Manastirliu në Shkollën “Kosova”: 1 mijë vajza të vaksinuara kundër HPV vetëm në pak ditë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Manastirliu në Shkollën “Kosova”: 1 mijë vajza të vaksinuara kundër HPV vetëm në pak ditë

“Më shumë se një mijë vajza të moshës 13-vjeçare janë vaksinuar në vetëm pak ditë nga nisja e fushatës së vaksinimit kundër virusit të papilomës humane. Në një takim me nxënëse, prindër dhe mësues, ministrja Manastirliu së bashku me ekspertët e Insitutit të Shëndetit Publik kanë folur për rëndësinë që ka vaksina HPV për shëndetin e vajzave në të ardhmen.
 “Në gati një javë e pak që ne kemi filluar fushatën e madhe të vaksinimit kundër Human Papillona Virusit, janë vaksinuar 1 mijë vajza që janë të moshës 13 vjeç. Pra 1000 vajza prej jush janë sot më të mbrojtura ndaj kancerit të qafës së mitrës. Ne përgjatë një viti synojmë që të vaksinojmë nga 13,000 deri në 15,000 vajza, që çdo vit do të imunizohen, do të fitojnë imunitet kundër këtij virusi të rrezikshëm dhe do të kenë më shumë garanci që e nesërmja e tyre do të jetë shumë më e mirë, sepse ato do të gëzojnë shëndet dhe nuk do të preken nga ky virus i rrezikshëm që shkakton kancerin e qafës së mitrës, po shkakton edhe disa probleme të tjera të cilat afektojnë organet riprodhuese.”–tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu foli për programet e vaksinimit të popullatës si fokusi kryesor për mbrojtjen e shëndetit publik.
“Gjithë programi ynë i imunizimit është një program, i cili influencon në shëndetin publik. Dhe unë jam e kënaqur që falë përpjekjeve të të gjithë strukturave të shëndetësisë, ne, përsa i përket mbulimit vaksinal të kalendarit kombëtar të vaksinimit, jemi në përqindje shumë të mirë krahasuar edhe me shumë vende të tjera, jemi mbi 97-98%”-tha Manastirliu.
Pas përfshirjes së testit HPV për diagnostikimin primar të përfshirë në qendrat shëndetësore, nga i cili përfitojnë rreth 16 mijë gra në vit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë përfshirë në kalendarin e vaksinimit vaksinën kundër HPV, duke e përafruar kalendarin tonë të vaksinimit me kalendarin europian. Vaksinimi kundër HPV nis me vajzat e lindura në vitin 2009, në të gjithë vendin.
Previous Kuvendi miraton financimin shtesë prej 56.8 milionë USD për ndërtimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë