Marrëveshja e tarifave Roaming, Varhelyi: Kur qytetarët e Ballkanit të vizitojnë BE-në do të ndihen si në shtëpi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Marrëveshja e tarifave Roaming, Varhelyi: Kur qytetarët e Ballkanit të vizitojnë BE-në do të ndihen si në shtëpi

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi e ka cilësuar marrëveshjen për reduktimin e tarifave Roaming, të nënshkruar sot në Tiranë, si një mundësi për të mbështetur zhvillimin social dhe ekonomik të rajonit.

Komisioneri foli për përfitimet e qytetarëve të rajonit nga kjo marrëveshje në konferencën për shtyp me Zëvendës Kryeministren Belinda Balluku.

“Kjo është një mundësi për të mbështetur zhvillimin social dhe ekonomik dhe këtë po ndërtojmë sot. Duke e bërë telefoninë mobile të përballueshme dhe të arritshme për të gjithë qytetarët, që është element thelbësor i çdo tranzicioni digjital gjithëpërfshirës dhe të suksesshëm”, tha Varhelyi.

“Operatorët telefonikë janë zotuar për uljen e tarifave roaming, që kur qytetarët e Ballkanit të vizitojnë BE-në dhe kur qytetarët e BE të vizitojnë Ballkanin, të ndihen në shtëpinë e tyre kur flasim për hapësirën digjitale. Qytetarët do fillojë ta përdorin më shumë”, tha Komisioneri.

Previous Marrëveshja Roaming, Balluku: Arritje madhore me përfitim për qytetarët