Koçiu te “Zyber Hallulli”: Mbështesim të rinjtë për realizimin e pasioneve përmes kurseve profesionale - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Koçiu te “Zyber Hallulli”: Mbështesim të rinjtë për realizimin e pasioneve përmes kurseve profesionale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka zhvilluar një takim në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” me fëmijë dhe të rinj, të cilët po ndjekin kurse të ndryshme të formimit profesional.

Integrimi sa më i mirë i fëmijëve dhe të rinjve në shoqëri, përmes pasioneve e profesioneve që ata vetë kanë zgjedhur, ka qenë kryefjala dhe qëllimi i këtij takimi.

“Sigurimi i jetesës së pavarur dhe dinjitoze, nëpërmjet marrjes së njohurive, edukimit të duhur dhe aftësimit të tyre për të ardhmen, është qëllimi ynë”, tha Koçiu.

Me synimin që e ardhmja dhe zhvillimi i fëmijëve të jetë sa më i shëndetshëm, ministrja Koçiu ka theksuar se do të vijojë procesi i de-institucionalizimit që do të shërbejë për sigurinë e mirërritjes së tyre.

“Përmes arsimimit dhe formimit profesional forcohen marrëdhëniet shoqërore dhe familjare. Duke pasur një profesion ju mund të keni një punë të sigurt. E duke patur një punë të sigurt mund të keni edhe të ardhura të qëndrueshme, që ju ndihmojnë në krijimin e një familjeje të shëndetshme. Duke mbështetur fëmijët e të rinjtë në institucionet tona me një përkujdesje të mirë shoqërore, bën që të gjithë të aftësohen për tregun e punës për një jetesë dinjitoze”, theksoi Koçiu.

Ministrja Koçiu u shpreh se ” ngritja e modelit shtëpi-familje dhe qendrës rinore ka për qëllim jo vetëm të akomodojë sa më mirë fëmijët dhe të rinjtë, por edhe të zhvillojë potencialin e plotë të tyre, të ofrojë një mjedis të sigurt, familjar e mbështetës ku të rinjtë të inkurajohen për të ndjekur ëndrrat e tyre”.

Në fund të këtij aktiviteti, ministrja Koçiu ka shpërndarë certifikatat vlerësuese për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e pranishëm.

Previous Miratohet vendimi që anëtarëson Shqipërinë në Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës