Fier, Parku Fotovoltaik “Blue 1”, një tjetër park me energji diellore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fier, Parku Fotovoltaik “Blue 1”, një tjetër park me energji diellore

Parku Fotovoltaik “Blue 1”, në Fier, një tjetër park me energji diellore, po jetësohet në terren, në vijim të politikave të ndërmarra nga qeveria për diversifikimin e burimeve të rinovueshme.

Kapaciteti i instaluar i këtij impianti është 50 MW, investim vendas me vlerë 43 milionë euro, i cili do pasohet nga projekti “Blue 2” dhe që hap pas hapi, jo vetëm do të plotësojë nevojat për energji për 30 mijë familje të zonës, por do të kontribuojë në planin strategjik të kthimit të Shqipërisë në një vend eksportues neto të energjisë elektrike.

Në kantierin e “Blue 1” ishte sot kryeministri Edi Rama, së bashku me Zv/ Kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, për t’u njohur nga afër me detaje të projektit dhe ecurinë e deritanishme të punimeve për zbatimin e tij.

“Këtu ndodhemi në parkun Blue 1. Ky është parku i parë privat fotovoltaik, i cili ka nisur  tashmë nga puna. Para pak ditësh ka nisur dhe vendosja e paneleve, pasi parku prej 50 megavoltësh është i shtrirë në të gjithë zonën këtu.

Ka një vazhdimësi ky projekt pasi parashikohet ndërtimi i parkut “Blue 2”, i cili  është i parashikuar për 50 megavat, por gjatë bisedës që po bënim tani para se të vinit ju ka një plan për ta shtuar dhe për ta çuar deri në 200 megavat, duke qenë se kërkesa në tregun energjetik tashmë për blerjet është i rëndësishëm dhe vetë investitorët këtu kanë nisur kontratat e para, të cilat janë të lidhura me firma të rëndësishme të tregut ndërkombëtar, por nga ana tjetër edhe me kompani prodhuese. Kështu që është ai problemi që kemi folur gjithmonë, që ata blinin me çmime të larta në treg dhe ndonjëherë nuk gjenin dhe sasi, kështu që duke u lidhur me prodhuesit e energjisë elektrike nga parqet fotovoltaike brenda në vend do kenë mundësi që t’i kenë sasitë e garantuara dhe të kenë dhe çmimin e duhur.” – u shpreh Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, teksa shtoi në vijim se “Në fund të muajit qershor, edhe një herë Ministria e Infrastrukturës  dhe Energjisë, tashmë me një format tjetër do të hapë një ankand të ri për parqe fotovoltaike që tashmë do jetë ankandi hibrid, pra ku shteti nuk e ofron më tokën, por ama ofron mundësinë e blerjes në një ankand të hapur me synim çmimin më të ulët.

Gjithashtu në muajin qershor ne do kemi përfundimin e ankandit të parë eolit, pra të energjisë së prodhuar nga era, në të cilën morën pjesë 16 kompani ndërkombëtare, prej të cilave në fazën e fundit tani kemi 4 dhe fituesi do të definohet nga një grup i përbashkët i krijuar nga BERZH dhe nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë  dhe shpresoj që në mes të qershorit ta kemi edhe ankandin e parë të suksesshëm eolik. Duhet thënë që sekretariati i energjisë në raportin e 2022 ka cilësuar Shqipërinë si vendi me progresin më të madh rajonal përsa i përket ankandeve të energjisë së rinovueshme dhe realizimit të tyre duke e vendosur kështu Shqipërinë në një standard tjetër dhe duke e kthyer ne një shembull për vendet e tjera të rajonit.” – u shpreh Ministrja Balluku.

Ndër të tjera Ministrja Balluku bëri të ditur disa ndryshime të ndërmarra në kuadrin ligjor lidhur me tokat bujqësore në të cilat mund të ndërtohen panele fotovoltaike të kësaj natyre. “Me vendimin e ri që kemi marrë, kemi bërë disa ndryshime thelbësore që vijnë si pasojë e eksperiencës që kemi krijuar të gjithë së bashku në këtë fushë. Para së gjithash, të gjitha aplikimet në të ardhmen duhet të kenë të konsoliduar pronësinë e tokës, të marrë me qera apo një pronësi që duhet t’i përgjigjet kritereve bujqësore. Po bëjmë dhe disa ndërhyrje në ligjin për tokat bujqësore duke definuar një herë e mirë se në cilat toka mund të ndërtohen panele fotovoltaike të kësaj natyre. Ose më pas duke i nxitur investitorët në ngritjen e parqeve agro-fotovoltaike ku prodhohet energji, por në tokë vazhdojnë mbillen kulturat që pranojnë këtë lloj instrumenti.” – detajoi ajo.

Lidhur me këtë aspekt, Kryeministri Rama u shpreh se “Kjo është shumë e rëndësishme sepse ka një fluks të madh kërkesash dhe nga brenda dhe nga jashtë, por janë disa gjëra që duhen pasur parasysh dhe disa nuk i kanë parasysh; ne nuk mundet në asnjë mënyrë që të lëshojmë terrene prodhuese bujqësore për të vendosur panele. Këtë mund ta bëjmë sipas disa kushteve të caktuara vetëm për agro-solare, pra për të pasur tokën që vazhdon prodhon dhe ndërkohë prodhon dhe energji, që do të ishte vlerë e shtuar dhe do ta bëjmë vetëm në ato raste ku sipas përcaktimeve të saktave që po bëhen tani, niveli i pjellorisë, prodhueshmërisë të tokës të jetë nën atë të dëshiruarin për prodhimin intensiv bujqësor.

Megjithatë, unë shoh shumë lëvizje në këtë drejtim dhe pavarësisht se jo të gjithë këto ëndrra do bëhen realitet për arsyet që thashë, por dhe për arsye të tjera sepse arsyeja e tretë që është dhe më e forta në fund është se do duhet tregu, nuk është domosdoshmërish e lidhur kjo me tregun, pra do duhet të garantohet tregu dhe sidoqoftë volumi i investimeve që janë potenciale është gjigand, ashtu sikundër edhe plani për të pavarësuar plotësisht Shqipërinë nga pikëpamja e energjetike për ta bërë eksportuese neto është gjithmonë e më realist duke marrë parasysh këto dhe jo vetëm këto, por dhe investime të tjera që po shkojnë paralelisht, duke filluar nga Skavica që është në proces, duke vazhduar me këto të erës plus edhe komponentët e tjerë rreth tyre me gazin e lëngshëm që futet në lojë, me projektin e parë të gazifikimit që jemi duke e hartuar së bashku me partnerët tanë të Azerbajxhanit. Nëse ai projekt do ecë mirë, pastaj ajo do të shtrihet.”

Kryeministri Rama u ndal ndër të tjera edhe tek nevoja për të forcuar gjithë sistemin e shpërndarjes së energjisë në prag të pikut të verës.

“Aktualisht po punojmë në rajonin e Korçës dhe me gjasë do jemi në gjendje të hapim dhe rrugën për rafinerinë që do të na çlirojë përfundimisht nga historitë e imponimeve të tregut dhe do të na japë mundësinë që të kemi një treg shumë më të lehtësuar nga këto pesha dhe njëkohësisht të kemi ne, një komponent të drejtpërdrejtë vendimmarrje në çmim. E ardhmja është e mirë.

Ne do kishim bërë shumë më tepër investime, por u përballëm me domosdoshmërinë për të mos lejuar rritjen e çmimit se tani njerëzit u mësuan me këtë dhe duket sikur nuk ekziston, por ndërkohë çdo ditë paguhen fonde që përndryshe do shkonin për investime apo mirëmbajtje për të kompensuar çmimin. Tani po i afrohemi përsëri një momenti të rrezikshëm, që është piku i verës ku shpërthejnë gjithë tubat dhe gjithë ventilatorët e mundshëm për të freskuar ambientet dhe ku konsumi shkon prapë shumë lart. Prandaj, do duhet të rifillojmë prapë pak nga pak një tjetër fushatë për kursimin sepse është e njëjta gjë si në dimër si në verë, kemi momente konsumi të madh aq më tepër me turizmin që po rritet, me konsumin që po rritet në vijën bregdetare sidomos, por këto janë halle të mirëseardhura në raport me hallet që kemi pasur përpara”. – u shpreh Kryeministri.

Previous Nënshkruhet Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë