Lënda TIK në klasë të parë, përfundon me sukses trajnimi i 100 mësuesve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Lënda TIK në klasë të parë, përfundon me sukses trajnimi i 100 mësuesve

Përmbyllet me sukses trajnimi i 100 mësuesve të lëndës së TIK për klasat e para nga ekspertë ndërkombëtarë të fushës së teknologjisë së informacionit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi morën pjesë në një orë trajnimi të këtyre mësuesve, të cilët japin për herë të parë lëndën e TIK-ut për klasat e para në 100 shkolla. Pas këtij trajnimi, këta mësues do të japin kontribut edhe për trajnimin e mësuesve të tjerë në të gjithë vendin.

Ministrja Kushi ka falënderuar Fondin Shqiptaro – Amerikan të Zhvillimit për mbështetjen në realizimin me sukses të këtij programi.
Këtë vit shkollor në 100 shkolla të vendit lënda e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit nis që në klasë të parë, si një projekt pilot, për tu zgjeruar më tej në të gjithë Shqipërinë.

Previous Ministrja e Rinisë mirëpret Manuel Sarrazin/ Në fokus bashkëpunimet në fushën e rinisë dhe mbështetja e ideve të tyre në sektorin e kulturës

Leave Your Comment