Komisioni i Edukimit diskuton buxhetin 2023/ Ministrja Kushi: Ky buxhet është buxheti i rritjes së pagave, mbështetjes studentore, rritjes së cilësisë dhe ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Komisioni i Edukimit diskuton buxhetin 2023/ Ministrja Kushi: Ky buxhet është buxheti i rritjes së pagave, mbështetjes studentore, rritjes së cilësisë dhe ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në takimin e sotëm pati një diskutim në parim të projektligjit “Për Buxhetin e Vitit 2023” me Ministren e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi.

Gjatë prezantimit të saj ministrja theksoi se ky projektbuxhet për vitin 2023, duke përfshirë këtu edhe arsimin vjen në kontekstin e një situate të vështirë të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, rreziku i inflacionit të krizës energjetike.

“Për sa i takon buxhetit të arsimit, nëse do t’i vendosnim një titull këtij buxheti unë do të thoja që është buxheti i rritjes së pagave, mbështetjes studentore, rritjes së cilësisë dhe ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë”, – theksoi ministrja.

Znj. Kushi theksoi se njësoj si në rastin e tërmetit dhe të pandemisë, edhe me këtë buxhet qeveria po tregon përgjegjshmëri dhe përkujdesje sociale duke zgjedhur për të mos e rritur çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël si dhe duke u qëndruar pranë atyre që kanë më shumë nevojë, pensionistëve, familjeve me ndihmë ekonomike, nënave me shumë fëmijë.

Pjesë të shkëputura nga fjala e Ministres Kushi:

Buxheti i vitit 2023 në total, në raport me vitin 2013 është dyfishuar, tregues ky i progresit të Shqipërisë jo vetëm në ekonomi, por edhe në të gjitha fushat e tjera përfshirë edhe arsimin.
Për sa i takon buxhetit të arsimit, nëse do t’i vendosnim një titull këtij buxheti unë do të thoja që është buxheti i rritjes së pagave, mbështetjes studentore, rritjes së cilësisë dhe ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë.

Të gjithë zërat janë rritur, që nga shpenzimet e personelit, shpenzimet operative korrente e po ashtu dhe shpenzimet kapitale. Në total buxheti për Ministrinë e Arsimit, pra që administrohet nga MAS, është 47 miliardë e 174 milionë lekë, i cili krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2022 ka një rritje në vlerë nominale me 1 miliardë e 715 milionë lekë ose 3.8%.

Por, këtu dua të theksoj që nëse këtij buxheti i shtohet edhe shtesa e pagave prej 6% për të gjithë punonjësit arsimor e cila do të fillojë zbatimin nga muaji korrik i vitit 2023 atëherë ky total do të arrijë në 48 miliardë e 674 milionë ose 3.2 miliardë më shumë se buxheti i miratuar i vitit 2022.

Me këtë dua të them që ky fond parashikohet jashtë buxhetit të MAS, pra nuk evidentohet në tabelat tona por është një rritje e parashikuar nga qeveria shqiptare nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe parashikon rritjen e të gjithë punonjësve mësimorë dhe totali është 1 miliardë e 500 milionë lekë më shumë.

Nëse do të llogarisnim të gjitha fondet e sektorit të arsimit, sepse këto që fola pak më pare janë fonde që administrohen nga MAS, por ndërkohë sektori i arsimit përfshin edhe fonde që administrohen nga institucione të tjera siç janë për shembull të ardhurat dytësore të institucioneve të arsimit të lartë, fonde që parashikon ministria e mbrojtjes për Akademinë e Forcave të Armatosura ose Ministria e Drejtësisë apo ministria e brendshme për akademinë e sigurisë apo ministria e financës dhe ekonomisë fonde për arsimin profesional, fonde të njësive të vetëqeverisjes vendore që gjithashtu kanë zë të veçantë për arsimin infrastrukturën dhe disa element të tjerë.

Atëherë nëse i llogarisim të gjitha zërat që janë në projektbuxhetin e vitit 2023 por nuk janë në ministrinë e arsimit por në institucione të tjera atëherë:
Totali i sektorit të arsimit arrin 68.6 miliardë lekë. 3.2% e produktit të brendshëm bruto 9.99% apo 10% e shpenzimeve publike. Por doja të theksoja që përsëri këtu nuk përfshihen fondet për rindërtimin e shkollave.

Por doja të theksoja që përsëri këtu nuk përfshihen fondet për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në total nga buxheti për rindërtimin për vitin 2023 është 5 miliardë lekë, natyrisht këtu përfshihen edhe shkollat edhe objektet arsimore por dhe banesa dhe në fillim të janarit ministria që është përgjegjëse për administrimin e këtij fondi që është zv. kryeministrja do ta detajojë se sa nga ky buxhet parashikohet për arsimin.

Kështu që në totalin prej 68.6 miliardë që ka sektori i arsimit nuk është i përfshirë dhe ky zë, çka do të thotë se në fillim të janarit kur ta kemi më të qartë sa do të jetë kjo shumë kuptohet që nuk do të jetë më 3.2% e PBB por do të jetë diku më e lartë ndoshta 3.5 apo dhe afër 4-ës siç e kishim edhe në vitet e kaluara.

Previous Ankara, Ministrja Xhaçka: Turqia partnere kyçe për Shqipërinë dhe gjithë rajonin