Le të dëgjojmë njëri-tjetrin. Bashkëbisedim i Kryeministrit Edi Rama me qytetarët në rrjetet sociale mbi temën e energjisë dhe temën e operacionit ndëshkimor për metrat katror pa leje për qëllim fitimi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Le të dëgjojmë njëri-tjetrin. Bashkëbisedim i Kryeministrit Edi Rama me qytetarët në rrjetet sociale mbi temën e energjisë dhe temën e operacionit ndëshkimor për metrat katror pa leje për qëllim fitimi

Mirëmëngjes! Siç e kishim lajmëruar jemi në një bashkëbisedim, pasi realisht i kemi ndjekur me shumë vëmendje të gjitha komentet e këtyre ditëve, pasi kemi mbledhur dhe seleksionuar ato më “të egrat” për të cilat do më ndihmojnë dhe dy nga specialistët e zyrës së komunikimit, jemi gati për të nisur bashkëbisedimin.

 

Dua të nis me disa komente të ardhura nga disa miq të faqes të interesuar drejtpërdrejtë ose indirek, lidhur me rritjen e pagës për zjarrfikësit.

 

Është e vërtetë që është një rritje, e cila as nuk i përgjigjet në fakt kërkesës së bërë prej tyre me të drejtë dhe as nuk i përgjigjet objektivit tone. Sepse është një rritje për këtë tre mujor, ndërkohë që me buxhetin e ri do ketë për zjarrfikësit një tjetër rritje, siç do të ketë edhe për mjeket dhe infermierët, mësuesit.

 

Kështu që, dua t’ju them të gjithë punonjëseve zjarrfikës dhe familjeve të tyre që jam absolutisht dakord me këtë shprehje pakënaqësie apo pasigurie, ndoshta ngaqë nuk e kemi shpjeguar si duhet se ky është vetëm hapi i parë në këtë fundviti për të filluar si për të gjitha kategoritë e tjera për të cilët rritëm pagat dhe ndërkohë menjëherë me buxhetin e ri, ashtu siç do të parashikojmë edhe një tjetër rritje për të vazhduar të përballojmë inflacionin  e luftës për pensionistët, do të kemi një rritje siç thashë për zjarrfikësit, për mësuesit, mjekët, infermierët siç e kemi edhe në programin tonë rritjen e përvitshme.

 

Atëherë fillojmë me pyetjet, i kemi faktikisht të ndarë në dy temat kryesore dhe më të nxehta edhe të ditëve të fundit, që është tema e energjisë dhe tema e operacionit ndëshkimor për metrat katror pa leje për qëllim fitimi.

 

Koment nga qytetarët në FB: Të gjithë shqiptarët harxhojnë mbi 800 KW në dimër se harxhojnë për ngrohje 

 

Kryeministri Edi Rama: Kjo nuk është e vërtetë, e kemi thënë dhe rithënë, bazuar në shifra të nxjerra prej regjistrave të OSHEE, gjatë gjithë viteve të fundit, kur faktikisht ka pasur një konsum energjie të lartë si gjithmonë xhanëm në pikun e verës dhe në pikun e dimrit dhe familjet apo abonentët familjarë që harxhojnë mbi 800 KW shkojnë në maksimumin e tyre në janar deri në afro 60 mijë, kështu që patjetër po të kemi parasysh raste kur janë 2 kurora apo 3 kurora në një shtëpi të mëdha, e cila ka disa boliera, e cila ka më shumë sesa një elektroshtëpiake atëherë sigurisht që kjo mund të rritet, por flasim për familje dhe ndërkohë për në një milionë e 90 mijë konsumatorë familjarë abonentë, këta janë vetëm rreth 4%.

 

Koment nga qytetarët në FB: Jep urdhër për shkollat se dhe kur mbaron mësimi, dritat nuk i fikin. Ke disa nëpër Tiranë.

 

Kryeministri Edi Rama: Kjo është shumë e vërtete. Ne kemi bërë faktikisht planin për vendosjen e administratorit të energjisë në të gjitha institucionet publike dhe ndërkohë ministrja e arsimit ka përgatitur edhe direktivën për të gjitha drejtoritë dhe zyrat arsimore dhe për të gjitha shkollat që patjetër duhet t’i kenë të gjitha dritat të fikura me përjashtim të një drite emergjence le të themi në hyrje mbas përfundimit të cdo procesi mësimor.

 

Pyetje nga qytetarët: Po faturat afrofe kur asnjë lloj numri nuk përkon me sahatin, si duhet të llogaritet?

 

Kryeministri Edi Rama: Historia e faturave afrofe është një histori që i përket të shkuarës. Nuk ka më fatura afrofe në Shqipëri, ndërkohë që ka fatura, të cilat vendosen sipas një mesatareje të konsumit kur nuk është i mundur leximi i sahatit, por edhe numri i tyre është një numër shumë i vogël, kështu që praktika faturash afrofe në Shqipëri ku asnjë lloj numri nuk përkon me sahatin është një praktikë që i përket së shkuarës dhe në të gjitha ato pak raste ku mund të ketë ankesa apo keqkuptime të kësaj natyre ka një kanal ankimimi që funksionon më së miri përmes OSHEE.

 

Koment nga qytetarët në FB: Po mor faqezi, po si të thuash ti do bëhet. Pak e keni o popull, e kuptoni ne dhe Norvegjia jemi vendet që kemi lumenj më shumë se asnjë shtet dhe prodhojmë drita për gjithë Europën, ne na kufizohet energjia, siç behet me miniera, vendet që ndodhen minierat janë totalisht në mjerim. Kështu dhe me energjinë, prodhojmë vet e ne s’kemi drita. 

 

Kryeministri Edi Rama: Sigurisht që ofendimet nuk janë argumente, por unë e mendoj vijimësisht që nuk kam pse të inatosem me këdo mik të kësaj faqeje që për arsye të pozicionit të tij politik apo për arsye të humbjes komplet të besimit tek politika, lëshohet në ofendime sepse kur këto lloj ofendimesh vulgare i dëgjojnë për ditë e përnatë nëpër kanalet e nëpër portalet nga ku flasin urrejtësit profesionistë të politikës, atëherë janë më të fundit të cilëve mund t’i vihet faji. Ndërkohë, është shumë e rëndësishme që ta kuptojmë të gjithë. Është e vërtete po, ne jemi vendi me burimet ujore më të pasura pas Norvegjisë në kontinentin europian. Por është po kaq e vërtetë që kjo nuk është aspak e mjaftueshme për të thënë që meqë kemi lumenj më shumë sesa asnjë shtet, thotë Martini, atëherë duhet të kemi dhe një energji për të furnizuar gjithë Europën, sepse energjia nuk vjen nga lumi në prizë apo në llambë, por vjen nga sistemi i prodhimit të energjisë përmes hidrocentraleve. Dhe Shqipëria me kapacitetet prodhuese që ka sot edhe sikur t’i ketë plot e përplot me ujë hidrocentralet, nuk prodhon më shumë sesa 75 % në maksimumin e vet të saj. Që do të thotë 25% tjetër duhet mbuluar nga importi se s’ke ku shkon, ashtu sikundër kur nuk ka ujë ky kapacitet prodhues bie dhe nevoja për import rritet. Kjo është pak, por është e sigurtë, ky është fakt dhe nuk është opinion.

 

Ndërkohë që, përsa i përket minierave, situata në miniera është krejt si dita me natën krahasuar me të shkuarën edhe pse ka ende goxha për të bërë dhe për të rregulluar dhe ndërkohë pagat e minatorëve, trajtimi i minatorëve as nuk ka të krahasuar me atë që kemi parë në mesjetën e deri disa viteve më parë

 

Koment nga qytetarët në FB: Rëndësi ka të lexohen sahatet rregullisht çdo muaj e jo afrofe siç ndodhi dimrin që kaloi. 

 

Kryeministri Edi Rama: Edhe një herë, nuk ka fatura afrofe në Republikën e Shqipërisë prej disa vitesh, jo prej dimrit të kaluar, por prej disa viresh.

 

Koment nga qytetarët në FB: Ti e dije se nuk prekeshin 4% nga fashoja e re, por mbi 50% deri në 94% në dhjetor, andaj e dije sesi po vlonte tenxherja e zemërimit. Ruajtje qeverinë dhe zgjedhjet lokale që po vijnë, kaq. Sigurisht që duhet kursim, por edhe përgjegjësi që në 10 vjet nuk u shtua asnjë burim energjie.

 

 

Kryeministri Edi Rama: As e para dhe as e dyta për fat të keq nuk janë të vërteta dhe mbi të gjitha është e padrejtë për të mos thënë fyese sepse e përsëris nuk kam asnjë arsye që të ndihem i fyer kur njerëzit e zakonshëm që janë të rreshtuar në kampin kundërshtar apo përdorin një gjë, e cila në fakt buron nga gjithë dritaret çedukuese të kanaleve dhe portaleve ku urrejtësit profesinistë i mësojnë njerëzve gjithçka në kundërshtim me atë qw prindërit u kanë mësuar dhe na kanë mësuar kur ishim fëmijë. Megjithatë, e para, edhe një herë tjetër nuk preken, nuk prekeshin dhe nuk do të preken mbi 50% dhe deri në 94% në dhjetor.

 

Kjo ëshë një fantazi sepse unë nuk jam këtu për të treguar përrralla se nuk ma lejon detyra dhe nuk ma lejon vetja të tregoj përrralla. Unë jam këtu për të folur me fakte dhe mbaj përgjegjësi për ato që them dhe faktet janë fakte. Mjafton të shohim regjistrat e konsumit të OSHE-së për të kuptuar që shifrat e dhëna prej nesh janë të vërteta. E dyta, nuk ka kryeministër në planet, edhe ai më i keqi, që të mos shfrytzojë çdo lloj mundesie për të bërë më të mirën, kur vjen puna tek prekja drejtpërdrejtë e të përditshmes së njerëzve.

 

Që do të thotë, që për asnjë arsye në botë nuk do të thosha diçka që është e pavërtetë sepse faktikisht e vërteta do dilte shumë herë më shpejt sesa do të ndihmonte mungesa e kujtesës me atë që u tha. Dhe nuk ka lidhje kjo me asnjë “tenxhere zemërimi” dhe me asnjë “tenxhere grumbullimesh”, por ka lidhje me një fakt.

 

Kemi pasur dy elementeë që na kanë ndiymuar ta shtyjmë, jo të heqim dorë, por ta shtyjmë vendosjen e fashës, dhe të mos e vendsoim në muajin tetor. Elementi i parë është reshjet, pra kemi rreshje që janë shtuar, edhe pse jo në mënyrë të konsiderueshme, por kanë shtuar kuotat në hidrocentrale dhe posaçerisht në Fierzë ku është edhe burimi i energjisë dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët sesa parashikimi dhe duke qenë se nevoja është më e ulët se parahikimi, atëherë ne këtë nevojë mund të vazhdojmë ta përballojmë pa pasur kërcënim në aspektin financiar. Kjo është e gjitha. Dhe nëse trendi i kursimit do të vahdojë dhe nëse edhe rreshjet do të vazhdojnë,  atëherë ne do  takalojmë pa asnjë të papritur muajin tetor. Në muajin nëntor do të vendose fasha, duke pasur parasysh parametrat, ose do t’i rikthehemi këtij diskutimi përsëri duke pasur parasysh parametrat, ky është objektivi.

 

E dyta, është e pavërtetë që nuk janë shtuar burime të reja energjie, madje ka një të vërtetë tjetër dhe nuk dua të zjatem shumë këtu se ka shumë pyetje dhe komente, që ne kemi bërë një ndryshim shumë të rëndësishëm në kontratat e bëra me hidrocentralet private nga qeveria e mëparshme, të cilat me detyrimin e marrë nga qeveria për parablerje, sot do ta çonin shpenzimin e buxhetit, janë rreth 0.8 terra, nuk janë pak, burime të reja energjie, shpenzimin e buxhetit në pikën ku do të kishim një hap larg dhëmbët e falimentimit të shtetit.

 

Dhe duke qenë se i rinegociuam ato kontrata, duke qenë se ne vendosëm një tavan për ato kontrata, edhe përballë, jo vetëm investitorëve, por edhe përballë përfaqësuesve diplomatikë të vendeve të tyre që na ulën në tavolinë dhe që kundërshtonin, ne kemi shumë më pak detyrime ndaj tyre dhe në kushtet e kësaj krize kemi një përfitim shumë më të madh, në raport me çfarë do të kishim. Thjesht për t’iu dhënë një shifrër, 300 milionë, 300 milionë euro të kursyera në vit.

 

Koment nga qytetarët në FB: Pse të rritësh energjinë kur ju i keni rritur të gjitha me lekë plot nga gjërat e tjera që ti i di më së miri?

 

Kryeministri Edi Rama: Nëse ka sot një mburojë mbi çmimin e energjisë dhe nëse sot familjet shqitare dhe biznesi i vogël nuk kanë asnjë qindarkë rritje të çmimit krahasuar me ditët dhe vitet përpara fillimit të kësaj krize që po sjell rritje marramendëse çmimesh të energjsë elektrike dhe të gazit në të gjithë Evropën, kjo vjen si rezultat i faktit që ato lekët plus që dalin nga rritja e tw ardhurave për shkak të rritjes së çmimeve përdoren për të kompensuar këtë diferencë.

 

Ju ka ardhrw fatura e energjisë, shikoni faturën e energjisë sespe kemi vënë një shënim aty. Dhe bëjeni atë shumëzim që ju kemi sugjeruar të bëni midis çmimit që ju e paguani energjinë dhe çmmit real dhe në atë diferencë është qeveria shqiptare, e cila mbron çmimin tuaj.

 

Është qeveria shqiptare, e cila mbron çmimin e biznesit dhe kapaciteti mbrotjës vjen pikërissht nga fakti se ato të ardhura plus përdoren pikërisht për të mbrotjur çmimin e energjisë.

 

Koment nga qytetarët në FB: Ka nga ata, që nuk kanë drita fare dhe paguajnë fatura të njëjta si më parë apo bizneste që konsumojnë drita sa për një lagjje e paguajnë sa një biznes i vogël. Lëri këto broçkulla se i kanë mësuar edhe veshgjatët, jo më njerëzit që po e vuajnë në kurriz. Klb

 

Kryeministri Edi Rama: Klb dhe faleminderit dhe Klb edhe ti Francesko, por këto nuk janë broçkulla, këto janë fakte. Midis fakteve dhe broçkullave është diferenca e argumentit të bazuar në realitet dhe opnioneve bazuar në llafe. Nuk ka nga ata që nuk kanë drita fare dhe nuk paguajnë fatura. Ka një faturë shërbimi minimale për të gjithë abonentët e çfarëdolloj kategorie që kanë një marëdhënie me OSHEE-në dhe kjo është një faturë shërbimi e lidhjes së kontratës që funksion në të jithë botë, pra ti mund ta mbyllësh shtëpinë dhe mund të mos jetosh aty për një vit, po për sa kohë është shtëpia jote, është një faturë shërbimi shumë minimale dhe nuk ka fatura që vijnë për të paguar drita kur s’ke drita fare. Kjo nuk ekziston më. Ka ekzistuar në të kalaurën, Në kohën e atyre që sot flasin e çfarë nuk thonë dhe e lanë Shqipërinë në humnerë, por sot kjo nuk ekziston më ndërkohë që biznese që konsumojnë drita për një lagje dhe paguajnë si një biznes i vogël, mund të ketë ndonjë rast.

 

Unë, asnjëherë nuk përjashtoj që ka raste sepse nuk ka asgjë perfekte, por absolutisht edhe kjo ka qenë nje modë e së kaluarës që nuk ekziston më.

 

Koment nga qytetarët në FBI ke të gjitha filma.  Je njeri inteligjent, kjo nuk vihet në dyshim, prandaj dhe bëre gjithë këtë teatër për ngritjen e çmimit në tetor që të dalësh sërish si shpëtimtari i kombit që po na kursen tw ardhura duke bërë të pamundurën. Dhe binde dhe ca lëpirës këtu që të kanë shpallur hero të kombit  e ngelën duke të lëpirë në mënyrat më të neveritshme. Tetori dihet që nuk shpenzon shumë energji pasi ngrohja nuk është shumë e nevojshme ose është me shumë pak orë. Nëntori , dhjetori e më tej të itnereson ty e atje do vilni mirë.

 

Kryeministri Edi Rama: Tani mendoj që nuk është gjuha e një vajze e një gruaje që të hyjë në të lëpira e në të përpira, por sidoqoftë e përsëris, s’kam asnjë arsye dhe s’kam asnjë mundësi që të revolothem me këtë lloj gjuhe, kur vjen nga komentatorë, njerëz të zakonshëm që hyjnë në këtë faqe përderisa këtë lloj gjuhe e dëgjojmë përditë e përnatë në nivelet më të larta të përfaqësimit politik apo të përfaqësimit mediatik nga një lukuni urrejtësish profesionistë që dynden nëpër kanale e portale për ta tërbuar këtë milet, secili të vetin.

Unë nuk kam bërë asnjë heroizëm dhe absolutisht nuk kam dalë si asnjë lloj shpëtimtari, por një gjë është mbase pak, por e sigurt; që çdo  ditë, çdo minutë, ditë e natë unë jetoj me këtë detyrë, jetoj për këtë detyrë dhe kjo detyrë është në funksion të rezultateve për njerëzit, të rezultateve për vendin dhe të përmirësimit të jetës apo lehtësimit të barrës faktike ose psikologjike të kësaj lufte.

Inflacionin e luftës nuk e ka sjellë qeveria, nuk e kam sjellë unë dhe nuk po shoh dhe nuk ka se si ta shikojmë ndonjë qeveri në botë që e përballon duke e zhdukur fare, të gjithë përpiqen ta lehtësojmë dhe ne përpiqemi të bëjmë maksimumin për ta lehtësuar.

Absolutisht këtu nuk bëhet fjalë as për të vjelë e as për të mjelë. Këtu bëhet fjalë për të administruar me sa më shumë përgjegjshmëri dhe me sa më shumë kujdes një situatë shumë kritike që po çmend gjithë botën dhe nga ana tjetër, këtu bëhet fjalë për të bërë maksimumin jo në funksion të mjeljes apo vjeljes në arkën e shtetit por të lehtësimit, sadopak financiar por mbi të gjtiha psikologjik të gjithë njerëzve dhe të gjitha kategorive në këtë vend.

Natyrisht që në tetor konsumohet më pak por çështja është që në rast se në tetor ne nuk do t’i kishim këto dy komponentë që na bënë të marrim vendimin e shtyrjes së fashës, pra, nga njëra anë reshjet sepse vjet në tetor nuk ka pasur reshje fare, nga ana tjetër një tendencë konsumi që e shikojmë me kënaqësi që ka filluar, ne do të na duheshin patjetër të ardhurat e atyre që konsumojmë mbi 800dhe ka sot plot që konsumojnë mbi 800. Ky është fakt, nuk janë 60 mijë siç arrin numri në janar që është piku por janë 30 e c e deri në 40 mijë apo jo? Përfshirë aty dhe të tjera familje për shkak të dy apo tre familje.

Filma unë nuk bëj, dakord? Kam luajtur në një film të Ermal Mamaqit, përndryshe unë jam këtu për të thënë atë që bëj dhe për të bërë atë që them.

Koment nga qytetarët në FB:  “Po ul cmimin e dritave që të kursejmë korentin”.

Kryeministri Edi Rama: Nuk funksionojnë këto të dyja. E gjithë bota e shikon kursimin si shtrëngim, pra shtrëngesa që krijohet nga rritja e cmimit krijon dhe tendencën për të kursyer dhe qoftë edhe ideja që cmimi po rritet për një pjesë përtej 800kilovatëve, ka bërë shumë që të kursejnë. Kemi qartësisht shenja që ka filluar të kursehet. 800kilovatët, sot që flasim, për të mos shkuar më larg, për të mos iu treguar vende të tjera që po cojnë fatura marramendëse nëpër shtëpitë e njerëzve sepse llogaritë e tjetrit këtu bëhen më kollaj dhe pastaj shumëkush këtu thotë “Ata i kanë rrogat më të larta”; ata i kanë rrogat e larta por kanë njëmijë e një detyrime të tjera për të paguar dhe i kemi të gjithë të njohur, miq, të afërm jashtë shtetit, pyetini se si iu vjen kur ju vjen ajo fatura e rritur 60%, e rritur 70%, e rritur 136% e gazit apo e drtiave.

Për të mos hyrë në këtë, po iu them Kosova. Kosova sot aktualisht që flasim, prej kohësh e ka fashën deri në 800 dhe do ta mbajnë deri në vijim dhe Kosova jo vetëm ka fashën deri në 800 por Kosova ka dhe kufizime 6-8 orë ndonjëherë të energjisë elektrike sepse kanë një problematikë shumë më të rëndë sesa ne në aspektin e burimeve të energjisë.

Ne nuk duam të kemi prerje dritash dhe ne nuk duam të kemi rritje cmimi për konsumatorët familjarë të cilët harxhojnë deri në 800kilovat dhe këta, doni nuk doni, nuk janë 50%, këta janë 95-96%.

Koment nga qytetarët në FB: “Po cfarë janë 500 kilovatë? Këto janë ata që janë dy veta dhe nuk kanë frigoriferë, nuk kanë boilerë dhe kanë vetëm një llambë. Këta harxhojnë 500 kilovatë.

Kryeministri Edi Rama: Kjo është krejtësisht e pavërtetë, e para. E dyta, nuk di nga doli 500 sepse ne nuk flasim për 500, por flasim për 800. Ndërkohë, ju kujtoj se kur ne kemi filluar reformën e energjisë, ka pasur një fashë 300 kilovatë. Fasha 300 kilovatë ka qenë për familjet më të varfra të cilat, normalisht, nuk kishin thjesht një llambë dhe nuk është vetëm për një llambë 300 kilovatë. Kjo është llogari e bërë, kjo nuk është shpikje dhe për këtë mjafton që çdokush nga familjet të marrë dhe të shohë faturën.

Koment nga qytetarët në FB: “O gjigand, përdorimi i fjalës familje është i gabuar prandaj bën mirë ta korigjosh në abonentë. Nuk janë 1 milionë e 90 mijë familje në Shqipëri se do dilte 3-4 milion numri i popullsisë.

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit edhe për gjigandin. Dakord, abonentë familjarë, por ki parasysh që në këta abonentë familjarë që janë 1 milionë e 90 mijë ka më shumë sesa kaq, sepse ka abonentë të një shtëpie ku ka dhe dy familje brenda, ku ka dhe tre familje brenda.

Koment nga qytetarët në FB: ”Zoti kryeministër, populli fukara kursen sepse janë shumica me pensione të vogla por institucionet, administrata që kanë kondicionerë dhe janë borxh me shtetin kush i paguan?

Kryeministri Edi Rama: Patjetër që administrata duhet t’i paraprijë më forcën e shembullit gjithë këtij dimri kaq kërcënues, në aspektin e burimeve të energjisë për gjithë botën, por edhe për vendin tonë për arsye që i kemi shpjeguar disa herë dhe do vazhdojë të shpjegojmë me durim. Për këtë arsye, ne kemi një plan kursimi dhe po të vini në kryeministri, do shikoni që nuk ndricohet godina siç ndriçohej më parë.

Nga ana tjetër, dhe po e sjell thjesht si shembull të të përditshmesh këtu, por në të gjitha institucionet do të vendoset një administrator i energjisë, të gjitha institucioneve i është vënë një target për kursimin deri në 15%, të paktën 15% të energjisë.

Sigurisht që kjo kërkon insistim, kjo kërkon ndjekje, angazhim dhe përgjegjësi, por jam shumë dakord që administrata duhet të paraprije në këtë proces.

Koment nga qytetarët në FB: “Po mir mo një gjë nuk e kuptoj; dje filluan të bëhen këto pallate pa leje dhe sot i zuri shteti? Ato kanë 33 vjet që bëhen dhe ti, ta zemë, ke 10 në krye dhe sot t’i zuri syri? Pallavra, të gjitha bëhen me lejen tënde dhe hajde të kapim ndonjë lepur për sytë e syleshëve se prapë këtu jemi. Leskovik e tatëpjetë, sic ka qenë edhe do jetë.

Kryeministri Edi Rama: Këtë mënyrë të të folurit e ndesh shpesh, në fakt, jo vetëm për pallatet, por edhe për shumë gjë tjetër, sidomos tek ta që thonë “Ka vajtur aty ku nuk mban më”. Nuk është Shqipëria sot ajo, që ne të gjithë kemi ambicien që të jetë, por të thuash “ka vajtur ku nuk mban më” dhe ndërkohë, të kesh harruar komplet se ku ka qenë, është pak, por e sigurt që duhet të ndalen një sekondë dhe t’i bëjmë një thirrje kujtesës. Ndërtimet pa leje kanë qenë kanceri i këtij vendi, nuk ka më. Ka ndërtime pa leje, nuk diskutohet, por po të vijmë tek këto metrat katrorë pa leje, abuzim mbi një leje ndërtimi, e kemi ulur dhjetëfish. Nëse gjërat do bëheshin sa hap e mbyll sytë dhe një vit është sa hap e mbyll sytë në historinë e një vendi, atëherë as nuk do kishte ardhur fare nevoja që të ndryshonin kaq shumë qeveritë dhe të më vinte radha mua këtu apo neve që jemi këtu sot. Dhe as do ishte nevoja t’i vijë fare radha të tjerëve mbrapa nëse gjithcka do mund të zgjidhej nga një forcë, nga një qeveri apo nga disa qeveri.

E vërteta është që sot jemi në kushtet ku duhet t’i japim një goditje përfundimtare këtij fenomeni kaq të shëmtuar dhe kaq fyes dhe e kam vënë re edhe në komentet e ditëve të fundit që shumëkush thotë të njëjtën gjë që unë kam thënë dhe përsëris prej disa kohësh, prej disa vitesh.

E përsëris në takimet me inspektoriatet, e përsëris në takimet me Policinë e Shtetit, e përsëris në takimet me kryetarët e bashkisë që është e pamundur që ne të vendosim kontroll të plotë dhe të rreptë në territor kur vjen fjala për ata që ndërtojnë një avlli, një çati, apo qoftë dhe një dhomë, apo dy dhoma po doni dhe një shtëpi pa leje në fshat, dhe jo në zona turistike, por në fshatra të thellë dhe të vazhdojë të ketë shans për parellinjtë apo biznesmenët e mëdhenj të këtij vendi që të hapen ndejsesh edhe të bëjnë metra katrorë shtesë në mes të qyteteve apo në kryeqytet. Po kjo është një luftë, e cila nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Spanja e ka pasur këtë problem deri jo shumë vite më parë. Vendet mesdhetare e kanë hasur këtë problem dhe e hasin akoma. Çështja është si t’i japim një goditje finale. Unë po ju them që kjo që kemi bërë me vendimin e qeverisë, ka ardhur si rezultat i nxjerrjes së një konkluzioni përfundimtar, nxirr ligje sa të duash, bëj kontrolle sa të duash, bëj denoncime sa të duash, në fund fare për sa kohë ky sistem drejtësie në nivelin e prokurorive dhe gjykatave të rretheve gjyqësore nuk është akoma i pastruar tërësisht, je i destinuar të llocësh e të turpërohesh.

Koment nga qytetarët në FB: Ku ishit ju zoti Kryeministër kur bëheshin ndërtimet pa leje? Kjo është “doppio gioco”. Në fillim i lejon të ndërtojnë dhe në fund ua merr.

 

Kryeminisistri Edi Rama: Unë kam qenë këtu që ditën e parë që kam hyrë në politikë dhe që ditën e parë që kam hyrë në politikë, unë kam filluar këtë betejë për ta urbanizuar dhe modernizuar teksturën e hapësirave ku jetojnë komunitetet dhe ku jeton komuniteti i Tiranës në radhë të parë. Po qe puna për ndërtime pa leje, nuk e di sa vende bosh janë pas meje për të filluar për të numëruar se kush ka luftuar në këtë vend kundër ndërtimeve pa leje. Po kjo është njëra anë e medaljes. Po të ishte “doppio gioco” dhe po të isha unë pjesë e “doppio gioco-s”, do t’i lejoja të ndërtonin dhe në fund do t’i merrja për vete apo jo? Jo për shtetin. Se kjo nuk ka pikë logjike. Kjo është të fyesh inteligjencën tënde kur flet kështu. Çfarë është kjo “doppio gioco”? I lejoj të ndërtohen dhe pastaj i marr për shtetin, kjo s’ka kuptim! Dhe nuk ka ndodhur kurrë më parë e ndodh sot për një arsye shumë të thjeshtë, sepse mua nuk më kap dot askush me para dhe për mua paraja nuk vjen asnjëherë e para. Të tjerat pastaj janë fjalë, fjalë, fjalë. Faktet janë fakte.

 

Koment nga qytetarët në FB: Është bërë sektori i ndërtimit kriminalistikë, pastrim parash. Një çift i ri s’ble dot shtëpi me paga normale dhe s’merr dot një apartament të denjë me qira dhe ju s’keni asnjë formë kontrolli apo rregullator. Por edhe këtë s’e dini, s’e besoni se e kanë fajin ca të tjerë.

 

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit për mbështetjen i dashur. Dje publikova një document, i cili tregon se ndërtimi pa leje, ose 4646 metra katrorë në qendër të Tiranës nuk janë aty si një zbulim i këtij momenti dhe është e pavërtetë që aty nuk ka pasur asnjë sy dhe asnjë veprim më parë. dhe publikova dokumentin me denoncimin e kallëzimit në Prokurori të kompanisë ndërtuese. Tani po ju jap një dokument tjetër që është dënimi me gjobë sipas ligjit i kësaj kompanie për ato 4646 metra katrorë të ndërtuara për qëllim fitimi jashtë lejes së ndërtimit. Është një dënim me gjobë dhe gjoba është sipas ligjit për metër katrorë, e kemi përcaktuar vetë në ndërhyrjen e fundit ligjore që kemi bërë, shumë 160 e kusur milion të reja, që i bie, shkurt muhabeti 1.3 milion dollarë. Kjo gjobë është vendosur në fillim të muajit qershor. Urdhëroni se çfarë ka ndodhur. E çojmë në gjykatë gjobën dhe gjykatësi rrëzon shtetin. Një gjykatës i verbuar, unë besoj i verbuar nga paraja, por nuk jam nga ata që ngre akuza pa prova, por i verbuar totalisht dhe i padenjë fare, fare, fare i thotë shtetit “jo”, ndërkohë që gjobën e ka ligji, nuk e ka inspektoriati. Inspektoriati thjesht ka marrë sa është gjoba në ligj, ka bërë shumëzimin me metra katrorë dhe thotë, zotëria do paguajë gjobën dhe plus e ka çuar në prokurori. Janë bërë të gjitha hapat. Ky ka qenë rasti që ka derdhur kupën dhe na ka detyruar ne të futemi me vendimin e fundit të qeverisë për të vepruar në një mënyrë të atillë që të mos ketë mundësinë asnjë prokuror dhe gjykatës i korruptuar në mes sepse kemi pritur e kemi pritur. Po jap dhe një shembull tjetër, se meqë po thonë se këtu nuk i sheh njeri, këtu të gjitha bëhen se ky i gjati… Inspektoriati kombëtar ka kallëzuar penalisht në gjithë këtë periudhë 40 subjekte ndërtuese, 18 kryetarë bashkish dhe komunash, nga të cilët jo vetëm kryetarë bashkish të palës tjetër, por edhe kryetarë bashkish të Partisë Socialiste, 12 drejtorë urbanistike nëpër bashki, 25 kryeinspektorë të inspektoriatit të Mbrojtjes dhe Territorit nëpër territor, 2 drejtorë rajonalë Aluizni dhe 4 anëtarë këshillash rregullimi të territorit. Janë këtu, janë me emra, janë me mbiemra. Pyetja është: Sa nga këta kanë shkuar përpara ligjit? Asnjë! Të gjitha këto dosje i ka zënë myku nëpër prokurorira. Dakord!

 

Koment nga qytetarët në FB: O Edi, po si mund të ndërtohen 5 mijë metra katrorë në mes të Tiranës pa leje, ndërsa ne njerëzit e thjeshtë e votojmë për ty, nuk mund të vendosim një perde në shtëpi. A i di të gjitha këto?!

 

Kryeministri Edi Rama: Edhe unë këtë pyetje bëj dhe pikërisht se jam 100% dakord me ty, kam marrë përsipër bashkë me këtë qeveri, këtë operacion që do shkojë deri në fund. Unë e kuptoj shumë mirë që njerëzit s’kanë besim, ose që një pjesë shumë e madhe e njerzve mendojnë që këta janë të gjithë njësoj, këta të gjithë e kanë mendjen te leku etj. Ka një problem me lekun për mua. Duhet të përkulem për ta marrë dhe unë nuk përkulem. Çështja është shumë e thjeshtë, kemi marrë një vendim tani për ta kapërcyer të gjithë këtë barrierë turpi që na kanë vendosur prokuroritë dhe gjykatat e rretheve gjyqësore. Nuk po ju tregoj shembuj të tjerë. Është një pallat i tërë pa leje në një zonë turistike. Ka një vit që jemi bam e bum nëpër gjykata dhe nuk po arrijmë dot të ekzekutojmë vendimin, pa leje komplet. Tani ka ardhur momenti për t’i dhënë një mesazh gjithë këtyre parellinjve që ndërtojnë që çdo metër katror që do të ndërtoni jashtë lejes së marrë, do tju kushtojë aq shtrenjt, saqë do të jetë komplet marrëzi që t’i hyni më kësaj aventure.

 

E fundit që kam, e kuptoni që vendimi i qeverisë nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lidhje me ndonjë bllokim të ndonjë procesi gjyqësor apo penal për ata që shkelin lejet e ndërtimit e që sipas ligjit duhet të ndiqen edhe penalisht? Nuk ka!

Mirëpo penalisht, në këtë botë demokratike enë këtë vend nuk i ndjek qeveria njerëzit, i ndjek drejtësia dhe lufta jonë për drejtësinë është një luftë titanike, lëre se çfarë thonë, për ta pastruar këtë llum që është llumi i llumit nga ku gjeneron pastaj i gjithë llumi që ne e ndeshim përditë rrugës sonë të përbashkët, them unë, sepse të njëjtën gjë mendoj dhe unë  dhe për të njëjtën gjë luftoj edhe unë, njësoj si ti dhe kemi arritur të vendosim bazat e institucioneve të reja të drejtësisë që luftojnë me korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Po kush lufton me korrupsionin që lidhet pastaj me parelinjtë? E nuk janë vetëm metrat katrorë për ndërtimet pa leje, nuk janë vetëmkëto kallëzime të panumërta që deprimojnë gjithë sistemin e kontrollit shtetëror sepse shkojnë e përballen pastaj e murin shurdh dhe qorr të gjykatave por janë rastet madhështore të evazionit fiskal. Miliona e miliona dollarë evazion e nga njëra anë dosja fle në prokurori, nga ana tjetër të bën edhe moral nëpër ekrane e nëpër portale burri i huaj. Kjo është situata e prandaj jo vetëm që nuk duhet humbur busulla, jo vetëm që nuk duhet të futen të gjithë në një thes, jo vetëm që nuk duhet të dorëzohemi por duhet të insistojmë me durim e me forcë të madhe vullneti dhe po ju them që kjo është goditje finale pa kthim e do të shikoni që nuk do kemi më të tilla, por ndërkohë, mund ta bëjmë këtë sot sepse e kemi sjellë hap pas hapi situatën në një përmirësim të vazhdueshëm, nuk ka pasur pallat në tiranë që nuk kishte metra katrorë pa leje, prandaj e kanë pasur mijëra e mijëra familje që nuk kishin hipotekë. Pse nuk e kishin? Sepse kishin hyrë në pallate të cilat nuk merrnin dot lejen e shfrytëzimit nga bashkitë sepse kishin shkelur lejen, kishin metra katrorë shtesë. Sot nuk ka të tilla masivisht dhe nuk janë shumë rastet në tiranë sot, të paktën ato që kemi identifikuar deri tani nuk janë shumë, janë rreth një dyzinë deri tani, pra 10-12 raste deri tani por 10, 12, 15, 20 janë tmerr por janë absolutisht asgjë në krahasim me kë e kemi nisur këtë.

Koment nga rrjetet sociale: E ke shumë gabim Kryeministër. Nëse do të bësh shtet e të mos ndodhin më ndërtime pa leje duhet në baze të ligjit:

  1. Sekuestrosh pallatin komplet
  2. Burg për ndërtuesin
  3. Burg për drejtorin e IKMT
  4. Burg për inspektorët e zonës
  5. Burg për drejtorin teknik

Kështu edukohen e nuk guxojnë më të shkelin ligjin. Po ti ecën me dy standarde, qytetarin e thjeshtë e fut në burg kurse oligarkëve gjoba e ju sekuestron një kat e të nesërmen u jep një tender për ti kompensuar për show  një dite më parë. Jo të gjithë i hanë këto.

Kryeministri Edi Rama: Tani,  e para ngatërron komplet kohën në të cilën jetojmë.  Jam shumë dakord me ty pjesërisht. Në bazë të ligjit që ti citon është shumë e qartë se çfarë sekuestrohet apo dhe konfiskohet totalisht, çfarë pjesërisht dhe nga ana tjetër, burg për këtë, burg për atë, burg për atë, nuk është as detyra e larg qoftë as e drejta ime sepse nuk fut në burg as partia, as qeveria, as kryeministria në një sistem si ky që kemi zgjedhur, por drejtësia. Nëse më thua si do ia bëjmë me drejtësinë? Me drejtësinë po bëjmë gjënë e duhur por natyrisht duhet të vuajmë e unë vuaj tmerrësisht përballë kësaj situate sepse nuk ka asnjë arsye në botë që të dal unë të ballafaqohem me ty për detyra të pa bëra apo të bëra mbrapsht nga prokurorë e gjykatës komplet të korruptuar, por ama për të ngritur një sistem drejtësie botës i janë dashur shekuj. Ne e kemi filluar këtë punë vetëm në pak vite më parë e duhet shumë durim. Nëse sot ka një SPAK që me të metat e veta, me rezervat që mund të kemi funksionon. E nëse sot kemi zyrtarë shumë të lartë që janë prapa hekurave e që i përkasin partisë në pushtet do të thotë që diçka ka ndryshuar, do të thotë që është hapur një rrugë por ama natyrisht që ka padrejtësia të tjera të mëdha plot sa të duash rrugëve, të cilat udhën adresuar e nga ana tjetër, por të jetë kjo histori oligarkësh të mi, nuk do ta merrje vesh fare ti e nuk do ta merrte vesh fare njeri që do kishte aty 4646 metra katrorë pa leje. Pikërisht sepse nuk ka asgjë tjetër, asnjë krijese tjetër përveç zotit që mund të më kushtëzoje mua apo mund të më vëri mua në kushte varësie me para e me metra katrorë e me ku di unë se çfarë, kjo është e mundur dhe bëhet pikërisht sepse nuk bëhet dot ajo tjetra. E kjo pastaj që ju jep një tender, unë nuk merrem me tendera, unë nuk jap tendera e nëse flisni për kompensime, ju lutem shumë mos bëni gabimin që ti fusni të gjithë në një thes, e para dhe e dyta, bëjini pak llogaritë, se çfarë do të thotë të dorëzosh 4646 metra katrorë në qendër të Tiranës. 1.3 milionë dollarë është vetëm gjoba e vendosur me një çmim që e ka ligji ndërkohë që llogariteni atje qendrën e Tiranës, me çmimin që ka tregu dhe nuk po ju them të shkoni 7000, 8000 apo 10 000  po të doni. 5000 euro për metër katror herë 4646, llogariteni pak. E pra nëse unë do ti kisha marrë ato para e ti nuk do merrje vesh gjë fare, se askush nuk e ngriti këtë. E ngrita unë, e ngriti qeveria, e ngritëm ne, nuk e ngriti as media, nuk e ngriti as opozita, nuk e ngriti askush e nuk u mor askush e përderisa e ngritëm, domethënë që nuk na interesonte varianti tjetër, se nuk më ka interesuar kurrë varianti tjetër e deri në provë të kundërt, kjo është e vërteta sepse nuk t takon ty e nuk i tako njerëzve që flasin kështu por ju takojnë atyre që ju mësojnë juve, atyre që ju dëgjoni, që të provojnë akuza nuk është prova. Prova është arsye për të akuzuar.

Pyetje nga rrjetet sociale: Pse nuk arrestohen të gjithë at që kanë përgjegjësi?

Kryeministri Edi Rama: Ja, urdhëro! Ma thuaj ti pse, se edhe unë me ty jam. Këtë po them, por nuk arreston qeveria. Strukturat e shtetit kanë bërë jo të gjithë mbase si duhet e mbase jo të gjithë punën e tyre, nuk po them absolutisht që ka qenë perfektë por ama ta thashë, 40 subjekte ndërtuese, 18 kryetarë bashkish, përfshirë dhe kryetarë socialistë dhe komunash, 12 drejtorë urbanistike, 25 krye inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit vendore, 2 drejtorë rajonal të ALUIZNI-t deri në këtë kohë domethënë, 4 anëtarë të këshillave të rregullimit të territorit, pse nuk arrestohen? Ma thuaj! Unë po të pyes. I arreston qeveria? Jo! I arrestoj unë? Larg qoftë se nuk do ishin kaq, do ishin shumë më tepër

Koment nga rrjetet sociale: Bir nëna bir, 4646 metra pa leje ne qendër. Mendo çfarë keni bërë në periferi në 22 vite që qeverisni Tiranës Partia Socialiste, se ata të tjerët 10 e kanë pasur, vetëm kioska dinin të ndërtonin.

Kryeministri Edi Rama: Për fat të keq jo,  edhe pse me sa kuptohet, përderisa na drejtohesh ju që e qeverisni je i pjesës tjetër, nuk ka problem. Jo, ata të tjerët kanë bërë rrumpallën më të madhe të kontinentit tonë e një  nga rrumpallat një nga rrumpallat në të mëdha të planetit tone, kështu që të jemi shumë të qartë që : Jo, jo dhe jo. Se çfarë kemi bërë ne me Tiranë e tregon Tirana, e ka treguar dhe e tregon sot, se çfarë kanë bërë ata me Tiranën e tregon historia e tyre, edhe e para edhe e dyta. Kështu që po të ishte ndryshe, Tirana nuk do ishte sot një kryeqytet aq shumë i vizituar nga turistë ta huaj që rriten çdo vit e çdo vit, kështu që se çfarë bir nëna bir, patjetër bir nëna bir, se çfarë i është bërë këtij qyteti prej atyre që sot kanë akoma kurajën të hapin gojën dhe të flasin për ne, këtë realisht bir nëna bir se ska kush e tregon, me thënë të drejtën, kështu bashkohem me ty.

 

Koment nga qytetarët: Si e konstatuat që është pa leje? Si e kuptuat? Sa ka të tillë në Tiranë apo bëhen shembuj vetëm një a dy?

 

Kryeministri Edi Rama: E shpjegova. Solla dhe dokumentat, janë faktet. Inspektorati kombëtar i territorit ka bërë gjithë procesin. Ne kemi pritur, kemi pritur, nuk ka ndodhur asgjë sepse nuk ndodh asgjë si rregull në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Tiranës. Shpresoj që diçka të ndryshojë, dakord? Dhe pastaj kemi ndërhyrë ne me vendimin ekstrem të qeverisë dhe jemi ne tani në fushë dhe nuk janë shembuj vetëm një e dy por aq sa janë deri tani, janë konstatuar rreth një duzinë. Vazhdojnë kontrollet, ka në Durrës, ka në Kavajë, vazhdohet me Vlorën, nuk do ketë ndalesë kjo gjë dhe do të trajtohen sipas këtij ligji që kemi vënë i cili nuk amniston në raport me përgjegjësitë gjyqësore apo penale por i cili bën të mundur që më në fund prona të kthehet tek i zoti, e drejta në fakt të kthehet tek i zoti dhe i zoti është populli, dakord?

 

Koment nga qytetarët: Ore ti me fjalët që thua je në rregull, që tu konfiskosh atyre njerëzve që janë pa leje në tokë shtetërore, po ato që janë në tokën e vet si do veprohet nëse ndërtojnë pa leje mund ta dimë? Jo për gjë por ta dimë të jemi të informuar të paktën. 

 

Kryeministri Edi Rama: Ndërtimet pa leje dënohen me ligj, si në tokë private, si në tokë shtetërore dhe nuk ekzistojnë, sikundër del dhe nga shumë komente dhe nga faktet, problemi jonë nuk është me ata që ndërtojnë pa leje në tokën e tyre për interesin e  tyre thjesht familjar, sepse tek ata shkon shumë më shpejt dhe inspektori dhe policia etj. Problemi është tek këta peshkaqenët dhe tek këta peshkaqenët jemi tani në fazën e fundit, në kapitullin e fundit për goditjen finale që do ta bëjmë deri në fund.

 

Koment nga qytetarët: Po ti ndëshko inspektoratin e ndërtimit. Çfarë flet pa lidhje, ky është bashkëpunim me krimin, bashkë me inspektorin ler të ndërtojnë se në fund ja konfiskojmë dhe ju kërkojmë ryshfet. Turp, je fajtor dhe vet. 

 

Kryeministri Edi Rama: Tani, Daut, fjala “turp” është fjalë shumë e madhe miku im. Por logjika nuk shkon, konfiskojmë dhe kërkojmë ryshfet, se kuptoj si bashkohen këto të dyja, për çfarë do jepte ryshfet dikush të cilit i konfiskohet gjëja se po te jepte ryshfet dhe po të merrej ryshfeti nuk ndodhte konfiskimi. Pra, nëse ato 4646 metër  katrorë në qendër të Tiranës që do të pasohen nga të tjerat, do t’i shikosh, do të legalizoheshin me ryshfet s’do ndodhte marrja e tyre dhe përdorimi i tyre për interes publik. Kështu nuk funksionon. Përsa i përket: Ndëshko inspektorët, po ta përsëris prapë. Unë t’i ndëshkoj? Unë t’i ccoj në burg? Ndërkohë që edhe një herë 40 subjekte ndërtuese, 18 kryetarë bashkish përfshirë edhe kryetarë të PS dhe komunash që kanë qenë në atë kohë, 12 drejtorë urbanistike, 25 kryeinspektorë apo inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, pra këta që thua ti, drejtorë rajonal të Aluiznit, anëtarë KRT-sh janë çuar në prokurori, janë atje, çfarë të bëj unë më shumë se kaq? Ta bëjmë si partia e dikurshme që të pushkatojmë prokurorët dhe gjykatësit. Mbase disa janë gati ta bëjnë dhe këtë por kemi ndryshuar sistem, jemi në kohë tjetër dhe lavdi Zotit që kjo nuk është në dorën time.

 

Koment nga qytetarët: S’bëhet fjalë për kate, bëhet fjalë për zaptim toke. Ku i bën katet, në ajër? E bërë Tirannë beton, c’duhen gjithë ato pallate? Kush do i blejë, të varfrit? Jo invalidët në nevojë, jo komuniteti rom, jo për kë duhen, kuptohet për të huajt se vetëm ata kanë lek. A i ke parë komunitetin rom ku jetojnë? Në reparte ushtarake të shkatërruara, në breg lumi si dhe nën çadra. 

 

Kryeministri Edi Rama: Tani, po vij dhe po e filloj nga komuniteti rom dhe kjo nuk është përshkrim i komunitetit rom, është një përshkrim që vjen si një kujtim nga e kaluara. Sepse sot komuniteti rom në Tiranë falë punës së bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, nga Erjon Veliaj, nga lali Eri me komunitetin rom është në kushte komplet të tjera nga ato që ka qenë.

 

Përsa i përket tokës, nuk janë në zaptim toke, janë në tokën e tyre, janë në tokën që kanë bërë marrëveshje me pronarët. Problemi është që janë zmadhuar në lartësi apo në gjerësi, por jo duke marrë tokë tjetër, se nuk i lë njeri të marrin tokë tjetër kur është puna për tokë private apo tokë shtetërore. Përsa i përket tani kësaj teorisë të pallateve apo kullave, këto janë ekonomi dhe kush i blen, i blejnë shqiptarët, dhe ato broçkullat me miliarda të parasë së krimit që u lakan nëpër këto ndërtime janë turpe të mëdha për ata që i bëjnë, nuk kanë asnjë bazë argumentesh faktik dhe nga ana tjetër, një kullë punëson afro 1000 vetë në të gjithë sistemin e ndërtimit. Dhe pastaj sjell të ardhura në vijimësi si taksë mbi pronën që janë shumë të rëndësishme, sjell strehim, sjell mjedise biznesi, sjell patjetër edhe punësim për shërbime dhe sjell patjetër shumë shumë vizitorë. Ashtu sikundër, kjo varet e gjitha sigurisht edhe nga cilësia, edhe nga arkitektura etj, por koha do të jetë si gjithmonë zonja e rënde që do flasë. Këto ndërtime që po transformojnë Tiranë nga një katund i madh kaotik si ai që gjeta unë kur erdha në Bashkinë e Tiranës në një metropol rajonal janë ato që po i japin Tiranës identitetin e një kryeqyteti me histori dhe me të ardhme.

 

Koment nga qytetarët: Zori kryeministër ra shi plot dhe do bjerë se ky panët i tillë është krijuar. Kujdesu për popullin e varfër se ata kanë besim tek ty

 

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit i dashur. Unë e shpjegova çështjen e shiut, shiu është i bekuar për ne në këtë aspekt dhe ne mezi presim dhe jemi të lumtur sa herë bie shi dhe normalisht duhet të ishim të lumtur kur del dielli por jo ne jemi të lumtur kur bie shi por edhe kur është plot e përplot ne nuk i kemi kapacitetet për ti përmbushur të gjitha nevojat. Që të jemi shumë të qartë se kjo nuk është muhabet, ky është fakt.

 

Koment nga qytetarët: I more 4 dynym me një tender, do i japësh 4 milionë euro o mjeshtër.

 

Kryeministri Edi Rama: Euro?! Por beje llogarinë. E para njëherë unë nuk di çdo me thënë do japësh 4 mln euro por bëje llogarinë të atyre 4 dynymëve, 4646 metra, 5 mijë euro pota jap si minimum të çmimit të tregut, si minimum se mund të jetë, beje llogarinë dhe shikoje sa duket ai 4 milionëshi në krahasim me pasurinë që ne kemi marrë për interes publik.

 

Koment nga qytetarët: Mirë që e paske kuptuar, sorollatemi kot më kot në dyert e shtetit dhe asgjë për popullin, i fituar hajduti dhe mashtruesi del. Kemi ngelur si peng i kësaj drejtësie që keni.

 

Kryeministri Edi Rama: Kur më thua drejtësia që keni, më vjen realisht të vë ulërimën se nuk është drejtësia që kemi ne. Është drejtësia që ne po luftojmë që ta kemi të dejtë të gjithë në këtë vend, se nga kjo drejtësi mua më vjen për të vjellë çdo ditë, nga kjo drejtësi skandaloze që i çon, ia çon aty 4646 metra katorë të bëra pa leje për qëllime fitimi, ia lexon ligjn që literalisht thotë se gjoba është kaq dhe të rrëzon me çekiçin e papërgjegjshmërisë totale në gjykatë dhe I jep të drejtë atij. Ja, kjo është drejtësia që më bën mua për të vjellë dhe përsa i përket sorrollatjeve dyer më dyer, 95% të shërbimeve, Flutura, e ke online dhe nuk ke pse sorrollatesh në asnjë derë për  95% të shërbimeve. Dikur po, sorrollateshe derë më derë. Dikur po, shtyheshe me bërryla në mes njerëzve  që të rrethonin në të katër anët për të marë një kartelë mjekësore, për të marr ënjë çertifikatë, për të marrë një dokument çfarëdo, sot jo. Sot jo, nuk sorrollatesh derë më derë për të paguar dritat. Sot nuk rri në shi për të paguar  faturën afrofe’ që të vjen siç i do qejfi atij që ta sjell tek dera. E pra, ka shumë gjëra që nuk shkojnë po më vjen shumë keq po mos ta bëjmë rrafsh gjithë këtë gjë që është ndërtuar me shumë mund gjithë këto vite.

 

Koment nga qytetarët:  Ore,dakort po si nuk i pa asnjë ato ndërtime në mes të Tiranës dhe shikojnë një mur rrethues në fshat. Jo, zotëri, nxirr përgjegjësit.

 

Kryeministri Edi Rama: E thamë këtë, e përsëritëm dhe po e përsëris prapë. Tani, ja ku është, u pa, dhe të gjitha këto do t’i përfitojë shteti, do t’i përfitojnë njerëzit. Në të gjithë ato mjedise ku metrat katrorë pa leje janë bërë për biznes, do të futen institucionet që do t’i shërbejnë publikut. Në ato mjedise që janë bërë për apartamente ose do të merren paratë me çmimin e tregut për të paguar shpronësimet aty tek Unaza e Re ose do të jepen për strehim ssocial ose aty ku ka njerëz që paraprakisht kanë paguar, do të shikojmë se si do t’i përdorim, por në asnjë mënyrë, për asnjë arsye në botë nuk do t’I gëzojnë ata që I kanë ndërtuar pa leje

 

Koment nga qytetarët:   Pas tre mandatesh të ra ndërmend ty që po ndërtohet pa leje?

 

Kryeministri Edi Rama: Jo,mor zotëri, më ka rënë në mend edhe që para tre mandateve. Më ka rënë ndër mend që kur isha kryetar bashkie që ditën e parë dhe nëse sot ke një Tiranë, e cila është më gjithë këtë gjelbërim në të gjitha rrugë e saj kryesore, këtë e ke ngaqë më ka rënë mend që ditën e parë. Këtë e ke ngaqë që ditën e parë kam filluar me prishjen e ndërtimeve pa leje dhe me rikthimin e hapësira publikeve, por mbase ke qenë shumë i vogël  atë kohë dhe nuk të kujtohet, por ama sot që flasim jemi, edhe një herë tjetër, 1 me 10. Dhjetëfishin e metrave katrorë pa leje për qëllime fitimi kemi gjetur kur kemi filluar ne këtë betejë, që të jemi të qartë.

 

Koment nga qytetarët:  Troç thuaj, janë të gjithë të korruptuar, i madh dhe i vogël, mjerë i ndërgjegjshmi.

 

Kryeministri Edi Rama: Nuk e them kurrë unë këtë, nuk e them kurrë këtë dhe jo sepse nisem nga vetja po sepse njoh plot që nuk janë kështu. Nuk e them kurrë këtë. As pemët nuk janë njësoj, as zogjtë s’janë njësoj, as peshqit nuk janë njësoj dhe ata të së njëjtës specie nuk janë njësoj. Njerëzit jo e jo nuk janë të gjithë njësoj, edhe  politikanët nuk janë të gjithë njësoj.  Ta kesh shumë të qartë. Fakti që ata, të cilet e mbushin Shqipërinë me urrejtje, e mbushin me mllef dhe me helm, çdo natë, çdo ditë, dhe qe nuk e konceptojnë dot që dikush mund ta udhëheqë Shqipërinë pa futur  dorën në xhepat e të tjerëve dhe në arkën e shtetit, janë ata të cilët ose e kanë bërë pikërisht atë për të cilën më akuzojnë mua, ose do e bënin po të ishin në vendin tim. Është shumë e thjeshtë.

 

Koment nga qytetarët:   Me çmimet e ke menderosur komplet, po bëhesh tip I vështirë. Bëj ndonjë lëvizje o Edo se  nuk po të lavdërojnë më në fcb.

 

Kryeministri Edi Rama: Tani, sikur të ishim në një situatë që e kemi vetëm ne, do thosha, po mirë, diçka nuk shkon me mua dhe me qeverinë po infaliconi i luftës është kudo. Inflacionin nuk e ka sjellë qeveria, nuk e kam sjellë unë, nuk e kemi sjellë ne. Inflacionin e ka sjellë lufta. Tani ne po bëjmë çmos që ta lehtësojmë barrën e këtij inflancioni duke hedhur si asnjëherë më parë para për të gjitha shtresat. Për herë të parë në histori, kemi hyrë dy herë me indeksim pensionesh dhe faktikisht e kemi rritur me thuajse 10% pensionin. Këto janë edhe mundësitë. Kemi dyfishuar ndihmën ekonomike për nënat kryefamiljare me dy fëmijë, pasi bëmë atë për nënat kryefamiljare me tre fëmijë më parë.

 

Po kështu, për gjithë pensionistët me ndihmë ekonomike mbi 65 vjeç e kemi dyfishuar ndihmën ekonomike, po kështu për të gjitha familjet me ndihmë ekonomike kemi rritur ndihmën ekonomike. Kemi rritur mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar. Kemi rritur pagat për të gjitha kategoritë e administratës. Kemi rritur pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit, sidomos për nivelin bazë. Kemi rritur shumë ndejshëm pagat për ushtarakët e të tjera. Të gjitha këto kanë si qershi mbi tortë mbështetjen buxhetore për çmimin e mbrojtur të energjisë për ty, për familjen tëndë, për të gjitha familjet dhe për të gjitha bizneset e vogla. Ky është një moment ku duhet të gjithë bashkë të jemi mirëkuptues. Ne do bëjmë maksimumin, nuk diskutohet, por ama çmimet nuk i rrit qeveria. Inflancionin nuk e sjell qeveria ne nuk po shohim asnjë qeveri në botë se s’ka çfarë bën që ta neutralizojë inflancionin. Shikoni Greqinë, Italinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë të gjithë janë përballë inflacionit të luftës.

 

Koment nga qytetarët:   Pse çfarë bën Europa do bësh edhe ti?! Pse nuk e bën rrogën 2 mijë euro siç e ka Europa, por flet si bilbil. Kur te jep edhe ti mend.

 

Kryeministri Edi Rama: Unë nuk po jap mend, unë thjesht po ndaj fakte. Po jap argumentat e mia dhe mbi të gjitha, ju lutem shumë mos bëjmë krahasime me Europën as me një anë as dhe në një anë tjetër sepse vërtet mund t’i kenë pagat, por shikoni sa i kanë taksat, shikoni sa i kanë sigurimet shoqërore, shikoni sa i kanë qiratë e shtëpive, po shikoni sa e kanë transportin dhe në raportin relativ edhe ata që janë në Europë, që janë familje të zakonshme, nuk është se janë të lumtur. Shikoni çfarë ndodh në zgjedhje këtu e në zgjedhje atje se sa shumë stres, sa shumë mërzi, revoltë, shqetësim ka. Nuk është askund rozë. Jemi në kushtet e një krize globale. E një krize që ka filluar e ka prekur në radhë të parë këtë kontinent dhe kemi përballë inflancionin e luftës, jo inflacionin e qeverisë, po të luftës.

 

Faleminderit! Besoj që një pjesë e argumentave u trajtuan. Do të vazhdojmë me këtë praktikë. Është praktika më e mirë për një arsye të thjeshtë që edhe ata që janë më ekstremët këtu, sinqerisht janë më me këmbë në tokë dhe janë më pranë problematikave reale sesa ata, të cilët paguan për të informuar publikun dhe për të ndërmjetësuar midis publikut dhe nesh, meje, tjetrit, tjetrit. Më mirë shumë më mirë.

Faleminderit shumë të gjithëve dhe do të bëjmë çmos. Çdo gjë që është e mund që ta lehtësojmë sa të jetë e mundur barrën faktike, po edhe psikologjike të kësaj përballje me inflacionin e luftës.

 

Previous Lënda TIK në klasë të parë, përfundon me sukses trajnimi i 100 mësuesve

Leave Your Comment