Gjakovë, Kryeministri Rama takohet me sipërmarës të Kosovës në mjediset e kompanisë “Devolli Group - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Gjakovë, Kryeministri Rama takohet me sipërmarës të Kosovës në mjediset e kompanisë “Devolli Group

Kryeministri Rama vijoi takimet me sipërmarrës të suksesshëm të Kosovës, në mjediset  e një prej fabrikave të kompanisë së mirënjohur rajonale “Devolli Group”, në Gjakovë, një nga eksportuesit më të mëdhenj të Kosovës.

Aktualisht, “Comodita” kjo fabrikë e suksesshme e drejtuar nga një sipërmarrës i talentuar, operon si njësi prodhuese me 125 mije metra katrorë hapësira punuese dhe 2700 punëtorë prodhim dhe administratë. Përveç prodhimit, është dhe zinxhiri i dyqaneve “Comodita Home” me 72 dyqane të shtrira në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe së fundmi edhe në Gjermani me 800 punëtorë, duke e çuar numrin total të punonjësve në 3500. Në planet afatmesme të kësaj sipërmarrje është vënia në funksion e një fabrike të re, e cila do të konkurrojë shumë fabrika evropiane, por edhe botërore për nga investimet dhe prodhimtaria. Produktet e fabrikave të “Devolli Corporation” janë të mirënjohura në Shqipëri, për cilësinë, çmimet konkurruese dhe larminë e tyre.

Kryeministri Rama dhe ministrat e kabinetit vizituan mjediset moderne të fabrikës, ku prodhimi realizohet falë teknologjisë më bashkëkohore, e cila garanton cilësi të lartë të produkteve.

Më pas, Kryeminisri Rama zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrës të Kosovës, të pranishëm në këtë vizitë, të cilët i ftoi të shtrijnë investimet e tyre në Shqipëri.

* * *

 “Shumë shumë faleminderit!  Jam shumë i prekur nga kjo mikëpritje dhe ndjehem shumë i nderuar nga prania e të gjithëve ju këtu. Nga llogaritë që kemi bërë këtu janë ulur rreth 5 miliardë euro xhiro vjetore. Kështu që shumë respekt për punën  tuaj, për kontributin e  jashtëzakonshëm që jepni në ekonominë e Kosovës, por për disa prej jush dhe për kontributin që jepni në ekonominë e Shqipërisë dhe duke qenë se kohët e fundit, unë kam patur privilegjin të kem disa kontakte me disa prej jush dhe kam vënë re që, nga njëra anë, ka një dëshirë të madhe për të investuar edhe më shumë në Shqipëri, nga ana tjetër ka dhe mungesë informacioni lidhur me kushtet që kanë të bëjnë me sistemin fiskal apo që kanë të bëjnë me nxitjen e investimeve në turizëm, mendova që do ishte e udhës që ta shfrytëzoja këtë rast edhe për të folur disa fjalë me ju. Natyrisht me shumë kënaqësi do dëgjoja edhe pyetjet apo sugjerimet apo vërejtjet tuaja sipas rastit.

Këtu jam sëbashku me disa prej anëtarëve të kabinetit, nesër kemi mbledhjen e  përbashkët me qeverinë e Kosovës dhe mendova që disa prej këtyre t’i marr për ndihmë në rast se do duhen përgjigje më të detajuara teknike që nga ministrja e financave dhe ekonomisë, ministrja e bujqësisë dhe zhvillimit rural, ministrja e turizmit dhe mjedisit duke patur parasysh që këto janë fusha që përgjithësisht kanë interes për ju kam marrë dhe Ministren e Marrëdhënieve me parlamentin nëse keni pyetje specifike për Skënderbeun. Shumë faleminderit dhe me dy fjalë dua t’ju them që Shqipëria sot është në një fazë të re zhvillimi dhe në një moment kur realisht ja vlen që të investohet posaçërisht në turizëm dhe patjetër pastaj edhe në gjithë linjat e prodhimit, por mbi të gjitha të përpunimit në fushën e ushqimit, dhe sot ne patëm mundësinë të shohim një nga ekselencat, jo të Kosovës apo të Kosovës dhe Shqipërisë, por të krejt rajonit tonë tek M&Sillosi dhe pastaj këtu në një tjetër ekselence eksporti që tanimë e ka zërin e vet në klasifikime të rëndësishme deri në ShBA, dhe shpresojmë që së shpejti ta kemi një tjetër fabrikë në Shqipëri për të shfrytëzuar të gjithë logjistikën e portit atje.

Nga ana tjetër, dua tju them që ne jemi shumë të interesuar që të kemi një prani më të madhe të sipërmarrjes së Kosovës në Shqipëri sepse pavarësisht dhe pa diskutim investitorët e huaj janë një vlerë e shtuar e pamohueshme, por ne na duhen në ekonominë tonë kampionët shqiptarë dhe në këtë rast kam parasysh të gjithë bashkësinë shqiptare, jo thjeshtë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe janë sipërmarrës në Shqipëri.

Ju keni këtu shembuj fantastik të ekselencës dhe do të ishte një privilegj i madh për Shqipërinë që t’ju kishte ju atje.

Ne kemi një sistem taksimi që është një sistem shumë i favorshëm, sidomos, në raport me punëtorët.  Së shpejti, në javët e ardhshme do ta rrisim dhe më shumë shkallën e pagave të pataksuara, deri në 500 mijë lekë të vjetra në Shqipëri që do të thotë 425 – 30 euro gjë që siç e kam kuptuar edhe nga disa prej jush e lehtëson shumë punën  tuaj.

Megjithatë nuk dua të zgjatem më shumë, t’ju lë radhë dhe ju në rast se keni pyetje siç thashë dhe sugjerime apo vërejtje që mund të lidhet me aktivitetin që dikush prej jush mund të ketë në Shqipëri dhe me problemet që mund të ketë hasur ose mund të ketë aktualisht kështu që jam në dispozicion, jemi në dispozicion.

Më duhet të them nja dy gjëra që mbase kanë rëndësi për ju që t’i dëgjoni, por e para, ne jemi në një fazë të avancuar për të hequr tërësisht të gjitha tarifat doganore për të gjithë mallrat që vijnë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Janë barriera të panevojshme, impakti i tyre financiar është më pak i rëndësishëm për ne si shtet sesa lehtësia që duhet t’i krijojmë të gjithë  atyre që eksportojnë drejt Shqipërisë. Janë disa tarifa, janë disa procese që e vonojnë shumë eksportin, përveçse rëndojnë financiarisht, por rëndesa financiare, sic thashë, është më pak e rëndësishme se koha që konsumohet dhe harxhohet.

Ne këtë gjë e kemi bërë me Ballkanin e Hapur dhe është e pakuptimtë që të mos e bëjmë dhe me Kosovën. Shpresoj që edhe qeveria e Kosovës ta bëjë reciprokisht, ka kërkuar kohë për ta studiuar, shumë mirë ta studiojnë, por ne do ta bëjmë në të gjitha rastet dhe do ta bëjmë në mënyrë të njëanshme. Kështu që, të gjitha mallrat nga Kosova do të vijnë në Shqipëri pa asnjë tarifë doganore, përveç asaj te skanimit që është një histori e vjetër dhe e pashmangshme edhe për disa vite për shkak të një koncensioni të dhënë shumë vitë më parë.

E dyta është marrja e statusit te Operatorit Ekonomik të Autorizuar. Në rastin konkret, ju folët për kompanitë e dy vëllezërve, që janë këtu, por janë dhe kompani të tjera, të cilat kanë një fluks shumë të madh levizjeje në kufi dhe përdorin në menyrë intensive portin e Durrësit dhe ne duam që të kemi një marrëveshje me qeverinë e Kosovës, siç e kemi me Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë.

Edhe për këtë na duhet të kemi marrëveshje. Do duhet të firmosej nesër, nuk e di për çfarë arsyeje u shty nga ana e qeverisë së Kosovës, por pavarësisht kësaj, ne na duhet ta bëjmë një orë e më parë këtë gjë.

Ju folët për portin. Ne e kemi sjellë me vetë projektin e ri të Portit të ri të Durrësit, i cili është konceptuar si një port i përbashkët pasi është një port që ose duhet të jetë port rajonal me një rëndësi të dorës së parë.

Ne, në fakt, humbasim një potencial shumë të madh, siç e kemi humbur për dekada të tëra me portin aktual të Durrësit, i cili është një port jashtë çdo standarti, e bjerr potencialin dhe e vendos Shqipërinë në një pozicion shumë të vështirë në raport me të tjerët

Natyrisht përsa i përket volumit tregtar që është qesharak, por edhe përsa i përket imazhit, një port me një ndotje të lartë, port pa asnjë kapacitet përpunues të standarteve europiane, ndërkohë që porti i ri, i cili do të ndërtohet në anën veriore të qytetit, në Porto Romano, është një projekt i hartuar prej një nga kompanitë më të mëdha të botës, kompania hollandeze, të cilët nesër do të jëne këtu për të prezantuar projektin përpara dy qeverive dhe ka një koncept të një shtrirje në të dy anët, pra porti në Durrës dhe i ashtuquajturi Porti i Thatë i Prishtinës, të lidhura me njëri-tjetrin me hekurudhë dhe me patjetër me autostradën dhe që garantojnë, ndalimin, stacionimin dhe përpunimin e mallrave njëkohësisht në të dy anët .

Dhe sigurisht që ambicia është që ky port të jetë pa diskutim porti i të gjthëve në Ballkan, se më vjen shumë për të qeshur kur dëgjoj disa që të thonë se po na del Serbia në det, ndërkohë që ne kemi interes që sa më shumë hyrje dhe dalje të kemi në detin tonë, aq më shumë ekonomi kemi, kjo është gjëja më e thjeshtë në botë dhe ekonomia, volumet tregtare, ndërveprimi i sipërmarrjeve nuk duhet dot të jenë peng as i cështejve politike, sado ato të jenë të rënda dhe as të anashkalohen për potencialin e jashtëzakonshëm që kanë për të zgjidhur dhe çështje politike. Sot atje tek M-Sillosi, ne pamë një ekselencë rajonale.

Është shumë për të qeshur e për të qarë kur Ballkanin e Hapur e trajtojnë si një instrumnet qe do marrë Serbia tregun, ndërkohë që po të shikosh volumin tregtar të Serbisë, rritjen më të madhe e ka këtu, pavarësisht gjithë pengesave, pavarësisht gjithë problemeve, pavarësisht marëdhënieve.

Praktikisht volumi më i madh tregtar është këtu dhe rritja më e madhe është këtu, pra nuk është çështja se Ballkani i Hapur do të bëjë ndonjë gjë tjetër,vecse do të krijojë hapësirë shumë më të madhe për të gjithë. Do të zgjerojë shumë më tepër frymëmarrjen ekonomiike për të gjithë dhe secili do të marrë pjesën e vet të asaj që i takon. Ti nuk mund të nisesh si e si të pengosh tjetrin, pavarësisht se për vete mund të vuash shumë më tepër, ti duhet të nisesh si e si të fitosh për vendin tend, pastaj të tjerët le të fitojnë pjesën e tyre, kjo nuk është dicka që ti mund ta pengosh apo nuk është dicka që duhet të jetë shqetësimi yt fare.

Sa më mirë mirë të jenë ekonomikisht fqinjët, aq më mirë shkojnë punët edhe në drejtimin olitik, kjo nuk diskutohet.

Previous Xërxë, Kosovë, Kryeministri Rama viziton sipërmarrjen lider në tregun e Kosovës, M&Sillosi

Leave Your Comment