Ministria i Drejtësisë Ulsi Manja u takua me një delegacion të lartë amerikan për të diskutuar për ecurinë dhe sfidat e drejtësisë së re në Shqipëri. Takimi, i organizuar me pjesëmarrjen e Prokurores Trina Higgins, Kryegjyqtarit Robert Shelby dhe gjyqtares Paige Petersen, u karakterizua nga një bisedë e hapur dhe konstruktive.
Ministri Manja nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në në përkrahje të Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Ai theksoi se partneriteti i fortë dhe mbështetja reciproke janë thelbësore për forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë, duke e bërë atë më të afërt dhe më transparent.
Takimi reflekton përpjekjet e vazhdueshme për të krijuar një sistem të drejtësisë që respekton standardet e larta dhe që ndihmon në zhvillimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.