Lojtari i artë i futbollit Italian Paolo Rossi në ekspozitën unikale çelur në Muzeun Kombëtar, në Tiranë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Lojtari i artë i futbollit Italian Paolo Rossi në ekspozitën unikale çelur në Muzeun Kombëtar, në Tiranë

Në dhjetor të vitit të kaluar, në një event dedikuar një prej legjendave të futbollit Italian Paolo Rossi, organizuar nën kujdesin e Kryeministrit Edi Rama, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, – u lajmërua çelja në muajt e parë të këtij viti, e ekspozitës së rrallë me foto dhe koleksionin e objekteve personale të lojtarit të artë të futbollit italian, Paolo Rossi, që ngriti peshë edhe zemrat e tifozerisë shqiptare në vitet 70-80.

Kjo ekspozitë u bë realitet për të gjithë sportdashësit vendas dhe jo vetëm, në mjediset e Muzeut Kombëtar në Tiranë, ku janë ekspozuar objektet personale të Paolo Rossit, mes të cilave edhe bluzat sportive, të cilat ai i ka shkëmbyer me ato të legjendave të tjera botërore të atyre viteve.

Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, së bashku me personalitete të rëndësishme të botës së sportit e në mënyrë të veçantë futbollit, mes tyre edhe një prej personazheve të famshëm të futbollit botëror Arrigo Sacchi.

* * *

Unë do të flas në italisht për dy arsye. Së pari, për të nderuar Paolo Rossin dhe së dyti përballë një perfeksionisti si Arrigo Sacchi nuk mund t’ia lejoj vetes që t’i lë fjalët e mia në duart e përkthyesit sepse më pas nganjëherë përkthyesit bëhen tradhtarë dhe fatkeqësisht, me atë që flet, që nuk është tradhtari, është ai që paguan për atë që nuk është përkthyer mirë.
Unë me të vërtetë jam i kënaqur që tani erdhi pikërisht ky moment për të hapur dyert, për të mikpritur të gjithë ata që do duan të bëjnë këtë shëtitje në të shkuarën dhe të mendojnë për të ardhmen. Ne këtu në Shqipëri kemi përjetuar futbollin në një mënyrë shumë të ndryshme dhe kemi shijuar këtë triumf të Italisë në botërorin e ’82 në një mënyrë krejt ndryshe sepse ne ishim me të vërtete jashtë bote dhe nuk kishim mundësinë që të udhëtonim, nuk kishim mundësinë që të mikprisnim askënd dhe nuk kishim mundësinë që të shikonim televizionin përveç ekranit të propagandës së regjimit që ishte dhe e vetmja dritare që hapej si me magji në këtë botë, ishte kur “rrjetet e errëta” të RAI-t transmetonin futbollin.
Për këtë arsye që futbolli na shpëtonte dhe vetëm futbolli lejohej dhe shikohej dhe sigurisht ne kishim këtu mundësinë për të parë RAI-n dhe jo ndonjë gjë tjetër, atëherë shikonim dhe shijonim futbollin italian dhe atëherë Shqipëria ishte e ndarë midis dy grupeve të mëdha të tifozëve të Italisë dhe të Gjermanisë. Më pas ishin disa copa që bënin tifo për kombe të tjera dhe kjo ishte finalja perfektë për, le të themi, për t’u ndierë pjesë e ndeshjes si në një stadium virtual sepse e dinim që në çdo dhomë, në çdo shtëpi ku kishte një ekran televizori, ishin pikërisht shkallët e stadiumit ku tifozët e Italisë dhe Gjermanisë, bënin tifozllëkun e tyre dhe për këtë, për ne, futbolli ka qenë më tepër sesa thjesht topi dhe ndeshja. Për ne ka qenë një imazh i një bote tjetër. Ka qenë prania e një jete tjetër, ka qenë mundësia për të parë një pasqyrë që lëvizte, të një ëndrre të ndaluar.
Ambasadori e tha dhe përfitoj që të hap një parantezë të shkurtër sepse Marco dhe Antonio nuk e dinë këtu që iu bëri lavde mikpritjes së ambasadorit, që iu tregoi sot, duhet ta dini, jo vetëm sepse ai është i madh, por nuk është një ambasador i thjeshtë, është ngritur nga këndi tjerët i diplomacisë italiane dhe për ne është kënaqësi sepse kjo do të ishte normale për ambasadorin në Washington, në Berlin, Paris ose Londër, por të kesh një ministër ambasador në Itali, nga Italia këtu në Shqipëri, na bën që të ndihemi gati si të jemi pjesë e klubit të vendeve të mëdha.
Duke mbyllur parantezën time, dua të shtoj që ekzaktësisht po e njëjta gjë, do të thosha unë, por nëse për Fabrizion ka qenë e paimagjinueshme që një ditë do të vinte si ambasador dhe do të mblidhte kampionët e botës në Tiranë, mendoni për ne që një ditë do të kishim mundësinë të mikprisnim të gjithë ju këtu.
Më pas imagjinoni për mua, që e mbaj mend shumë mirë që kam shkuar në një shtëpi tjetër tek një mik sepse kishte televizor me ngjyra dhe televizorët me ngjyra atëherë në Shqipëri ishin shumë të pakta dhe e kishte në kuzhinë dhe ishte mbushur plot me njerëz, diçka e pabesueshme. E kush do ta imagjinonte dot ndonjëherë që jeni këtu? Dhe për këtë ju falënderoj të gjithëve, por sikundër shumë thanë me të padrejtë që kjo ishte një ide e imja, unë nuk hyj, nuk bëj pjesë tek ata që kanë një pozicion më të lartë se të tjerët dhe që përvetësojnë idetë e të tjerëve ose nuk reagojnë ndaj komplimenteve që nuk janë të drejtë sepse ideja nuk ishte e imja. Ishte e maestros së madh këtu, Arrigo Sacchi që unë e vlerësoj pakushtueshmërisht dhe ai pikërisht duke shkruajtur më ka thënë, “mund të ishte një ide e mirë që të sjellim këtë ekspozitë në Tiranë”. Unë u ndjeva me të vërtetë shumë i nderuar, i privilegjuar, por edhe krenar sepse e di që Arrigo nuk është një person i lehtë dhe që nuk para bën ndere, por mendon atë që thotë dhe thotë atë që mendon, që është shumë e rrallë në ditët e sotme dhe faleminderit shumë profesor që ke patur pikërisht këtë ndjeshmëri për të na dhënë mundësinë që të mirëpresim këtë ekspozitë.
Faleminderit Federica që ke pranuar, sikundër pranova dhe unë propozimin e profesorit Marcos që ka bërë punën, presidentit Duka që e kuptoi menjëherë kërkesën time për tu përfshirë në këtë projekt dhe sigurisht, falë edhe presidentit Gravina, unë nuk e dija që ju keni ardhur 4 herë këtu dhe nuk keni bërë asnjë shenjë edhe ndaj menje, por siç e thotë dhe profesori, ju të mëdhenjtë, presidentët e futbollit ndjeheni shumë të mëdhenj për të folur me të vdekshmit e zakonshëm e jo më me trajnerë e kryeministër.
Megjithatë besoj se mund të takohemi dhe me të vërtetë faleminderit nga zemra Antonio Cabrini dhe Marco Tardellit. Marco më kishte premtuar se do të vinte por u desh dora e Arrigo Sacchi për të të sjellë ty këtu, pra një milanist që të merr andej nga do është diçka shumë e rëndësishme që flet shumë për forcën e Arrigos për të bindur këdo që do të bindë.
Mund të them shumë, por po e lë këtu sepse nuk do të doja që më pas të merrnim më shumë kohë tek të gjithë. Dua vetëm të ftoj të gjithë që të vini ta shikoni këtë ekspozitë, të gjithë ata që e admirojnë futbollin dhe jo vetëm. Edhe ata që futbollin ndoshta nuk e ndjekin, por që futbolli i ndjek sepse futbolli hyn në çdo shtëpi, të paktën nëpërmjet një anëtari të familjes dhe për të tjerët nganjëherë bëhet një pushtim paksa i pakuptueshëm, por nëse vjen këtu dhe shikohen këto foto në bardh e zi dhe më pas pjesa tjetër mund ta kuptojë pak më tepër për forcën e futbollit dhe jo thjesht si ajo çka ndodh për 90 minuta, por ajo çka sillet vërdallë jetës së njerëzve të komunitetit si një forcë pabesueshmërisht për të guxuar dhe për tu bërë më të mirë, për të ndryshuar kultura dhe për të imagjinuar për të shkuar tej limiteve dhe Paolo Rossi ishte një që shkoi përtej limiteve, por asnjëherë nuk e ka humbur buzëqeshjen. Ka qenë një futbollist legjendar që ka lënë këtë botë me një kujtim të rëndësishëm, por pa sjellë asnjë tatuazh nga varri.
Faleminderit!

Previous Ministrja Denaj me blegtorët e qarkut të Gjirokastrës, nevojitet bashkëpunim me pikat e grumbullimit