Forumi Ekonomik i Shkupit, Ibrahimaj: “Open Ballkan” synon lehtësimin e tregtisë rajonale dhe zhvillimin ekonomik - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Forumi Ekonomik i Shkupit, Ibrahimaj: “Open Ballkan” synon lehtësimin e tregtisë rajonale dhe zhvillimin ekonomik

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Shkupit, me temë: “Rritja e qëndrueshme në kohë pasigurie dhe përtej”.

Ministrja ishte pjesë e panelit “ Zhvillimi i politikave fiskale dhe monetare”, së bashku me Ministrin e Financave të Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi, Ministrin e Financave dhe Ekonomisë të Kosovës, Hekuran Murati; Ministrin  e Financave të Malit të Zi, Aleksandar Damjanovic, dhe Zv.Drejtorin Ekzekutiv të FMN, Luc Dresse.

Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj foli për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kuadër të iniciativës Open Ballkan, për të përmirësuar eficencën dhe liberalizimin e tregut  të përbashkët, lëvizjen e kapitalit, të mirave dhe shërbimeve, si dhe lëvizjen e njerëzve.

Filluam me procesin e Berlinit dhe tani vazhdojmë me procesin e “Ballkanin e Hapur”. Përpiqemi që të integrohemi sa më mirë dhe të rrisim eficencën e tregtisë mes nesh, për të shkuar drejt përfitimeve të globalizimit. Këto janë dhe  shtylla të integrimit evropian dhe ajo çfarë po bëjmë është përpjekja për të përshpejtuar proceset dhe të bëhemi gati për integrimin në BE”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja theksoi faktin se në kuadër të “Open Ballkan” po diskutohet edhe mbi politikat fiskale që do të zbatohen në të ardhmen dhe së shpejti do të nënshkruhet një Memoradum, në takimin që pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Ohër.

Në fjalën e saj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë u ndal edhe në efektivitetin e politikave fiskale të ndjekura nga qeveria shqiptare për përballimin e efekteve të pandemisë Covid 19.

Ministrja theksoi se Shqipëria u përball me pandeminë pas krizës së tërmetit të vitit 2019, ku u ndërmorën disa politika monetare dhe fiskale për të minimizuar efektet në ekonomi. Banka e Shqipërisë ndoqi politika monetare duke zvogëluar normat e interesit dhe shtyrë në kohë pagesat e disa huave. Nga ana tjetër, qeveria ndërmori disa masa të tjera, si ofrimi i garancive për bizneset, në mënyrë që bizneset të kishin mjaftueshëm likuiditet dhe të sigurohej vazhdimësia e aktivitetit ekonomik të tyre.

Zbatimi i këtyre politikave fiskale dhe monetare, tha Ibrahimaj, bëri të mundur që ekonomia e vendit të rikuperohej dhe të rritej me 8.5 % për vitin 2021.

Duke u ndalur në krizën aktuale, Ministrja Ibrahimaj tha, se Shqipëria është aktualisht vendi i rajonit me normën më të ulët të inflacionit dhe shprehu besimin,  se kriza që aktualisht po kalojmë është e përkohshme dhe çmimet do të nisin të ulen në gjysmën e dytë të vitit 2022.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapat e duhur për përballimin e krizës, vijoi Ministrja, duke miratuar stimujt e nevojshëm fiskalë, por edhe duke synuar zvogëlimin e borxhit dhe duke investuar në sektorët që do të sigurojnë rritje ekonomike.

“Sfida më e mëdhe që ne kemi për momentin është të vazhdojmë të furnizojmë me stimuj fiskalë, që janë të parashikuar në buxhetin tonë, e sigurisht duke zvogëluar borxhin, të investojmë në ato fusha dhe sektorë që do të sigurojnë rritje dhe ndikojnë nëqëndrueshmërinë e situatës makroekonomike në të ardhmen”, tha Ministrja.

Një tjetër sfidë për vendin tonë lidhet me sigurimin e energjisë dhe kostot e larta të saj. Edhe në këtë drejtim, theksoi Ministrja Ibrahimaj, qeveria ndërhyri duke mbuluar kostot e rritura të energjisë, në mënyrë që të mos rritej kostoja e prodhimit dhe të mos prekej niveli i konsumit.

Previous Ndërmerret nisma për hartimin e Udhëzuesit për mirëfunksionimin e Këshillave Vendor Rinor

Leave Your Comment