Këshillimi Kombëtar, Ministrja Xhaçka: 59% e shqiptarëve mbështesin Ballkanin e Hapur - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Këshillimi Kombëtar, Ministrja Xhaçka: 59% e shqiptarëve mbështesin Ballkanin e Hapur

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në fjalën e saj gjatë seancës plenare në Kuvend, foli për rezultatet e Këshillimit Kombëtar.

Ministrja Xhaçka theksoi se rezultatet tregojnë që 59% e shqiptarëve mbështesin nismën e Ballkanit të Hapur, duke vërtetuar që kjo mbështetje shkon përtej përkatësive politike.

Sipas kryediplomates Xhaçka, vetëm një proces konsolidimi i bashkëpunimit rajonal që sjell Ballkani i Hapur, mund të garantojë paqen, stabilitetin e sigurinë për Ballkanin Perëndimor.

“Ka dy arsye kryesore përse ne po punojmë kaq fort për Ballkanin e Hapur. Në njërën anë, sepse kjo nismë është një mekanizëm që zbaton e bën më efikase proceset e parashikuara në Procesin e Berlinit duke ju dhënë atyre pronësi lokale. Së dyti, dimensioni strategjik i kësaj nisme e cila në fakt, ashtu si Procesi i Berlinit, ngrihet mbi filozofinë që zgjidhja e problemeve që ka ende sot rajoni, kalon nga bashkëpunimi e integrimi”, tha ministrja Xhaçka.

Mbi 500 mijë shtetas shqiptarë u bënë pjesë e Këshillimit Kombëtar, duke dhënë mendimin e tyre për disa prej çështjeve më të rëndësishme që prekin vendin tonë.

Previous Nga konferenca e KE-së, Muzhaqi: Shqipëria, progres në masat e marra për mbrojtjen dhe mbështetjen e fëmijëve

Leave Your Comment