Manastirliu: Zgjerohet rrjeti, nis instalimi i 216 laboratorëve smart në shkolla - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Manastirliu: Zgjerohet rrjeti, nis instalimi i 216 laboratorëve smart në shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte sot në shkollën 9-vjeçare “Hasan Prishtina”, ku ka ndjekur nga afër orën e parë të mësimit në laboratorin e ri të kodimit të sapo instaluar në këtë shkollë. Laboratori i kodimit është i pajisur me 16 laptopë dhe një tabelë interaktive për të mbështetur procesin mësimor.

“Programi i Kodimit po ecën mirë 100 SMARTLAB-et e para dhe tani po zgjerohet në 216 laboratorë të tjerë. Shkolla “Hasan Prishtina” duke pasur një numër të madh nxënësish do të ketë dy SMARTLAB-e dhe sigurisht jam e kënaqur që këtu ka një interes të jashtëzakonshëm të fëmijëve të klasave të para”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Në këtë fazë të dytë të investimit të MAS përfshihet instalimi i 216 SmartLab-eve, ku fëmijët do të zhvillojnë aftësitë teknologjike.

Previous Konferenca e Investimeve në Turizëm/ Kumbaro: Turizmi tashmë është industri, 4.2 miliardë euro të ardhura në vitin 2023