Kuvendi miraton në parim p/buxhetin dhe paketën fiskale 2023 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kuvendi miraton në parim p/buxhetin dhe paketën fiskale 2023

Kuvendi miratoi në parim në seancë plenare projektligjin për Buxhetin e shtetit për vitin 2023 dhe projektligjet e paketës fiskale që e shoqërojnë atë.

Në projektbuxhetin e vitit 2023 të ardhurat parashikohen të arrijnë në 631.7 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet do të jenë 687.2 miliardë lekë. Planifikohet që në vitin 2023 rritja ekonomike të jetë 2.6 %, nga 3.7 % që pritet të jetë në këtë vit.

Tre do të jenë drejtimet kryesore të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm :

  • përforcimi i sistemeve të mbrojtjes sociale për të mbrojtur shtresat më në nevojë
  • garantimi i furnizimit pa ndërprerje me energji elektrike dhe mos ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike
  • vijimi i investimeve në rritjen e kapaciteteve digjitale të ekonomisë dhe të qytetarëve

Projektbuxheti i vitit 2023 parashikon një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve për përballimin e efekteve të krizës, rreth 50 miliardë lekë që do të alokohen në buxhet vetëm për mbështetjen sociale.

Projektbuxheti adreson nevoja me fokus të veçantë, për :

  • 686 mijë pensionistë
  • 220 mijë familjarë dhe individët në nevojë,
  • 100 mijë familjarë me të ardhura të ulëta, 5600 gratë të papuna, me 3 apo më shumë fëmijë
  • 37 mijë arsimtarë, 20 mijë mjekë dhe infermierë, 1,200 zjarrfikës
  • 30 mijë fermerë
  • 1 mijë familje të reja

 Buxheti i vitit 2023 ka gjithashtu disa politika ekonomiko-sociale:

  • Fondi për mbrojtjen sociale (ndihma ekonomike dhe paaftësia) rritet me 2.4 miliardë lekë
  • Fondi i pagave rritet me rreth 8 miliardë lekë
  • Fondi për pensionet rritet me 12.4 miliardë lekë
  • Fondi për sigurimet shëndetësore ku përfshihen fondet për poliklinikat dhe spitalet rritet me 1,7 miliardë lekë,
  • Politikave sociale, rreth 600 milionë lekë mbështetje e veçantë për gratë e papuna me 3 apo më shumë fëmijë deri 18 vjeç,
  • Garanci sovrane, 1.5 miliardë lekë mbështetje për familjet e reja që blejnë banesë për herë të parë
  • Mbështetja për sektorin e energjisë me 12 miliardë lekë, si mburojë për rritjen e çmimeve.
  • Granti prej 80 milionë euro që do të akordohet nga BE do të përdorët për mbështetjen nga rritja e çmimeve dhe kriza energjetike
  • Kontigjenca, 3 miliardë lekë

 

Buxheti për vitin 2023 është:

Të ardhurat           631 711       milionë lekë; 29 % e PBB

Shpenzimet           687 209       milionë lekë; 31.6% e PBB

Deficiti                   -55 498      milionë lekë

Paketa Fiskale 2023 synon të rrisë miradministrimin e të ardhurave dhe të përafrojë legjislacionin tatimor me direktivat e Bashkimit Europian, ashtu si edhe të reflektojë disa korrektime në ligjet aktuale, sipas rekomandimeve të FMN dhe diskutimeve me grupet e interesit.

Parashikohen ndërhyrje dhe rregullime në disa ligje që zbatohen aktualisht, por edhe propozime për projektligje të reja, si:

Projektligji i ri “Për Tatimi mbi të Ardhurat”;

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar”;

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.61/2012 ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”;

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920/2008 ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar”.

Previous Ministrja Ibrahimaj: Formalizimi i ekonomisë mbetet objektiv madhor, kërkohet ndërveprim mes gjithë aktorëve