Komuniteti shqiptar në Luksemburg, një urë komunikimi për bashkëpunim të suksesshëm - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Komuniteti shqiptar në Luksemburg, një urë komunikimi për bashkëpunim të suksesshëm

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë dyditore në Luksemburg me rastin e pjesëmarrjes në edicionin e dytë të “EIB Group Forum 2024”.

Gjatë qëndrimit të tij, Kryeministri u takua dhe bashkëbisedoi me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg, bashkëkombës të integruar më së miri ndër vite në administratë, banka, kompani të mëdha të Dukatit të Madh, për të diskutuar me ta rreth kontributit të mundshëm në fushat prioritare të zhvillimit të Shqipërisë.

* * *

Kryeministri Edi Rama: Sinqerisht e vlerësoj shumë që keni marrë mundimin të jeni këtu edhe nuk dua t’ju mbaj fjalim sepse besoj që është më e arsyeshme që ta konsumojmë këtë kohë në formë bashkëbisedimi. Për mua është me interes të veçantë që të dëgjoj dhe mësoj sa mundem në këto raste, aq më tepër që nuk mund të pretendoj që unë njoh mirë kontekstin në të cilin ju jetoni dhe problematikat që ju keni apo edhe dëshirat që ju mund të keni lidhur me të ardhmen tuaj apo me ndërveprimin me Shqipërinë. Është e sigurt që ju i përkisni një pjese shumë cilësore të bashkësisë shqiptare në emigracion dhe pa diskutim duke patur parasysh edhe sferat e veprimtarisë ekonomike të këtij vendi jeni patjetër asete për këtë vend dhe s’ka si mos të jeni një aset i çmuar për vetë Shqipërinë,

Unë jam këtu bashkë me ambasadoren që besoj se nuk ka nevojë për prezantim, me zëvendës ministren e Financave, me drejtoren Agjencisë së Inovacionit, e cila deri para pak kohe ishte si ju dhe pas një periudhe të gjatë në Shtetet e Bashkuara vendosi të kthehet në Shqipëri dhe të marrë përsipër drejtimin e kësaj agjencie të re që ne kemi krijuar për t’i dhënë një shtysë më të madhe inovacionit në sistemin tonë të qeverisjes. Kështu që nëse do më bëni pyetje do më ndihmoni që të flas për gjëra që ju interesojnë juve dhe të mos flas për gjëra që mund të jenë larg horizontit të interesave tuaj.

 

– Jetoj prej 11 vitesh në Luksemburg, jam drejtoreshë e marketingut për Dhomën Amerikë të Tregtisë. Jam përfaqësuese e Dhomës së Tiranës në Dhomën e Luksemburgut, qeveria shqiptare domethënë dhoma e tregtisë së Shqipërisë së bashku të Luksemburgut në vitin 2000 ka një marrëveshje të nënshkruar dhe unë e përfaqësoj atë prej 9 vitesh. Jam munduar të bëj disa aktivitete, disa bashkëpunime simbolike, një ndër këto është edhe zoti Michel Turk është luksemburgez, do ta prezantoj në një minutë, por do të kërkoj dy ndere. E para ne jemi një komunitet mbi 10 mijë vetë që jetojmë në Luksemburg dhe do të dëshironim të merrnim pjesë në votime, domethënë të bëhet diçka për diasporën. Unë e kam ngritur edhe njëherë në samitin e diasporës.

E dyta është, jo se kam dështuar, por nuk kam qenë e suksesshme për të lobuar siç duhet me Luxair, që ta dini ju Luxair është një nga avionët ka ndaluar që në kohën e komunizmit dhe tashmë me hapjen e demokracisë ne nuk kemi një avion direkt dhe jemi një komunitet shumë i madh, turizmi po rritet luksemburgez dhe gjithë komunitetet se ne jemi edhe me shumë të huaj që vijnë e punojnë gjatë ditës në Luksemburg kanë një imazh dhe një respekt dhe një dashuri për të vizituar vendin tonë dhe për të shpenzuar me tepër kohë për turizëm.

– Kam qenë në Shqipëri sepse më dua të sjell kampionatin botëror të motokrosit në Shqipëri. Qysh prej dhjetorit të kaluar ju keni federim në Federatën Ndërkombëtarë të Motokrosit, qysh prej dhjetorit. Mendoj se është koha, motokrosi është sporti i dytë më i madh i motoçiklizmit në botë, bazuar më së shumti në Europë. Vendet euroipiane janë shumë të forta aty, kampionati botëror tërheq shumë motoçiklist turistë edhe për Shqipërinë. Mund të krijoj kampe stërvitore përgjatë gjithë vitit apo kampe stërvitore dimërore për motoçiklistët e klasit botëror të cilët nuk mund ta garojnë në Belgjike apo vende të tjera dhe që kanë nevojë për ta bërë këtë. Mendoj që në qoftëse mund të vijmë e të flasim seriozisht me Ministrinë e Sporteve për këtë, do të ishte e shkëlqyer. Duke qenë se keni një pistë garimi për Formula 1, atëherë pse jo të mos kemi edhe një për motoçiklizmin, për kampionatin botërorë.

Kryeministri Edi Rama: Do t’ju flas në frëngjisht duke qenë se për shumicën këtu është me rehatshme të folurit në frëngjisht. Pa asnjë dyshim jemi shumë të interesuar për ta zhvilluar këtë ide, duhet të shkëmbejmë kontaktet dhe më pas nëse doni mund të vini të na vizitoni dhe të paraqisni pak më me detaje programin në mënyrë që të kuptojmë se çfarë duhet të marr përsipër pala shqiptarë e më pas vazhdojmë. Unë nuk jam ndonjë tifoz i mekanikës, i veturës apo motorëve, unë as nuk di t’i jap makinës, nuk e kam mësuar. Sepse sido të jetë jam shumë i madh për tu futur vetëm në atë vend të vogël, por mund të kuptoj dhe mund t’ju them po kështu që për motokrosin Shqipëria është vend shumë-shumë i mirë, sepse që të bësh motokros në Holandë është tërësisht, duke qenë një vend i sheshtë.

– Ka pista por në dimër, dimri është në fakt për ekipet e mëdha të cilat duan të stërviten në vende më të ngrohta që nuk ka ngricë.

Kryeministri Edi Rama: Atëherë e bëjmë këtë gjë dhe shohim se si ecën. Tashmë do të flas në gjuhën shqipe, kërkoj ndjese. Kurse për çështjen e kësaj folëm, ishte edhe kryeministri para se të vinim këtu, edhe ia ngrita këtë çështjen e Luxair sepse realisht besoj se ia vlen, por ai më premtoi që do ta shohë, nuk e dija, por ai kishte qenë vetë si turist në Shqipëri në 2018 më tregoi dhe fotografi dhe ishte vetë shumë tifoz i Shqipërisë për nga pikëpamja turistike po themi.

Kurse përsa i përket votës së emigrantëve, vota e emigrantëve nuk është çështje dëshire apo vullneti nga ana jonë sepse ne duam, por është çështje e bazës së të dhënave. Ne nuk kemi akoma sot një regjistër të popullsisë në emigracion, edhe pse kemi bërë disa tentativa, nuk kemi arritur sepse siç jemi ne shqiptarët domethënë që kur vjen puna për të bërë pasaportën tonë apo kartën e identitetit e duam atë ditë në momentin kur na duhet, sepse duam të bëjmë diçka, por kjo çështja e databazës na pengon shumë për ta bërë procesin e votimit të emigrantëve.

– Përshëndetje zoti kryeministër. Unë quhem Besimra Uruçi, jam drejtoreshë në dy kompani financiare në Luksemburg. Jam gjithashtu nismëtare e themelit të Dhomës së Tregtisë Shqipëri – Luksemburg. Doja të bëja një paranteze me çfarë tha Zamira më së pari për sa i përket Luxair. Ne kemi një takim faktikisht këtë të premte ku do të shkojmë bashkë me konsullin e nderit të Shqipërisë në Luksemburg dhe bashkë me përfaqësues të dhomës. Kemi takim me Gilles Feith direkt  dhe me “chief marketing director” të Luxair ku ne kemi bërë një prezantim në bashkëpunim edhe me AIDA-n, në bashkëpunim edhe me disa informacione që i kemi marrë edhe nga Ambasada Shqipërisë në Bruksel dhe aty sigurisht ne do të vazhdojmë lobimin tonë për të hapur një linjë direkte nga Luksemburgu në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama: E para që është shumë e sigurtë është që ne jemi në një tjetër pozicion nga pikëpamja e perceptimit të të tjerëve edhe pashë shifrat e turistëve për janarin dhe është një rritje shumë domethënëse nga janari i kaluar që ka qenë janari më i mirë që kemi pasur ne, është gati 30% plus, gati gjysmë milioni turistë në janar, që është një shenjë shumë kuptimplotë që nëse vitin e shkuar ne e arritëm dhe e kaluam 10 milionëshin, këtë vit do të kemi shumë më tepër turistë. Nëse Luxair do ta vërë linjën, që mund te mos jetë përditë fillimisht dhe nëse do ta vërë duke filluar nga muaji prill, pa diskutim që do të ketë ekonomikisht po themi, përfitim. Nuk do të jetë një eksperiment i dështuar, unë jam i sigurtë për këtë.

– Do të doja të ndaja nja dy ide që besoj që nëse shihen pak më thellë, mund të kenë mundësi zhvillimi edhe me impakte pozitive për vendin. E para është investimi në energji të rinovueshme. Besoj fort që Shqipëria në bazë te pozicionit gjeografik edhe resurseve që ka, energjinë diellore mund ta zhvillojë si pak kush tjetër në Europë. Ndërkohë ç’hyn Luksemburgu? Luksemburgu hyn sepse është vendi, midis të tjerave, është vendi i fondeve të investimit dhe i firmave private equity të të gjitha madhësive. Të gjitha këto firma sot, duke konsideruar edhe krizën globale, janë duke kërkuar fort për projekte që sjellin energji alternative dhe të rinovueshme. Nëse do të ketë një lloj promovimi të centralizuar edhe të strukturuar nga ana e qeverisë, jam i bindur se interesi i këtyre firmave do të rritet shumëfish. Unë di që ju në Shqipëri keni filluar të aprovoni disa projekte. Unë në mënyrë artizanale, njoh një Shqipëri dhe një këtu kam parë që interesi është shumë i madh, dhe jo vetëm që merr pjesë kapitali luksemburgez po duke qenë se këto lloj projektesh kanë impakt shumë pozitiv në mjedis, mundet që të aksesohen edhe fonde me interesa shumë herë më te ulët nga tregu nga Banka Europiane e Investimeve. Jam i bindur që koha ka ikur prej kohësh, që vendi ynë te konsiderohet si vend fasonesh. Niveli i universitetit tonë tani është shumë cilësor me të gjitha ato reformat që janë bërë, kemi të rinj plot që çdo vit që mbarojnë shkollën dhe që flasin gjuhë te huaja edhe që përdorin kompjuterin. Është shumë kryesore për të gjitha kompanitë globale, të unifikojnë dhe të “outsource” proceset operacionale, quhet “business process outsourcing”, me qëllim që të ulim kostot dhe të rrisim eficensën. E fundit është vetëm një falënderim, por kam përshtypjen që u bë shumë pak reklamë; dalja e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave. E them si një njeri i fushës, ka patur një impakt hiperpozitiv kudo në Europë dhe vërtetë është një gjë e madhe sepse për të hyrë aty, mjafton dy budallallëqe të vogla për të hyrë në atë liste. Për të dalë nga ajo listë pasta,, duhet vërtetë të bësh mrekulli, kështu që s’kam parë fare që të shkruhet për këtë, shkruhet për budallallëqe. Kjo, vërtetë faleminderit se ishte e rëndë që Shqipëria sot të ishte në atë listë.

Kryeministri Edi Rama: Për energjinë e rinovueshme ne e kemi një plan të plotë edhe jemi duke investuar në mënyrë të konsiderueshme përmes, kuptohet projekteve që vijnë nga kompani të ndryshme. Patjetër që do të ishte me shumë interes që të kishim në dispozicion instrumente financiarë më shumë sesa këto instrumentet klasikë tradicionalë dhe Banka Europiane e Investimeve është e përfshirë, edhe BERZH është i përfshirë, por për ta bërë më konkrete nuk është aspak problem që ne t’ju vëmë në dispozicion gjithë listën e projekteve, plus edhe atë listë aplikimesh që janë në proces dhe që mund të kenë nevojë për mbështetje financiare dhe pastaj të shohim se si zhvillohet kjo gjëja konkretisht, por faktikisht ne kemi objektivin që brenda 2029 të jemi eksportues neto të energjisë dhe të mos kemi më nevojë të importojmë energji dhe sipas atij plani po ecim edhe me energjinë e diellit, edhe me energjinë e erës kemi filluar të kemi disa projekte dhe besojmë që do ta arrijmë këtë objektiv.

– Një fjalë nëse më lejoni, zoti Kryeministër për daljen nga lista e FATF-së sepse ka lidhje edhe me një çështje tjetër për të cilën keni patur interes të veçantë disa prej jush, për hyrjen në fuqi të marrëveshjes për eliminimin e taksimit të dyfishtë. S’besoj se them ndonjë sekret. Kryeministri dhe qeveria që drejton u përgëzua dhe nga Kryeministri i Luksemburgut i cili, ju e dini shumë mirë, ka dhe një “background” financiar, për faktin e punës së jashtëzakonshme që është bërë për te dalë nga kjo listë dhe u angazhua maksimalisht për të bërë maksimumin që marrëveshja të ratifikohet sa më shpejt në Parlamentin e Luksemburgut dhe shpresojmë që me marrëveshjen, do të ketë edhe hapësira më të mëdha për tërheqjen e investimeve sepse kjo marrëveshje është A-ja, baza për të tërhequr investime të huaja në Shqipëri. Thjesht për të sqaruar faktin që ju përmendët dhe vërtetë është një element shumë i rëndësishëm. Ndonjë pyetje ose sugjerim?

– Çfarë prisni ju nga ky komunitet që është shumë i edukuar, shumë i avancuar, ka lidhje shumë të afërta me Shqipërinë? Kush janë pritshmëritë tuaja për ne? Çfarë mund të bëjmë ne?

Kryeministri Edi Rama: Së pari një herë është pak, por e sigurtë që ju bëni gjënë e duhur dhe që ju i keni dalë zot vetes dhe jeni afirmuar në kushte të cilat jam i bindur, që edhe pse ky është një vend shumë i përparuar, shumë i zhvilluar, shumë demokratik, nuk kanë qenë të lehta besoj, për ju para 15 vjetësh apo edhe para 10 vjetësh. Nuk kanë qenë të lehta, e them në sensin jo thjesht të afirmimit profesional në raport me sektorin ku punoni, po edhe në aspektin e të qenit shqiptar dhe juve në këtë sens, ju e keni bërë tuajën dhe e bëni tuajën përditë kështu që unë do të matesha shumë te thoja që pritshmëria ime ndaj jush është kjo apo ajo sepse në fund të fundit është e kundërta më shumë e rëndësishme, pritshmëria juaj ndaj Shqipërisë edhe ndaj qeverisë në Shqipëri edhe ndaj institucioneve në Shqipëri edhe ndaj meje meqë jam këtu sot, por ajo që besoj unë është shumë e rëndësishme për ne, flas për qeverinë, do të bëjmë çmos që gjithë këto mendje që shqiptarët kanë nëpër botë, t’i afrojmë edhe të marrim sa më shumë prej tyre dhe në fund të ditës, paratë janë shumë të rëndësishme. Fondet janë shumë të rëndësishme, financimet janë shumë te rëndësishme, por mbi të gjitha është mendja dhe diferencën nuk e bën sa ke, e bën sa di. Se mund të kesh dhe po s’dite nuk e arrin kurrë atë që arrin ai që di dhe shembujt për këtë janë të panumërt. Sot ne kemi një botë shqiptare që di shumë. Është detyra jonë që të krijojmë kanale komunikimi dhe të krijojmë hapësira që pastaj ju të keni mundësi të kontribuoni, kuptohet ata që kanë kohë të kontribuojnë, ata që kanë vullnet sepse unë e kam shumë të qartë se si është puna juaj këtu. Nuk është një punë e lehtë. Ju nuk është se e keni ditën 100 orë. 24 orë e keni dhe ju. Keni dhe familje, keni edhe nevojë për të marrë frymë. Punoni gjatë gjithë ditës aty ku punoni dhe t’i kushtoheni dhe një pune tjetër për ta bërë me seriozitet, nuk është diçka që mund tua kërkosh njerëzve në emër të thjesht patriotizmit, por cilido dhe cilado që e ka këtë dëshirë, duhet ta ketë nga ne mundësinë që të japë kontribut, por është pak dhe çështje shtytje mbase ndonjëherë nga vetë ju për të arritur në atë pikën e takimit për t’i bërë këto gjëra.

 

-Unë jetoj prej vitit 2018 në Luksemburg. Kam qenë pjesë e administratës publike në Shqipëri. Në Luksemburg jam angazhuar përsëri në administratë, por jo në administratën luksemburgeze, por në Komisionin Europian. Jam pjesë e një agjencie ku është një partnership publik-privat dhe merret kryesisht me High Computing Technology. Kam kërkuar disa herë kush është pjesë e administratës që është e interesuar që merret vetëm me inovacionin për të krijuar një mundësi që të bëjmë dhe Shqipërinë pjesë të këtij partnershipi. Aktualisht, me informacionin që kam, është bërë ratifikimi i marrëveshjes për pjesën e Horizon Europe, Shqipëria e ka dhe di që janë ende bisedimet përsa i përket digjital europe programm. Nuk e di nëse kjo marrëveshje është e ratifikuar apo jo. Nëse është e ratifikuar ose ratifikohet shumë shpejt, do të isha shumë e lumtur nëse do të krijonim një lloj mundësie për të pasur disa bisedime me pjesën drejtuese të organizatës ku unë punoj dhe për të parë mundësitë që Shqipëria të jetë pjesë e këtij partnershipi. Ky parnertship kryesisht merret me dhënien e fondeve në infrastrukturën teknologjike dhe dhënien e granteve përsa i përket Research dhe Innovation Technology.

Kryeministri Edi Rama: Ne jemi gati të interesohemi pranë kësaj organizate. Duke qenë parnership publik-privat dhe duke qenë si të thuash, organizatë satelite e orbitës, nuk e kemi pasur në vëmendje, por shumë mirë, Suela do të marrë kontaktin dhe do bëjmë gjithë përçapjen se çfarë duhet të bëjmë. Ndërkohë që, në Digital Europe ne jemi përfshirë. Kemi bërë dhe ratifikimin në Parlament, pra jemi pjesë.

-Mirë se na erdhët në Luksemburg. Është i habitshëm fakti që unë kam 34 vjet këtu. Punoj si inxhinier ndërtimi. Është i pari kryeministër që vjen të na takojë ne si diasporë. Këtu në Luksemburg, po bëhen 7 vjet që kemi Dhomën e Tregtisë të Luksemburgut me Shqipërinë. Përse e kemi hedhur këtë ide? Se gjithmonë kemi thënë me ata komunistët e vjetër, që janë diku majtas e djathtas..

Kryeministri Edi Rama: Është nga Shkodra ai, si del shpirti. Nga Shkodra, i del, i vjen komunizmi.

-Ti ke thënë vetë që shkodranët i kanë borxh disa kafe. Ta nxjerrim një kafe. Të thashë, na u bë qejfi që ke ardhur.

Kryeministri Edi Rama: Mua nuk më keni borxh asnjë kafe!

-Kështu i ke thënë shkodranëve. Sa kafe më keni borxh ju shkodranët.

Kryeministri Edi Rama: Tani po ma kujtove. Ma kujtove. E ke parë kur kam qenë në rrugë në Shkodër. Tani po, se tani që e shohin që një herë na e dhanë mundësinë dhe e shohin çfarë po bëjmë në Shkodër, dalin të gjithë “hajde pi një kafe”. Më përpara, të kaloje aty, të ktheje kokën, po çfarë ke mo vëlla, ti ktheje kokën duke ecur, te të fusnin gishtat në sy. Tani thotë “hajde pi një kafe”.

-Gjëja e parë që më intereson mua, ende nuk janë njohur zyrtarisht si Dhomë e Tregtisë që ekziston këtu në Luksemburg, me gjithë përpjekjet që kemi bërë. jemi një grup jashtëzakonisht shumë i madh që kontribuojmë që janë bërë me fuqitë e tyre të bëjnë diçka konkrete për marrëdhëniet tona.

Kryeministri Edi Rama: Ju jeni faktor këtu. Do ishte mirë që të bënim një përpjekje, ju nga ana juaj me mundësitë tuaja për të krijuar kushte që të kemi kontake me biznesin këtu, me fusha të ndryshme. Për shembull se kryeministri po më thoshte për operatorët turistikë që janë këtu. Po marr turizmin, për operatorët turistikë ose për njerëz që mund të kenë interes, kompani që mund të kenë interes të investojnë në Shqipëri në turizëm, në energji, në inovacion. Të krijojmë kushte që ju t’i ftoni dhe ne të sjellim këtu përfaqësues tanit që të bisedojnë me ta. Dhe ju jeni si të thuash, ura që lidh të dyja dhe kështu mund të zgjohet interesi dhe tjetra që unë them nga eksperienca, çështja është të thyhesh akullin. Të vijë njëri, të dalë me sukses dhe pastaj vijnë të tjerët. Kjo është pak a shumë siç e shoh unë për ta bërë efektive punën tuaj se në fund të fundit, ju e keni krijuar dhomën për të promovuar Shqipërinë dhe për të sjellë investime dhe njerëz nga Luksemburgu në Shqipëri. Për këtë e keni bërë, se nuk e keni bërë për veten tuaj.

-Unë punoj për Bankën Europiane të Investimeve. Jetoj prej 10 vjetësh në Luksemburg. Thjesht një pyetje, në fakt është më tepër në emër të tim biri. Ai punon si student në kinemanë e qytetit të Luksemburgut që është kinemaja analoge dhe më ka bërë pyetje me qenë se aty jepen çdo javë filma nga kultura të ndryshme franceze, italiane, më ka thënë si mund të sjell unë këtu filma të vjetër shqiptarë. A ekziston një mundësi, një film ose disa filma shqiptarë shumë të vjetër duhet t’i jepen arkivës së kinemasë së Luksemburgut dhe ato herë pas here të shfaqen në kuadrin e javës të kulturës shqiptare në Luksemburg.

Kryeministri Edi Rama: Patjetër. Për djalin do ta bëjmë këtë patjetër. Do ta bëjmë. Na intereson dhe ne.

-Ai është vetëm 18 vjeç, por është shumë e rëndësishme që ai e ka ndjenjën e patriotizmit.

Kryeministri Edi Rama: Do ta bëjmë patjetër. Kemi disa filma të restauruar, kështu që mund ta bëjmë me kënaqësi.

-Punoj te Ministria e Punës, për ndihmën e të rinjve që të futen në tregun e punës. Pyetja ime ishte thjesht si do të jetë Shqipëria 10 vitet e ardhshme se në televizor, gazetaria bën pjesën e vetë, e fryn shkrimet, të paktën ju jeni këtu sot. Gëzime për këtë pjesë që jeni sot këtu.

Kryeministri Edi Rama: Gjëja që mund të imagjinojmë për Shqipërinë, që Shqipëria të jetë një vend ku falë këtyre mundësive që ka, turizmi, energjinë, mundësisht nëse arrin të bëjë si duhet në inovacion, të jetë një vend që të krijojë kushte për të pasur një jetë të mirë mesdhetare dhe besoj se Shqipëria do të jetë një vend që do të jetë padiskutim i pari në gjithë rajonin për ekonomi, për jetesë të qetë, për jetesë pa shumë ngarkesa, por me mundësi. Unë kështu besoj. Unë ju falënderoj shumë sinqerisht. Ishte kënaqësi. Nuk patët të gjithë mundësi të flisni, por ne jemi në dispozicion. Realisht jemi në dispozicion.

Kështu që, për këto gjëra që dëgjuam konkretisht dhe që folëm konkretisht të shohim se çfarë mund të bëjmë, por varet nga ju se sa ju doni të angazhoheni për më tepër. Ne jemi të lumtur të kemi më shumë kontribute dhe ndërkohë thashë jemi duke bërë skemën e re si të mund të angazhojmë nëpër pozicione të ndryshme njerëz që nuk vijnë atje fizikisht, por që kontribuojnë në distancë dhe që sigurisht janë pjesë e punës dhe patjetër dhe me një shpërblim financiar që kuptohet nuk do të jetë si në Luksemburg, por sidoqoftë mos jetë një gjë vullnetare, se vullnetarja një herë, dy herë, tre herë, pastaj herën e katërt thua isha sëmurë, herën e pesë çova çunin aty, herën e gjashtë dhe pastaj harrohesh.

Shumë faleminderit!

Previous Siguria Kombëtare, ministri Peleshi konsultim me ushtarakë të lartë dhe ekspertë të fushës