Komisioneri i BE Oliver Varhely: BE vlerëson së tepërmi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë për luftën në Ukrainë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Komisioneri i BE Oliver Varhely: BE vlerëson së tepërmi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë për luftën në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një konferencë të përbashkët me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhely për çështjen e integrimit të vendit në BE.

Gjatë fjalës së tij Komisioneri u shpreh se:” Vizita ime në Tiranë më dha një mesazh shumë të fortë që plani i investimeve ekonomike, nuk është vetëm një plan po ka filluar të funksionojë siç duhet, sot ne ishim në Universitetit e Tiranës dhe Qytet Studenti, ku pamë projektet e para që po sjellin së bashku dy objektiva tonë arsimin dhe efikasitetin e energjisë.

Rikonstruktimi i këtyre ambienteve është gati por ne nuk mund të fillojmë me festimet kur na duhet ende 5 orë kohë për të udhëtuar nga Tirana drejt Shkupit, prandaj ne po mbështesim idenë korridorin numër tetë dhe duam ta përfshijmë atë në projektet dhe Komisioni është i bindur se pa këtë nuk do të ketë ndërlidhje midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo lidhje mungon mes Detit Adriatik dhe Detit të Zi, që do jenë kyçe për tregtinë dhe investime të reja.”

Për sa i përket gjendjes së luftës në Ukrainë dhe masat e marra deri më tani, Komisioneri u shpreh se: “Ne vlerësojmë së tepërmi, jo vetëm në Bruksel por në të gjitha kryeqytetet e BE, rolin e rëndësishëm që po luan Shqipëria, pas ajo ka qenë afër nesh në të gjitha vendimet dhe mbi të gjitha ka lehtësuar dhe ka moderuar pjesën më të madhe të punës në Këshillin e Sigurimit dhe Shqipëria është një partner i vërtetë i yni në këtë aspekt. Prandaj dua të falënderoj Shqipërinë dhe Kryeministrin Rama.”

Previous Ministrja Xhaçka në Këshillin e Sigurimit: Rusia zgjodhi të shkojë në luftë, duhet të mbajë përgjegjësi

Leave Your Comment