Manastirliu-Kushi: Investim në 18 shkolla, pas Tiranës dhe Durrësit, hapen kabinetet e reja dentare edhe në Elbasan - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Manastirliu-Kushi: Investim në 18 shkolla, pas Tiranës dhe Durrësit, hapen kabinetet e reja dentare edhe në Elbasan

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi kanë vizituar shkollën 9-vjeçare “Jorgji Dilo” në Elbasan, ku pas Tiranës dhe Durrësit ka nisur shtrirja e investimit të kabineteve të reja dentare, investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
“Me investimet që qeveria shqiptare ka ndërmarrë, 18 unite dentare, njësi të reja të dentistrisë janë shtuar nëpër shkollat tona. Pas Tiranës dhe Durrësit tashmë kemi filluar edhe në Elbasan. Janë tre unite të reja dentare të cilat janë vendosur në tre shkolla këtu në Elbasan ku organizojnë mbi baza territori”- tha Manastirliu, duke shtuar se brenda vitit synohet që dhe dy njësi të lëvizshme të shkojnë në zonat rurale, për të kryer depistimin oral të nxënësve.
Ministret Manastirliu dhe Kushi panë nga afër edhe zbatimin e programit të kujdesit për shikimin në këtë shkollë, program i cili është shtrirë në të gjithë vendin.
“Deri sot janë kryer 98 mije depistime të syve të kryera me programin e shikimit ne shkolla. Kështu që ne jemi shumë të kënaqur që me programin tonë të kontrollit për shikimin dhe në tërësi edhe të edukimit shëndetësor që po i bëhet fëmijëve për sytë apo për t’u kujdesur për shëndetin oral me të vërtetë kemi bërë më të mirën për përfshirjen në shkolla të shërbimit shëndetësor aktiv. Pra jo thjesht edukim por edhe kontroll edhe depistim edhe trajtim”- u shpreh Manastirliu.
Ministrja e Arsimit tha se këto programe janë shumë të rëndëishme duke shtuar se në shkolla ka shumë programe për mirëqënien e fëmijëve.
“Faleminderit shumë se edhe për ne është shumë e rëndësishme. Madje në shkollë ne kemi shumë programe edhe për mirëqënien e fëmijëve, pra jo thjesht për edukimin por edhe për mirëqënien. Këtë vit ne kemi rritur numrin e punonjësve psiko-socialë. Kemi rritur numrin e punonjësve ndihmës për nxënësit më aftësi ndryshe. Kemi hartuar programe të posaçme për nxënësit me aftësi ndryshe dhe për edukimin fizik”, tha Kushi.
Me investimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Programi i Depistimit të Shëndetit dhe Kujdesit Dentar për fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç, ka filluar në 10 shkolla të Tiranës, më konkretisht, në shkollën “Jeronim de Rada”, “Shkolla e Kuqe”, “Vasil Shanto”, “Mihal Grameno, “Kushtrimi i Lirisë”, “Bajram Curri”, “Lasgush Poradeci”, “28 Nëntori”, “Halit Caka” dhe “Qazim Turdiu”, ku janë ndërtuar unite dentare të reja, duke krijuar kabinetet model të ofrimit të shërbimit dentar për fëmijët në shkolla. Në Durrës programi i dentistrisë do të zbatohet në shkolla 9 vjeçare “Naim Babameto”, “Abedin Dino”, “Njazi Mastori”; në Elbasan në shkollat “Luigj Gurakuqi”, “Jorgji Dilo”, “Bardhyl Popa” dhe do të vijojë në Shkodër në shkollat “Ismail Qemali”, “Ndre Mjeda”.

Previous Dvoran, Korçë, me fermerë të zonës në bashkëbisedimin për bujqësinë dhe përballimin e sfidave të kohës