Marrëveshja e re me universitetin e Barit/ Ministrja Kushi: Rrisim kontributin e universiteteve në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Marrëveshja e re me universitetin e Barit/ Ministrja Kushi: Rrisim kontributin e universiteteve në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, së bashku me ambasadorin italian në Tiranë Fabrizio Bucci rektorë dhe përfaqësues të universiteteve publike shqiptare dhe atyre italiane u mblodhën në një ceremoni për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi me Universitetin “Aldo Moro” dhe Qendrën Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare të Barit, me qëllim fuqizimin e “Misionit të Tretë” të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Kjo marrëveshje do të nxisë transferimin e njohurive përtej mjediseve universitare, për të dhënë më shumë kontribut për zhvillimin social, kulturor dhe ekonomik të komuniteteve. Në fokus do të jetë nxitja e bashkëpunimit universitet-industri dhe pjesëmarrja në projekte, konferenca dhe aktivitete të përbashkëta kërkimore.

Në kuadër të këtij memorandumi, u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me katër universitete publike shqiptare, Universitetit Bujqësor të Tiranës, Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës dhe Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës.

Gjatë fjalës së saj Ministrja Kushi u shpreh se ndjehet shumë krenare që universitetet shqiptare tashmë kanë nisur proces të ngushtë bashkëpunimi me universitetet më prestigjioze evropiane, përfshirë edhe ato Italiane.
“Këto bashkëpunime nuk konsistojnë vetëm në programe bashkëpunimi të përbashkëta apo të dyfishta, por nënkuptojnë sigurisht edhe bashkëpunim të ngushtë edhe për kërkimin shkencor ashtu sikurse shkëmbimi i pedagogëve, pjesëmarrje në programe e projekte të përbashkëta, në programet Erasmus Plus apo Horizon”- u shpreh Kushi.

Marrëveshja e sotme, – theksoi ministrja, – forcon edhe misionin e tretë që kanë universitetet, që lidhet me transferimin e njohurive përtej mjediseve universitare, për të dhënë më shumë kontribut për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.

Me universitetin “Aldo Moro” të Barit, tashmë janë bërë shumë bashkëpunime të tjera me universitete shqiptare dhe kanë programe të përbashkëta bashkëpunimi. Dhe gjithashtu me institutin Mesdhetar të Agronomisë të Barit.
“Jam shumë e sigurt që kjo marrëveshje do të japë kontribut të rëndësishëm për të forcuar misionin e tretë të institucioneve tona të arsimit të lartë. Ne e nisëm këtë bashkëpunim me këto dy institucione, por jam e bindur që do ta zgjerojmë edhe shumë më tepër me institucione të tjera dhe universitete të tjera sepse ky mision në treg i universiteteve është shumë i rëndësishëm për komunitetin dhe shoqërinë”- u shpreh Ministrja Kushi.
Znj. Kushi ka shprehur falënderime edhe për Ambasadorit Italian z. Fabrizio Bucci për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë në fushën e arsimit.

Previous Ministrja Xhaçka pret Ministrat nga Irlanda dhe Finlanda, Xhaçka: Integrimi evropian është një nga detyrat e mëdha që Evropa duhet të përmbushë në këtë moment

Leave Your Comment