Komunikimi me mediat i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu pas mbledhjes së qeverisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Komunikimi me mediat i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu pas mbledhjes së qeverisë

Komunikimi me mediat i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu pas mbledhjes së qeverisë për miratimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, në mbështetje për gatishmërinë dhe reagimin e shërbimit emergjent shëndetësor

Sot miratuam marrëveshjen e bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, një marrëveshje e rëndësishme e cila do të asistojë gjithë strukturat e shëndetësisë sa i përket reagimit ndaj emergjencave shëndetësore. Një marrëveshje e rëndësishme bashkëpunimi e që të zgjasi për katër vite, do të asistojë forcimin e strukturave shëndetësore për t’ju përgjigjur emergjencave si dhe do të rrisë kapacitetet e profesionistëve të fushës së shëndetësisë. E rëndësishme gjithashtu të theksoj që përveç gjithë konsolidimit të strukturave që reagojnë dhe marrin pjesë emergjenca shëndetësore siç mund të jetë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore, sistemi shëndetësor parësor, është edhe përfshirja e komuniteteve. Roli që ata duhet të kenë në raste të emergjencave shëndetësore, si koordinohen mes institucioneve, rolin aktiv të tyre për të kontribuar në mënyrë efikase dhe për t’ju përgjigjur çdo emergjence shëndetësore në mënyrë cilësore dhe sa më efektive.

Pyetje: Ju keni nisur punën për ligjin riprodhues në Republikën e Shqipërisë. Qarkullojnë disa kundërshti ndonëse ligji është në fazën e parë të konsultimeve. Çfarë risish do të sjell ky ligj në Republikën e Shqipërisë për shëndetin riprodhues. Pyetja e dytë. A po shikon Ministria e Shëndetësisë të pasurojë listën e barnave të rimbursueshme dhe të shtojë në të barna të cilat raportohet se mungojnë për shkaqe të ndryshme?

Po është e vërtetë. Kemi disa ditë që ne kemi hedhur në platformën e konsultimit publik, sa i përket një akti ligjor të rëndësishëm që është ai i shëndetit seksual dhe riprodhues. Është një akt ligjor i cili në fakt vjen në vazhdën e të gjitha politikave shëndetësore dhe sociale sa i përket përmirësimit të mënyrës sesi qasemi shëndetit seksual, sidomos tek të rinjtë dhe adoleshentët. Por ndërkohë të rregullojmë edhe shëndetin riprodhues. Kur them të rregullojmë, nënkuptojmë këtu të gjithë mënyrën sesi organizohen, sesi funksion dhe se si monitorohet ky lloj shërbimi në Shqipëri. Është një ligj që është i rëndësishëm, patjetër. Është një ligj rregullator i cili do t’i nënshtrohet konsultimit publik për periudhën e parashikuar nga legjislacioni. Ne ftojmë të gjitha grupet e interesit, të gjitha organizatat e shoqërisë civile, të gjithë ekspertët e shëndetësisë të cilët kanë sugjerime apo mendime të vlefshme për të kontribuar në rregullimin e këtij sektori shumë të rëndësishëm. Janë të ftuar ta bëjnë atë jo vetëm përmes platformës elektronike, por edhe në tryezat konsultuese që ne jemi duke zhvilluar paralelisht si Ministri e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të sjellë një kuadër rregullator bashkëkohor sipas standardeve ndërkombëtare.
Sa i përket pyetjes së dytë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së bashku ne Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor janë duke punuar për të sjellë listën e re të barnave të rimbursueshme për vitin 2024. Strukturat përkatëse janë duke bërë të gjithë kalkulimet e nevojshme mas sjelljes së ofertave të kompanive farmaceutike me synimin për të adresuar të gjitha ato problematika që janë sa i përket mungesës së disa barnave të caktuara apo ajo që është më e rëndësishme akoma, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë popullatës me barna të rimbursueshme që janë të domosdoshme për kujdesin shëndetësor të tyre. Qëllimi ynë kryesor është që ne ta pasurojmë këtë listë barnash të rimbursueshme dhe me alternativë të reja të cilat padiskutim ndihmojnë në një shëndet më të mirë të popullatës. Procesi pritet të përfundojë shpejt sipas parashikimeve ligjore.

Faleminderit!

Previous Siguria Publike, Balla firmos në Abu Dhabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY