Manja: Krenar që jemi të parët nga vendet e Ballkanit Perëndimor që u bëmë pjesë e ERA-s! - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Manja: Krenar që jemi të parët nga vendet e Ballkanit Perëndimor që u bëmë pjesë e ERA-s!

Deklaratë e Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja!

Sot në Trier të Gjermanisë, Shqipëria, përmes Ministrisë së Drejtësisë, ka bërë një hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian në fushën e zbatimit të ligjit, duke u bërë e para nga vendet e Ballkanit Perëndimor që anëtarësohet në Fondacionin Akademia e së Drejtës Evropiane (ERA).
Nëpunësit civil shqiptarë si dhe anëtarët e sistemit juridik, tashmë do të përfitojnë nga ky anëtarësim, në eventet e organizuara nga ERA. Si një anëtare, Shqipëria do të ketë vendin e saj në Bordin Drejtues të ERA.

Ky bashkëpunim do të sjellë një harmonizim ligjor më të mirë me standardet e BE-së, ngritje të kapaciteteve profesionale, bashkëpunim ndërkombëtar më të ngushtë, përgatitje më të mirë për anëtarësimin në BE dhe një shtim të ekspertizës ligjore për komunitetin e zbatuesve të ligjit në Shqipëri.

Një falenderim për të gjitha vendet anëtare të Fondacionit ERA, Presidentin e Fondacionit, Bordin Drejtues dhe Drejtorin e Akademisë, për përkrahjen dhe angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të rëndësishëm të Shqipërisë drejt përmirësimit të sistemit tonë ligjor

Previous Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, takim me Drejtorin e BERZH për Zhvillimin e Tregjeve Kapitale dhe Financiare