Hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së vizionit "Shqipëria2030" eksportuese neto e energjisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së vizionit “Shqipëria2030” eksportuese neto e energjisë

Vizioni për Shqipërinë, vend eksportues i energjisë në rajon shënoi sot një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së tij. Kryeministri Rama dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo morën pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Overgas dhe Albgaz.

Kompania Overgas, ka shprehur interes për t’u furnizuar me gaz përmes Terminalit që do të ngrihet në Vlorë, një projekt me rëndësi të veçantë, i cili po bëhet realitet me kompanitë më të njohura amerikane.

“Është një moment i shënuar për një nga projektet tona më të rëndësishme dhe strategjike që ka të bëjë me gazifikimin e Shqipërisë, duke iu referuar projektit të Termocentralit të Vlorës të pjesës gazifikuese të portit lundrues që do të ndërtohet në Vlorë dhe padyshim të një hapi të madh që ne po hedhim duke e kthyer këtë projekt nga një projekt lokal në një projekt rajonal.” – u shpreh në Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, gjatë ceremonisë së mbajtur me këtë rast.

Previous Programi “Shkollat e Shekullit 21″/ Ministrja Kushi: Nxisim tek nxënësit mendimin kritik dhe përdorimin e teknologjisë

Leave Your Comment