SOT NË KUVEND :
Miratuam ligjin për mbështetjen e startup-eve, zhvillimi i të cilave synon të krijojë një klimë të favorshme për tërheqjen, përfshirjen dhe mbajtjen e talentit brenda vendit. Përmes ligjit do të krijohen lehtësi në krijimin, hyrjen në treg dhe ushtrimin e veprimtarisë së tyre.
Me shumicë votash, kaluam dy marrëveshje mes Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, njëra prej së cilave konsiston në ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore në mënyrë të barabartë për personat e punësuar, të vetëpunësuar dhe punëdhënësve. Marrëveshja e dytë për rregullat e regjimit të trafikut kufitar, synon të lehtësojë qarkullimin e banorëve pranë kufirit, të cilët kanë të drejtë të qëndrojnë në zonën kufitare të palës tjetër.
Kuvendi miratoi një marrëveshje mes Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për programin ‘Europa Krijuese’, fokusi i së cilës është përhapja e kulturës së pasur shqiptare dhe prezantimi i saj në vendet e tjera. Përmes programit ‘Europa Krijuese’, operatorët kulturor shqiptar, mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare.