Hapet për qarkullim një nga portat hyrëse e dalëse me të rëndësishme të kryeqytetit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Hapet për qarkullim një nga portat hyrëse e dalëse me të rëndësishme të kryeqytetit

Hapet për qarkullim të plotë porta hyrëse lindore e kryeqytetit, një vepër e rëndësishme infrastrukturore e cila përfundon para afatit të caktuar në projekt. Kjo nyje do të çlirojë trafikun për këtë zonë e cila ka njohur zhvillim të madh vitet e fundit. Kryeministri Rama i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ishin në këtë nyje për të parë nga afër cilësinë e punimeve. Pajisja me sinjalistikë, gjelbërim, ndriçim dhe punimet me standarde europiane jo vetëm do të përmirësojë lëvizjen, por do ti japi një tjetër shtysë zhvillimit në këtë zonë.

“Sot mbi 85% e punimeve janë të përfunduara. Nuk jemi më në kushtet e hapjes provizore. Policia e Shtetit ka marr në dorëzim mbikëqyrjen e aksit dhe mbeten punë të vogla që kanë të bëjnë me gjelbërimin, ndriçimin, me rrugët lidhëse paralele me veprën, që do të përfundojnë sipas kontratës. Kjo është një nyje shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh dhe funksionet që ka. Lidhjen me unazën Lindore, kalimin e të gjithë automjeteve pa bërë më rreth rrotullimin në drejtim të Elbasanit dhe të gjithë automjetet që vijnë nga Elbasani për në Tiranë nuk do të bllokohen më. Sigurisht i shërben dhe pjesës së kësaj qendre, që është krijuar një pol ekonomik tashmë dhe ndërtesave të tjera që shërbejnë për zyra. Kështu që këtu kemi një frymëmarrje të re të trafikut. Koha do të shkurtohet për të aksesuar të gjitha degët e tjera të unazës së madhe, e cila ka një kompleksitet të shtuar për shkak dhe të shpronësimeve dhe paketës së kompensimit që po aplikojmë në këtë zonë”, – u shpreh zëvendëskryeministrja Balluku.

“Sa i përket unazës së Madhe, ka filluar puna me ritme të mira në 5 lote. Pra 2 lote në zonën e Paskuqanit, segmenti që është tek IKV-ja dhe segmenti tjetër që është në zonën e Shkozës. Për shkak të një ndërthurje të madhe të zonave formale me zonat informale kemi pasur kompleksitet. Ndërkohë bashkia Kamëz po ecën shumë mirë, nga 130 objekte të palegalizuara, sot janë vetëm 10 objekte që nuk kanë nënshkruar marrëveshje me bashkinë për tu trajtuar sipas VKM që nxorëm, me 3 vite qera e pastaj me marrjen e një banese sociale në pronësi. Nëse në bashkinë e Kamzës kemi ecur mirë me pjesën e atyre të palegalizuar, në pjesën tjetër kemi ecur mirë me shpronësimet”, – sqaroi drejtori i ARRSH, Berberi.

Duke folur për procesin e shpronësimeve në kuadër të projekteve zhvillimore, Kryeministri Rama u shpreh: “Çështja është që askush nuk mund ta marrë peng projektin. Formula është shumë pozitive dhe u bënë disa kohë që kemi hyrë në këtë formulë pozitive sepse duam të stimulojmë edhe strehimin social, duam të stimulojmë gjithë qasjen tonë solidare me gjithë grupet shoqërore dhe absolutisht dikush që është në mes të rrugës, siç ishin dhe ata tek 5 Maji dhe që merr një ofertë bujare, solidare, sociale që pavarësisht se është komplet pa leje, pavarësisht se nuk ka as tokën aty e asgjë, të trajtohet me qera e me një kontratë të qartë që do trajtohet pastaj me strehim social në momentin që do kemi në dispozicion apartamente, sepse futet në një listë ku ka prioritet, të thotë “jo nuk dua”, kjo nuk funksionon. Siç nuk ka funksionuar as tek Bulevardi i Ri, as tek 5 Maji, nuk ka për të funksionuar as aty. Po t’i pyesësh sot pjesën dërmuese të atyre që pengojnë këto zhvillime, e kuptojnë që kanë humbur kohë dhe kanë stresuar veten e familjen kot, sepse janë realisht të sistemuar siç u është dhënë jo fjala por marrëveshja në dorë. Nuk mund ta mbajmë ne peng gjithë këtë qytet për njerëz që kujtojnë se me gjuhën e forcës dhe duke qenë komplet në paligjshmëri e të stimuluar politikisht, mund të bëhen pengesë, faktikisht bëhen thjesht pengje që përdoren për sherrin e radhës”.

Previous Drejt përfundimit projekti për rehabilitimin dhe zgjerimin e Spitalit Infektiv

Leave Your Comment