Fjala e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave

 

Përpara se të ndaj edhe unë me ju lajmin fantastik të rritjes së pagave për sistemin e shëndetësisë për të gjithë mjekët dhe infermierët, një lajm i shumëpëritur ky dhe një premtim gjithashtu i mbajtur, nuk mund të lë pa risjellë në vëmendje reagimin për trazimin që solli situata e djeshme dhe ngjarja e djeshme në Spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Treza”. Dua ta theksoj edhe një herë të qartë për publikun që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit publik, interesit të çdo qytetari dhe kujtdo që i shkon mëndja për të kryer veprime të tilla të turpshme të cilat nuk i përkasin figurës së mjekut dhe të infermierit. Ne kemi nisur një hetim administrativ krahas hetimit që ka filluar prokuroria të cilën do më duhet ta inkurajoj, t’i shkojë deri në fund të gjithë procesit të hetimit dhe të ndëshkojë në mënyrë shembullore të gjithë ata që kanë kryer procedurat të cilat cenojnë figurën e mjekut dhe të infermierit dhe procedura të cilat i ndëshkojnë penalisht. Ndërkohë nga ana tjetër dua të theksoj që procedimi dhe hetimi administrativ  që ne kemi nisur së bashku me strukturat e brendshme të auditit dhe të Antikorrupsionit, do të jetë një hetim i cili padiskutim do të trajtojë në shumë  aspekte çështjet e organizimit dhe të punës në këtë shërbim. Sigurisht që është e papranueshme, e patolerueshme që mjeku figura më e lartë që duhet t’i shërbejë njerëzve me përkushtim çdo ditë të mund të trajtojë jetën njerëzore si një mall në tregun e shumicës, dhe pikërisht për këtë fakt ne do duam të sjellim në një dimension tjetër ushtrimin e figurës së mjekut dhe të infermierit dhe të profesionit të tyre dhe pikërisht për këtë po punojmë dhe do të iniciojmë shumë shpejt ndryshimet e nevojshme ligjore të cilat do t’ia prezantojmë Kuvendit të Shqipërisë. Bëhet fjalë pikërisht për të bërë mendime në ligjin për Urdhërin e Mjekut në Republikën e Shqipërisë për të vendosur edhe aty sanksione të forta të cilat ndëshkojnë çdo kënd që e trajtojnë jetën njerëzore si një mall shumice në tregun e lirë. Ndëshkojnë këdo i cili krahas veprimeve të tjera moralisht nuk kryen detyrën në mënyrë profesionale me integritet dhe me moral i cili duhet të jetë thelbi i punës së çdo profesionisti sidomos në sektorin e shëndetësisë.

Gjithashtu nga ana tjetër do më duhet të them, që hetimi administrativ që kemi nisur do bëjë të mundur edhe një ridimensionimin e të gjithë shërbimit tonë të Onkologjikut.

Ndërkohë tani shkojmë te lajmi i mirë sepse ne besojmë fort që sistemi i shëndetësisë nuk ka figura të shëmtuara si ajo që pamë dje. Ka profesionistë që punojnë çdo ditë me integritet dhe me moral dhe jemi besimplotë që këto figura  profesionistësh do duhet të mbështetën akoma më shumë për t’u shërbyer njerëzve dhe prandaj kemi marrë zotimin  për të rritur dhe për të përmirësuar akoma më shumë kushet e  punës ku në çdo spital publik dhe çdo qendër shëndetësore ku këta profesionistë punojnë. Prandaj dhe vendimi i sotëm vazhdon të rrisi akoma më shumë pagat dhe shpërblimet për punonjësit e shëndetësisë. Siç kundër filloi në vitin 2023 me një rritje historike të mjekëve specialistë me 50 mijë lekë mbi pagën e tyre ekzistuese, vijon edhe këtë vit me vendimin më të fundit të qeverisë për të rritur pagat e mjekëve të përgjithshëm në gjithë sektorin e shëndetësisë me 20 mijë lekë mbi pagën ekzistuese dhe të gjithë infermierët me 15 mijë leke mbi pagën ekzistuese. Një premtim i mbajtur ky i qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama të cilin ka theksuar fort që nga pikënisja që dot kemi një përmirësim të kushteve dhe të respektimit të dinjitetit dhe figurës së mjekut për ta vendosur atë në pozita të barabarta me të gjithë profesionistët e sistemit shëndetësor në vendet europiane dhe ne pikërisht për këtë po punojmë. Nga vendimi i sotëm përfitojnë 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor. Nuk janë vetëm mjekët dhe infermierët, por janë dhe punonjësit e administratës së sistemit shëndetësor të cilët gjithashtu përfitojnë një rritje 15-20% të pagës së tyre aktuale.

Patjetër që kjo rritje pagash shkon paralelisht edhe me përmirësimin e infrastrukturës dhe me përmirësimin e pajisjeve në dispozicion të mjekëve dhe infermierëve të cilët vazhdojmë t’i mbështesim, vazhdojmë që t’i suportojmë sa i përket punës shtyre të përditshme duke ditur që bëjnë një punë fantastike, bëjnë një punë dinjitoze, që bëjnë një punë me energji të jashtëzakonshme dhe për të cilën nuk duhet të njollosin situata si ajo e djeshme të cilat për hir të të vërtetës nuk bëjnë krenar askënd nga ne.

Previous Manastirliu: Rritje historike, paga mesatare e mësuesve bëhet 950 euro