Komiteti Drejtues i Qendrës së Ekselencës së NATO për Ndihmën e Forcave të Sigurisë mblidhet në Shqipëri - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Komiteti Drejtues i Qendrës së Ekselencës së NATO për Ndihmën e Forcave të Sigurisë mblidhet në Shqipëri

Për herë të parë Komiteti Drejtues i Qendrës së Ekselencës së NATO për Ndihmën e Forcave të Sigurisë mblidhet jashtë vendit pritës, Italisë.

Anëtarët e komitetit të kësaj qendre ekselence u takuan në Golem, Durrës, ku diskutuan projektet aktuale të qendrës, prezantimi i draft-programit të punës për vitin 2023 etj.

Kjo qendër është e përbërë nga 3 vende, përkatësisht, Italia si vend pritës si dhe Shqipëria dhe Sllovenia në rolin e vendeve sponsorizuese. Së shpejti, pjesë e kësaj qendre do të bëhet edhe Austria, gjithashtu si vend partner kontribues.

Takimi u hap nga drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bilbil Bitri, i cili në fjalën e tij, pasi i uroi mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve, vlerësoi maksimalisht rolin dhe përgjegjësitë e kësaj qendre. Më tej, ai u ndal tek rëndësia e kësaj qendre si dhe inkurajoi stafin e saj të vijojë kryerjen me sukses të detyrave të tyre.

Ndërkohë, në fjalën e tij, përfaqësuesi shqiptar në komitetin drejtues, përgëzoi stafin e qendrës për punën e tyre, çka ka bërë që kjo qendër relativisht e re, të ketë një energji dhe entuziazëm mbresëlënës, duke bërë të mundur konfirmimin e saj, jo vetëm në kuadër të NATO, por edhe në ambiente të tjera, përfshirë atë akademik.

Në rolin e vëzhguesit, morën pjesë atashetë ushtarakë të Italisë, Turqisë, Polonisë, Greqisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës Çeke.

Previous Këshilli i Ministrave miraton udhëzimin për heqjen dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë nga administrata shtetërore

Leave Your Comment