Fjala e ministrit Arbjan Mazniku pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e ministrit Arbjan Mazniku pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave

Një tjetër vendim që kaloi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është për ristrukturimin e Këshillit Konsultativ midis qeverisë qëndrore dhe pushtetit vendor. Në vijim të bisedave gjatë turit të dialogut vendor, një nga nevojat që u pa qartësisht, jo vetëm gjatë dialgut vendor por edhe në takimin e Shkodrës, ishte që të ristrukturojmë dhe të përafrojmë edhe më tej mënyrën se si qeveria dialogon në mënyrë të vazhdueshme me strukturat e pushtetit vendor. Ndaj, Këshilli Konsultativ, një strukturë e përbërë nga 11 anëtarë të kabinetit të qeverisë apo zëvendësministra, dhe 11 përfaqësues të pushtetit vendor takohen në mënyrë peiodike për të diskutuar paraprakisht aktet që qeveria planifikon të kalojë të cilat lidhen me çështje të pushtetit vendor por gjithashtu edhe problemet që bashkitë kanë në lidhje me situatën e tyre financiare, planet e investimeve apo të gjitha nevojat e tjera ndërveprimi që kanë midis pushtetit vendor dhe qeverisjes.

Një element i dytë që shtohet në këtë akt është krijimi i një Këshilli Teknik, një strukturë teknike krahas Këshillit Konsultativ i cili është një trup politik, që të marrë në shqyrtim nga ana teknike akte, të ketë mundësi t’i përmirësojë, t’i amendojë, t’i rregullojë ato përpara se të kalojnë procesin e tyre të miratimit në strukturat përkatëse.

Gjëja tjetër e rëndësishme është që ne e kemi vendsur tashmë që përtej kërkesave ligjore për dialog dy herë në vit, ne synojmë që duke filluar që nga muaji maj të kemi, siç u vendos në takimin e përbashkët në Shkodër midis gjithë qeverisë dhe gjithë bashkive, një takim online në mënyrë periodike çdo muaj midis bashkive dhe kabinetit qeveritar për të diskutuar në mënyrë specifike problemet që çdo bashki ka sipas dikastereve apo linjave të ndryshme të institucioneve ku ka nevojë që gjërat të përmirësohen në mënyrë që të çojmë një hap më tej bashkërendimin e punëve midis qeverisë qëndrore dhe pushtetit vendor.

Previous Komunikimi me mediat i ministrit të Brendshëm Taulant Balla, pas mbledhjes së sotme të qeverisë