Manastirliu: Rritje historike, paga mesatare e mësuesve bëhet 950 euro - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Manastirliu: Rritje historike, paga mesatare e mësuesve bëhet 950 euro

“Dëshiroj të ndaj me ju, por mbi të gjitha me mësuesit në sistemin tonë arsimor, një lajm vërtetë të mirë sa i përket rritjes historike të pagave, që nis nga 1 korriku. Kjo rritje do të përfshirë rreth 30 mijë punonjës në sistemin tonë arsimor, duke qenë rritja më e madhe e pagave në këto dekada.

Paga mesatare e mësuesve rritet mesatarisht 18 mijë lekë të reja apo në 3 paga në vit, duke konsideruar pagën aktuale, duke e çuar pagën mesatare të mësuesve në 950 euro.

Duke kaluar në kategoritë specifike:

– Paga mesatare e mësuesit në arsimin e mesëm të lartë, që ka nivelin e kualifikimit dhe vjetërsinë mbi 15 vite punë do të shkojë nga 79,800 lekë në 98,500 lekë

– Paga mesatare e mësuesit në arsimin e mesëm të ulët, që vjetërsinë mbi 15 vite eksperiencë do të shkojë nga 75,800 lekë në 96 mijë lekë.

Rritjen më të konsiderueshme do ta kenë mësuesit e ciklit fillor, ku paga mesatare e mësuesit me mbi 15 vite eksperiencë shkon nga 72,400 lekë në 95,200 lekë.

Politika e rritjes së pagave do të përfshijë edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë në shkolla. Paga mesatare e punonjësve social dhe psikologëve shkon në 910 euro, ndërsa ajo e oficerëve të sigurisë në 800 euro në muaj.

Përmirësime janë bërë edhe për nivelin e kualifikimeve, ku kemi një dyfishim të pagesës si shpërblim për kualifikim për kategoritë “mësues i kualifikuar” dhe “mësues specialist” dhe një rritje në 50% të masës së shpërblimit për “mësuesit mjeshtër”, duke afruar edhe vitet e përfitimit të këtyre kategorive në 3 vite, 8 vite dhe 15 vite.

Politika e rritjes së pagave është gjithëpërfshirëse për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor, për mësuesit, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë në shkolla, por lidhet dhe me rritjen e pagave të edukatorëve të kopshteve dhe çerdheve, në varësi të pushtetit lokal.

Vjen si një premtim i mbajtur i Kryeministrit Rama dhe Qeverisë Shqiptare dhe ka një influencë të drejtpërdrejtë në rritjen e motivimit të mësuesve, për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, në lartësimin e figurës së mësuesve dhe do të ndikojë në rritjen e interesit për brezin e ri për të zgjedhur degët e mësuesisë, por dhe të atyre, që kanë përfunduar këto degë dhe duan të përfshihen në sistemin tonë arsimor, si mësues.

Sigurisht që nuk përfundon këtu mbështetja për personelin tonë arsimor, sepse jemi duke punuar në shumë drejtime sa i përket incentivimit të tyre, trajnimit dhe edukimit të tyre në vazhdim dhe gjithashtu dhe përmirësimit të infrastrukturës shkollore në të gjithë vendin.

Ky është një lajm i mirë, një rritje historike e pagave. Ashtu si kishim premtuar, për këtë mandat rritja e pagave të mësuesve do të ishte 40% (rritja e vjetshme 7% dhe kjo e këtij viti 33%), që është mbajtja e premtimit mbështetjen në vazhdueshmëri të tyre, krahasimit me vendet e rajonit dhe jemi tërësisht të krahasueshëm.

Mbështesim atë forcë njerëzore që çon vendin përpara dhe përgatit të nesërmen e vendit tonë, duke mbështetur kështu përmes mësuesve, fëmijët dhe gjeneratat e ardhshme.

 

Previous Nis për të tretin vit operacioni “Plazhe të pastra”, Kumbaro: Kërkojmë angazhimin e të gjithëve gjatë sezonit veror, pastërtia është sfidë