Projektbuxheti 2023 dhe Paketa Fiskale miratohen në parim në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Projektbuxheti 2023 dhe Paketa Fiskale miratohen në parim në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat

Projektbuxheti i shtetit për vitin 2023 dhe Paketa Fiskale që e shoqëron atë u miratuan në parim nga komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat.

Ky projektbuxhet ka dy objektivë kryesorë, atë të zbutjes së ndikimit të krizës globale në vendin tonë, me fokus mbështetjen e shtresave më në nevojë dhe mbajtjen të pandryshuar të çmimit të energjisë elektrike, si dhe objektivin për vijimin e konsolidimit fiskal të financave publike.

Rritja ekonomike për vitin e ardhshëm parashikohet të jetë në nivelin e 2.6%, ndërsa të ardhurat totale buxhetore 631.7 miliardë lekë ose rreth 29% e PBB-së nga 28,2% në vitin 2022. Në rritje parashikohen të jenë edhe shpenzimet buxhetore, me një vlerë prej 687.2 miliardë lekë, me një rritje në vlerë absolute me 26.5 miliardë lekë, krahasuar me planin e rishikuar të vitit 2022.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se gjatë shqyrtimit të projektbuxhetit nen për nen do të pasqyrohet edhe alokimi i një granti prej 80 milionë eurosh nga Bashkimi Europian për vendin tonë, si mbështetje për energjinë elektrike.

Ministrja sqaroi se bëhet fjalë për fondet IPA III, për të cilat ende nuk ka nisur zbatimi dhe që do të kalojnë në formë granti për energjinë elektrike përmes aplikimeve.

“ Fondet IPA jepen dhe disbursohen sipas aplikimeve të programeve. IPA III ende ska nisur zbatimin. U mendua që fondet total të IPA III që disbursohen në disa vite të kalojnë në formë granti për energjinë elektrike dhe përmes aplikimeve për sektorin e energjisë.  Këto fonde futen në buxhet kur janë mbështetje buxhetore dhe kur merret konfirmimi për mbështetje buxhetore, jo nëse janë aplikime për projekte, që mund të zbatohen nga ministritë e linjës, organe të qeverisë apo nga OJF. Nëse zbatohen nga ministritë e linjës në buxhet futen si mbështetje me TVSH, pra parashikohet TVSH si kosto lokale. Për fondet IPA III, në kuadër edhe të paketës fiskale, ne nuk do të parashikojmë kosto lokale, pasi kemi kërkuar që fondet me financim të huaj të përjashtohen nga TVSH. Kjo është arsyeja pse nuk ishin parashikuar më parë në buxhet dhe do të duhet të të futen, pasi këtë informacion nuk e kemi patur kur e hartuam buxhetin dhe do të duhet ta parashikojmë në diskutimet nen për nen”, sqaroi Ministrja Ibrahimaj.

Paketa Fiskale 2023 synon të rrisë miradministrimin e të ardhurave dhe të përafrojë legjislacionin tatimor me direktivat e Bashkimit Europian, ashtu si edhe të reflektojë disa korrektime në ligjet aktuale, sipas rekomandimeve të FMN dhe diskutimeve me grupet e interesit. Projektligjet e Paketës Fiskale janë:

Projektligji i ri “Për Tatimi mbi të Ardhurat”;

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar”;

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.61/2012 ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”;

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920/2008 ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar”.

Previous Komisioni i Edukimit diskuton buxhetin 2023/ Ministrja Kushi: Ky buxhet është buxheti i rritjes së pagave, mbështetjes studentore, rritjes së cilësisë dhe ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë