Fjala e Kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme parlamentare - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme parlamentare

Komunizmi ka bërë shumë të këqija, por një nga të këqijat më të mëdha e ka bërë pas vdekjes, duke pjellë komunistët antikomunistë dhe jo më kot Václav Havel thotë “më i ziu i komunistëve është komunisti antikomunist”.

Dhe duke dëgjuar disa parafolës që flisnin sikur sapo kishin dalë nga ndonjë kamp internimi mu kujtua At Zef Pëllumbi, i cili më pat thënë një herë ‘Padre, tha, don me dit kush ka bashkëpunu më shumë me ta. Dëgjo se kush ulëret më shumë kundër tyre”. Dhe kjo është tmerrësisht e vërtetë, mjafton të marrësh ulëritësin ‘Number one” që këtu mungon, sepse nuk do që të hapen këto dosjet e mbrojtura nga SHIK dhe të kujtosh sesa shumë ka folur me ulërima kundër komunizmit, duke pasur 8 vjet rresht mundësinë për të hapur dosjet dhe nuk e bëri. Dhe ai lustracioni nuk është asnjë gjë tjetër përveçse një truk për të mos i hapur kurrë dosjet sepse ai lustracioni është një akt barbarie anti kushtetuese dhe anti europiane që është rrëzuar kohë përpara sesa ta tentonte pjella antikomuniste e komunizmit, domethënë Partia e lavdishme Demokratike nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut.

Ai lustracioni është njësoj si klithmat për të mbrojtur Kosovën shoqëruar me thikën mu në Këshillin e Europës dorë për dore me delegacionin rus për të votuar atë rezolutën e tmerrshme të trafikimit të organeve.

Ai lustracioni është fiks si kjo pamja sot këtu në sallë. Ku janë ata në emër të të cilëve flet me sofizmin e lavdërueshëm që e karakterizon Oerdin që të bardhën e bën të zezë, të zezën e bën të bardhë dhe i fut në mes disa norma dhe parime të një avokati të spikatur, patjetër, por që pasi ia mëson sesi funksionon mekanizmi, thjeshtë ke parasysh që ky flet në emër të atyre që mungojnë.

Ku e ke non gratën, pse nuk vjen këtu ai ta votojë këtë heqjen e nenit nr 4 dhe t’i hapë rrugë hapjes së dosjeve, të cilat janë dosje personash me rëndësi që nuk hapen dot sepse siç thotë edhe Autoriteti i dosjeve të cilin nuk  e krijoi Partia Demokratike, por e krijoi Partia Socialiste se kjo është ironia e At Zef Pëllumbit, ju që ulërini më shumë, i mbajtët mbyllur dosjet. Ne që pësonim rrugëllimin  e ulërimave të tuaja i hapëm dosjet dhe çfarë nuk dëgjon njeriu i shkretë. Dosjet janë hapur. Janë hapur që në 2015-ën. Janë vetëm një kategori dosjesh të pahapura që janë dosje figurash të rëndësishme të shtetit, e thotë Autoriteti, të pajisur me certifikatën e pastërtisë së figurës që në fakt rezultoi në dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit dhe kërkon një adresim dhe reagim të menjëhershëm. Për këtë kemi ardhur këtu ne, ne nuk kemi ardhur të hapim dosjet këtu. Dosjet janë hapur që në 2015. Ta shpjegoj unë për çfarë se ti e di shumë mirë për çfarë.

Shtetasi IM me të cilin jeni futur bashkë në “rubla çorba” dëshiron ta dish ti kush është? Se mbase nuk është ai, por mbase dhe është ai apo jo? Ah të shkojmë në Gjykatë të lartë? Po pse të shkojmë në Gjykatë të Lartë kur fare mirë heqim këtë nenin dhe çlirohemi të gjithë dhe Partinë e Lirisë e shohim të gjithë me lehtësim shpirtërash nëse shtetasi IM nuk është ai për të cilin gojëve të liga dhe mendjeve të mbrapshta iu shkon mendja. Pse mos ta hapim, si thua ti për shembull, si thua?

Ndërkohë ka që në 2015-ën që të gjithë pa përjashtim të gjithë viktimat e persekutimit komunist kanë të drejtën të shkojnë të bëjnë kërkesën dhe të marrin dosjen e tyre, por dhe aty ka një kufizim që e heqim sot me propozim të bërë, jo nga ne për të deklasifikuar të ashtuquajtura sekrete shtetërore të kohës së komunizmit

Kështu që pse nuk vjen këtu Partia e Liries dhe Liria e partisë që të votojë? Pse? Për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse është pikërisht ajo partia, bashkë me atë parti që nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve, që nuk e kanë dashur kurrë hedhjen dritë mbi të gjitha hijet sepse kanë dashur që hijet të vazhdojnë të vijnë vërdallë dhe sa më shumë hijet vazhdojnë të vijnë vërdallë, aq më shumë mund të ulërihet kundër hijeve madje madje mund të arrihet deri në pikën që hijet t’i kesh me vete dhe të ulërish kundër tyre. Dhe kështu falë komunizmit, lulëzon prej 30 vitesh një shkollë oratorie që patëm rastin edhe sot ta shohim. Dalin këtu njerëz që s’kanë lidhje edhe flasin sikur u ka rënë mbi kokë gjithë persekutimi komunist, në vitin 2022. Këtë seancë me këto fjalime, e dini ju se kush do ta shijonte më shumë nga të gjithë? Sekretari i parë i partisë së sekretarit tjetër që mori partinë tjetër dhe që sot është non grata. Ai do ta shijonte më shumë nga të gjithë dhe do thoshte ‘Nipce, mbesa akoma me punët e mia merreni’. Komunizmi ka vdekur. Po ju lajmëroj që ta keni të qartë, ka vdekur, ka shumë kohë që ka vdekur. Por ajo që vazhdon jeton është pjella e ligë e komunistit antikomunist, si frymë edhe si qasje që torollis gjithë dynjanë: jo po lustracioni, jo po viktimat, jo po xhelatët, jo po xhahilët, jo po barbarët, ndërkohë që këtu është shumë e thjeshtë. Hiqet një pengesë dhe të gjithë këtyre personaliteteve shtetërore – siç i quajnë, figura të rëndësishme të shtetit thotë Autoriteti – ju hapen dosjet të cilat janë mbajtur mbyllur me një certifikatë pastërtie, në kohën e SHIK-ut. Dhe SHIK-u, e dini shumë mirë se për cilin SHIK flas, i ka ndarë punët. I ka mbuluar ata që i duheshin për të krijuar gjithë këtë vorbull që ne e vazhdojmë sot akoma torolisemi u hapën, s’u hapën, u bënë, s’u bënë, prandaj është shumë e thjeshtë.

Ne këtu që të kujtojmë pse kemi ardhur këtu. Ne këtu në këtë proces na solli shtetasi I.M.. Doli një I.M., u mbush dynjaja me fjalë, u pa që nuk merrej dot vesh kush është ky I.M., a është I.M.-ja që u shkon mendja atyre që u shkon mendja për keq, apo është ndonjë I.M. tjetër dhe shumë thjeshtë u zbulua, apo u kuptua, apo u mor vesh, apo u kujtua që ka një pengesë për shtetasin I.M..

Të hapët gjithë kjo kategori dosjesh edhe të lehtësohen të gjithë edhe ku ta gjejmë që të marrim një përgjigje lehtësuese dhe jo akoma më rënduese dhe largqoftë të mësojmë që shtetasin I.M. e paskemi pas 30 vjet jo vërdalle, po 30 vjet mere e ngjite ku ka pas vend në gjithë piramidën shtetërore dhe ule aty.

Vëre sekretar shteti, ulu; ministër, ulu; zëvendës kryeministër, ulu; kryetar kuvendi, ulu. Ka mbetur ndonjë vend tjetër? President? Shko! Largqoftë të jetë ai! Kështu që shumë e thjeshtë dhe kot e komplikojmë dhe kjo është një tjetër arsye për ta parë shumë qartë se kush është kush në këtë teatër të madh sepse e para, non-grata bashkë me ata, bashkë me krahun radikal anti-juridik, se ti je krahu juridik, Oerd, krahu radikal anti-juridik nuk është këtu në sallë. Të gjithë kanë marrë arratinë se sa dëgjojnë fjalën ‘’hapje dosjesh’’ nuk e kanë të mundur ta përballojnë fare, fare. Dhe kanë arsye, kanë shumë arsye. Dhe e dyta, si mund t’i thuhet shqiptarëve, luftojmë për dinjitet, kur vetë i shmangesh një ballafaqimi shumë të thjeshtë me të vërtetën cilado qoftë ajo. Një njeri dinjitoz dhe një luftëtar për dinjitet dhe një kreshnik që i thotë gjithë shqiptarëve ‘’bashkohuni me mua për dinjitet’’, minimum nëse ka respekt për fjalën ‘’dinjitet’’ thotë , menjëherë ta marrim vesh, se ky që unë kam në krah, është me dinjitet apo pa dinjitet.

Jo, me vrap. Rrezik është me shtetasin I.M. tani nëqoftëse është ai që thonë gojët e liga. Unë shpresoj që jo. Ndërsa kjo pastaj e sekreteve shtetërore është një çmenduri tjetër, kështu që edhe kjo merr fund tani, s’ka sekrete shtetërore të asaj kohe. Do ta marrësh, do ta hapësh, merre, hape, shihe, lexoje, s’ka asnjë problem, aq më mirë akoma që vihet edhe një kufizim me ligj për titujt, dekoratat, deklarata mirënjohjeje, certifikata sepse kanë ndodhur gjëra të pahijshme edhe të panevojshme për të cilat personalisht edhe unë kam marrë kot kosto. Se ç’lidhje kam unë që të bëhet X, Y, qytetar nderi befas në një zonë apo një tjetër, por ja që tek ne ka rënë me të drejtë. Kështu që vihet edhe kjo. Edhe kryetarët e bashkive, edhe këshilltarët, edhe prefektët e të gjithë ata që marrin përsipër të japin tituj e dekorata, të përmbahen e të shikojnë. Edhe emrat e institucioneve, shkollave etj, aq më mirë.

Ça ka këtu tani për të mos votuar? Ka vetëm një gjë. Është e njëjta gjë që ka qenë 32 vjet. Është e njëjta gjë që e kam dëgjuar me veshët e mi tek tribuna e stadiumit në 15 janar kur unë flisja dhe ‘’non grata i ardhshëm’’ thoshte: “thuaj të mbyllen dosjet”. Për mua ishte abstrakte fare në atë kohë. Kështu që sa më shumë ulërini për kundër komunizmit, aq më shumë jeni të përzierë me komunizmin, ose të përzierë me pjellat e tij anti komuniste.

Ti, Oerd nuk ke lidhje me komunizmin, po ti ke një lidhje fatkeqe me një pjellë të komunizmit që është një komunist, anti-komunist dhe prandaj ti ulëret më shumë se ç’duhet të ulërisje sikur atë lidhje fatkeqe të mos e kishe. Kështu mendoj unë, po me këtë rast, mos ik të paktën pa e votuar këtë. Mos ik pa e votuar, se po ike pa e votuar , pastaj i bie që nuk ke më as ti asnjë lloj dinjiteti në raport me veten dhe të gjithë dinjitetin ia ke dorëzuar komunistit antikomunist!

Previous Trazirat në Iran, Ministrja Xhaçka: Shqipëria mbështet çdo nismë që synon t’i japë fund shkeljeve kriminale të të drejtave të grave