“Ekonomia Blu”, Italia akordon 25 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës së peshkimit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

“Ekonomia Blu”, Italia akordon 25 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës së peshkimit

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit projektvendimin që synon zhvillimin e “Ekonomisë Blu”.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në komunikimin publik pas mbledhjes së qeverisë, tha se, “qeveria shqiptare është në një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë italiane, që do të mundësojë një financim prej 25 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës së peshkimit në vendin tonë”.

Sipas Denajt, përmes këtij financimi “do të investojmë jo vetëm në përmirësimin e kushteve për peshkimin artizanal, por edhe në ngritjen e markatave të reja për produktet peshkore”.

Ajo shprehu bindjen për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvend, brenda këtij viti me qëllim zbatimin e investimeve të rëndësishme në sektorin e peshkimit.

Previous Denaj: Standarde të BE në rregullimin e prodhimit organik bujqësor