Miratohet Projektligji për Ndihmën Financiare për punonjësit dhe ish-punonjësit e Kombinatit Mekanik në Poliçan - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Miratohet Projektligji për Ndihmën Financiare për punonjësit dhe ish-punonjësit e Kombinatit Mekanik në Poliçan

Këshilli i Ministrave ka aprovuar sot, projektvendimin për propozimin e projektligjit: “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”. Gjendja financiare e vështirë e ndërmarrjeve ushtarake, veçanërisht e Kombinatit Mekanik Poliçan, ka detyruar qeverinë të marrë masa për zgjidhjen e problemeve të mbartura për punonjësit dhe ish-punonjësit e këtij kombinati.

Ministri Peleshi pas mbledhjes së qeverisë theksoi se me aprovimin e këtij ligji në Kuvend, Ministria e Mbrojtjes do të sigurojë financim prej 83.800.000 Lek për Kombinatin Mekanik Poliçan për të mbuluar detyrimet e prapambetura të pagave të punonjësve: “Në total, 131 ish-punonjës dhe punonjës (127 ish-punonjës dhe 4 punonjës) do të përfitojnë nga ky fond për të mbuluar detyrimet e prapambetura në paga dhe kontribute shoqërore dhe shëndetësore për periudhën 2017 – 2023”, – u shpreh ministri Peleshi.

Projektligji që propozohet për miratim në Kuvend pas vendimit të sotshëm, përcakton kushtet dhe procedurat për realizimin e këtij financimi për Kombinatin Mekanik Poliçan.
Ministri Peleshi u shpreh se ky hap i rëndësishëm shënon një ndihmë të rëndësishme për punonjësit dhe ish-punonjësit e kombinatit, duke adresuar një problematikë të vjetër dhe duke sjellë një ndryshim pozitiv në jetën e tyre.

Previous Fjala e ministrit Arbjan Mazniku pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave