Ibrahimaj në forumin e biznesit Greqi- Shqipëri: Të rrisim bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ibrahimaj në forumin e biznesit Greqi- Shqipëri: Të rrisim bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Greqi, ku mori pjesë në forumin e biznesit Greqi- Shqipëri, zhvilluar në Athinë. Në këtë forum merrte pjesë dhe Ministri për Investimet dhe Zhvillim i Greqisë, z. Adonis Georgiadis, përfaqësues të bizneseve nga dy vendet, si dhe përfaqësues nga institucionet përgjegjëse për investimet të dy vendeve.

Diskutimet në këtë forum u përqendruan në bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë, me fokus kryesor në promovimin e investimeve dhe eksporteve.

Ministrja Ibrahimaj vlerësoi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa theksoi se Greqia është një partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë në fushën e ekonomisë.

Ministrja ftoi investitorët grekë të rrisin prezencën e tyre në Shqipëri, sidomos në sektorë si : energjia, turizmi, transporti apo infrastruktura.

Gjatë vitit 2021, importet e Shqipërisë nga Greqia zënë 11.4% të totalit dhe eksportet kanë një peshë prej 3.2%, të dhëna që tregojnë se mes dy vendeve ka potencial dhe mundësi për të thelluar bashkëpunimin dhe rritur shkëmbimet tregtare.

Një sfidë kryesore mbetet plotësimi  i zinxhirit të vlerës, me qëllim rritjen e konkurrencës së eksporteve. Ministrja Ibrahimaj bëri një përmbledhje të masave që ka ndërmarrë qeveria shqiptare për të adresuar këtë sfidë si:  Miratimi i Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2021-2027; Miratimi i një ligj i ri për start-up-et; si dhe miratimi i një ligji të ri për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Gjithashtu, Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke hartuar një strategji për nxitjen dhe ndërkombëtarizimin e eksporteve, e cila do të synojë promovimin dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të rritur tregtinë e tyre ndërkombëtare.

Një vëmendje të veçantë Ministrja i kushtoi çështjes së lehtësimit të tregtisë dhe bizneseve të dy vendeve, sidomos sa i përket procedurave doganore. Shqipëria ka punuar për zgjerimin e Korsive/Korridoreve të Gjelbëra me shtetet anëtare të BE-së, përkatësisht me Greqinë në pikën kufitare Kapshticë – Kakavijë. Ministrja shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar me palën greke në drejtim të zgjerimit të korsive të gjelbra mes dy vendeve, çka do të ndikojë pozitivisht për bizneset në drejtim të uljes së kohës dhe të kostove.

Gjatë vizitës së saj në Athinë, Ministrja Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim edhe me Ministrin e Financave të Greqisë, Christos Staikouras, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet më të fundit ekonomike në dy vendet tona dhe ato në ekonominë globale, mbi masat që kanë ndërmarrë qeveritë për përballimin e krizës së çmimeve dhe sfidat për të ardhmen.

Previous Vijon puna në tunelin e Llogarasë