Kalabri, Kryeministri Rama viziton Eparkinë Arbëreshe të Ungrës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kalabri, Kryeministri Rama viziton Eparkinë Arbëreshe të Ungrës

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama vizitoi sot Kalabrinë, ku u mikprit me entuziazëm nga komuniteti arbëresh, atje. Kryeministri Rama zhvilloi një vizitë të veçantë në Eparkinë arbëreshe të Ungrës që ruan me krenari në ditët e sotme rrënjët dhe identitetin shqiptar.

“Mirë se na erdhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Eparkinë tonë arbëreshe bizantine të Ungrës në Kalabri. Ardhja juaj është një ditë e lumtur për të gjithë arbëreshët sepse na forcon lidhjet me Nënën Shqipëri.” – u shpreh Peshkopi i Eparkisë Donato Oliverio.

Ndërsa Kryeministri Rama falenderoi për mikpritjen e veçantë dhe e vlerësoi këtë vizitë si  një mundësi për të njohur nga afër dhe për të prekur realitetin e një komuniteti të rëndësishëm, siç është ai arbëresh që në shekuj ka ditur të ruajë identitetin dhe traditën, duke e përcjellë brez pas brezi.

“Ju falenderoj për këtë mikpritje dhe për këto momente të veçanta. Ne jemi shumë mirënjohës për këtë mikpritje, për këtë mundësi për të njohur nga afër, për të dëgjuar dhe për të kuptuar, se si mund të bëjmë më shumë gjëra bashkë, se si mund ndihmojmë njeri-tjetrin.” – u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama.

Previous Panairi përmbyllës i “Art dhe Zeje 2023″, Ministrja Kushi: Mundësi për promovimin dhe kultivimin e talenteve të së ardhmes