Fermerë të suksesshëm dhe investime të reja falë mbështetjes së qeverisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fermerë të suksesshëm dhe investime të reja falë mbështetjes së qeverisë

Fermerët, përfitues të skemave mbështetëse, përmes AZHBR po vënë në jetë investimet e tyre, kryesisht për ngritjen e mjediseve të reja të punës dhe përmirësimin e teknologjisë, me qëllim rritjen e cilësisë.

Iliri dhe Orbelini janë dy vëllezër përmetarë, të cilët drejtojnë një prej sipërmarrjeve të njohura me aktivitet kultivimin, grumbullimin dhe shitjen e bimëve medicinale dhe erëzave, në zonën rurale të Farkës në Tiranë.  Falë mbështetjes nga qeveria përmes AZHBR, ata kanë ngritur një pikë moderne të grumbullimit, përpunimit dhe tregtimit të bimëve aromatike mjekësore, duke përfshirë fermerë nga i gjithë vendi.

Për të parë investimin e tyre të ri ishte sot në pikën e grumbullimit kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, e cila teksa shpjegoi mënyrën se si ata kanë hyrë në treg, tha se sipërmarrësit e rinj janë fokusuar në tregun e brendshëm. “Orbelini dhe Iliri, dy të rinj përmetarë, të cilët nisën në 2014 një ide të çmendur pas një studimi 1 vjeçar për të prodhuar bimë mjekësore aromatike të zonës ku ata ishin familjare, dhe t’i sillnin në mënyrë të paketuar si një produkt final për konsumatorin shqiptar. Ndërkohë që, para së gjithave, fabrikat e bimëve mjekësore aromatike fokusohen drejt  tregjeve ndërkombëtare ndërkohë djemtë tanë u fokusuan në tregun e brendshëm. Grumbullojnë produkte nga rreth 50 fermerë rreth 50 ton bimë mjekësore të ndryshme të cilat i përpunojnë dhe i sheshin në tregun e brendshëm në 1500 klientë. Djemtë janë mbështetur me ngritjen e kësaj qendre grumbullimi, e cila është ndërtuar nga zero.” – u shpreh Ministrja Krifca, ndrësa theksoi ndër të tjera se deri në fund të gushtit të këtij viti, ka rreth 20% eksporte të rritura dhe në sasi dhe në vlerë.

“Ata janë përfitues të programit IPARD II, pjesës e masës 7, masë e diversifikimit të fermës. Ajo çka ne kemi bërë në programin IPARD III është që t’i japim mundësi subjekteve që duan të përpunojnë, pasi përpunimi nuk ishte pjesë e investimeve të mbuluara nga programi IPARD II, do mund të aplikojmë një pjesë investimi në programin IPARD III gjithashtu mund të aplikojnë dhe fermerët që mund të mbjellin fermerët që mbjellin bimë medicinale. Deri në fund të gushtit të këtij viti, jemi rreth 20% eksporte të rritura dhe në sasi dhe në vlerë.” – u shpreh ajo.

Ndërkohë që njëri prej sipërmarrësve tregon se interesi për produktet e tyre është shtuar së tepërmi: “90% të produktit e marrim nga fermerët dhe nga disa fabrika të standardizuara që punojnë për Europë dhe Amerikë dhe prodhojnë produkt të gatshëm. Ka shumë interes në treg. Ne kemi 30-40% rritje çdo vit që nga koha kur kemi filluar këtë punë. Kemi pasur shumë kërkesa për në eksport, por nuk donin të merrnim vendime e të paraqiteshim tek ata sepse donim të kishim një imazh më të fuqishëm, të ishim më të sigurt për atë që bëjmë. E dimë që ky investim ka nevojë akoma për zgjerim. Këto 10 vite që ne jemi në treg, ka ndryshuar shumë bujqësia, jo vetëm në sasi, por edhe në cilësi” –u shpreh ai.

Previous Manastirliu në Spitalin e Elbasanit: Fuqizohet rrjeti i pajisjeve të reja radiologjike në 18 spitale e poliklinika

Leave Your Comment