Lezhë, aty ku me gjithë dendësinë e madhe të reshjeve, perimetri i tokave nën ujë është zvogëluar, si asnjëherë më parë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Lezhë, aty ku me gjithë dendësinë e madhe të reshjeve, perimetri i tokave nën ujë është zvogëluar, si asnjëherë më parë

Lezha është ndalesa e radhës e Kryeministrit Rama në inspektimin e zonave të prekura nga reshjet, pikërisht aty ku falë punës papushim të kryetarit të bashkisë dhe mbështetjes së ofruar nga  Ministria e Bujqësisë, me gjithë dendësinë e madhe të reshjeve, perimetri i tokave nën ujë është zvogëluar, si asnjëherë më parë, ndërkohë që nuk ka prani uji në asnjë shtëpi dhe nuk ka arritur as 50 numri i familjeve që kanë pasur nevojë për ndihmë, dhe e kanë marrë menjëherë nga bashkia.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu informoi lidhur me situatën e deritanishme, e cila është përballuar më së miri edhe falë investimeve për forcimin e argjinaturave mbrojtëse. Ndërkohë që mbetet objektivisht përherë problem, kur fryrja e Drinit nuk e lejon përthithjen e ujrave nga Gjadri dhe uji tërhiqet me vështirësi nga kjo zonë nën kuotë, pranë Torovicës.

“Pika më problematike që kemi ne është Gjadri. Dje niveli ka qenë shumë i lartë duke qenë se ka qenë 50 centimetra mbi urë. Sot në mëngjes ra. Ka një ngritje tani për shkak të reshjeve. Është një urë e vjetër, e cila ka problematikat e veta. Ne e kemi përballuar me forcat e bashkisë të gjithë situatën. Argjinaturën e Gjadrit e kemi forcuar.  Brenda banesave këtu, uji nuk ka hyrë, por ama, ka rrethuar banesën, oborrin dhe ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ta. Gjithsesi, mbeten toka me risk të lartë. Ne jemi munduar ta izolojmë sa të mundemi me atë që ne mund të bëjmë dhe me atë që ka bërë Ministria e Bujqësisë. Kjo zonë nuk varet nga hidrovori i Drinit, kjo varet nga Gjadri.” – shpjegoi Kryetari i Bashkisë Ndreu, – teksa theksoi se “Dëmi më i madh që i është bërë ketij vendi është urbanizimi kaotik që është bërë, duke i lejuar njerëzit të ndërtojnë mbi kanale.”

Nga ana e tij, Kryeministri Rama tha se falë punës së bërë në mënyrë të veçantë nga bashkia, reshjet e dendura nuk kanë mundur të shkaktojnë problematikat e dikurshme.

“Këtu siç vendosen kamerat në mënyrë të qëllimshme, siç lëshohen gojët në mënyrë të qëllimshme, po ta shohësh në pasqyrat mediatike, duket sikur këtu po bëhet qameti. Në fakt, është një situatë e vështirë, por në pika të caktuara për arsye komplet objektive. Ajo që është akoma më e rëndëishme edhe këtu është fakt se për shkak se është punuar dhe tashmë sistemuar prej shumë vitesh, falë teje dhe bashkisë nuk diskutohet, me kanalet menjeherë uji tërhiqet sapo bie. Se në momentin kur reshjet vijnë furishëm, mund të kesh kanale, mund të kesh çfarë të duash, nuk kanë çfarë i bëjnë sepse është më shumë intensiteti sesa kapaciteti thithës iI çdolloj kanali, jo këtu, por kudo. Edhe historia e baseneve është e fryrë dhe e stërfryrë sepse po të shohësh shifrat edhe në Shkodër janë komplet të qarta, pra numrat e të prekurve janë minimal dhe hektarët janë shumë herë më pak sesa në rastin e përmbytjeve të mëdha. Këto zona kanë qenë historikisht problem.” – u shpreh kryeministri Rama.

Previous Projektbuxheti dhe paketa fiskale 2023 miratohen nen për nen në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat