Konferenca Ndërkombëtare Studentore në UT / Ministrja Kushi: Nxisim përfshirjen e studentëve në projekte kërkimore shkencore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Konferenca Ndërkombëtare Studentore në UT / Ministrja Kushi: Nxisim përfshirjen e studentëve në projekte kërkimore shkencore

Rreth 130 studentë e studiues të rinj jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga universitete të ndryshme evropiane dhe nga universiteti i Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës, Tetovës, etj. u bënë së bashkë me studentë të Universitet të Tiranës në Konferencën Shkencore Studentore Ndërkombëtare “Kërkimi Shkencor dhe Edukimi në Perspektivën e Studentëve dhe Studiuesve të Rinj”.

Në këtë konferencë merrnin pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, rektorët e universiteteve të Tiranës dhe Prishtinës, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Prof. Dr. Qerim Qerimi, dekanë, profesorë, pedagogë dhe studiues të rinj.

Në fjalën e saj Ministrja Kushi nënvizoi se rezultatet konkrete të kërkimeve shkencore të studentëve vlejnë jo vetëm për universitetet, por edhe për politikëbërjen. Znj. Kushi shprehu gatishmërinë për t’i mbështetur këta të rinj në të tjera nisma të ngjashme që nxisin kërkimin shkencor që është edhe një nga pikat kryesore të ndërkombëtarizimit të universiteteve.

Konferenca synon krijimin e urave të bashkëpunimit mes studentëve dhe studiuesve të rinj nga universitete brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Duke folur për mbështetjen studentore, ministrja u shpreh se ajo tashmë është ngritur në një nivel të ri dhe nënvizoi se përjashtimi nga tarifat dhe bursa sa paga minimale për studentët ekselentë, fituesit e olimpiadave ndërkombëtare, por mbi të gjitha për ata që zgjedhin të studiojnë në një nga programet ‘prioritet kombëtar’, janë një mbështetje e mirë për studentët që të qëndrojnë dhe të studiojnë në Shqipëri, duke kursyer edhe paratë e familjeve shqiptare.

Gjithashtu, vlera e diplomës së tyre do të jetë më e lartë, për shkak të programeve të studimit të përbashkëta ose të dyfishta, të cilat janë fryt i ndërkombëtarizimit.

Ministrja shtoi se shumë shpejt studentët në Shqipëri do të kenë mundësi të përfitojnë kredi studentore, për të mbuluar të gjitha shpenzimet gjatë jetës universitare.

Previous Ministri Peleshi vizitë zyrtare në Slloveni: Intensifikojmë bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë