, Katund i Ri edhe ato i kemi futur në plan për t’i lëvruar dhe t’i bëjmë projektet në mënyrë që edhe në këto zona të kemi mundësi të kemi nga një terren sportiv për të rinjtë.” – u shpreh Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako.

Kryeministri Rama tha se së shpejti Durrësi do të ketë një pol tjetër shumë të rëndësishëm, një shkollë futbolli për fëmijët dhe në akademi futbolli për talentet që do të rriten këtu e pastaj do të integrohen sipas asaj që ofrojnë në rrjetin e futbollit ndërkombëtar.

“Arsyeja pse jemi këtu me Anin dhe me Borën është sepse po finalizojmë dy opsionet për akademinë e futbollit që do të sjellim në Durrës. Akademinë e një klubi të madh, me famë në botë, emrin e të cilit për momentin nuk e themi që mos marrim mësysh dhe ky do të jetë një realitet i shpejtë. Durrësi do të ketë dhe një pol tjetër shumë të rëndësishëm, një shkollë futbolli për fëmijët dhe në akademi futbolli për talentet që do të rriten këtu e pastaj do të integrohen sipas asaj që ofrojnë në rrjetin e futbollit ndërkombëtar.

Duam shumë që me platformën e re që kemi krijuar të sportit për fëmijët, të kemi sa më shumë rrugë të hapura për ata që janë të talentuar në sport dhe që duan të vazhdojnë të  merren seriozisht me sport, prandaj duhet edhe kjo akademi. Ata do e zgjidhin vetë midis dy opsioneve, por ky do jetë opsioni A, ai opsioni B dhe zgjedhjen do e bëjnë ata.” – u shpreh Kryeministri Rama.

Previous Durrës, me sipërmarrës të suksesshëm të sektorit privat për pagat e punonjësve, si një prioritet kombëtar i përbashkët