Marrëveshja për shpalljen e Vjosës “Park Kombëtar”/Rama: Ambicia është që deri në vitin 2030 zonat e mbrojtura të zënë 30% të territorit të vendit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Marrëveshja për shpalljen e Vjosës “Park Kombëtar”/Rama: Ambicia është që deri në vitin 2030 zonat e mbrojtura të zënë 30% të territorit të vendit

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së qeverisë shqiptare me organizatën amerikane mjedisore “Patagonia” për shpalljen e Vjosës “Park Kombëtar”, Kryeministri Edi Rama foli për angazhimin dhe vullnetin konkret të qeverisë rreth kësaj çështje, përmes ngritjes së një procesi dhe grupi pune gjithëpërfshirës me palët e interesit, organizatat e huaja dhe ekspertë brenda e jashtë vendit.

Grupi i punës deri më tani ka përcaktuar zonën e studimit, aplikimin për dhënien e statusit, planet e detajuara për zonën me rëndësi kombëtare, vlerësimin strategjik mjedisor dhe planin e menaxhimit të zonës së mbrojtur.

Për shkak të rëndësisë, shtrirjes dhe kompleksitetit të çështjes, është siguruar astistencë nga ekspertë të jashtëm për plotësimin sa më mirë të procedurave të shpalljes së Vjosës “Park Kombëtar”.

Statusi “Park Kombëtar” është një standard ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës dhe i vetmi status që mund t’i ndalojë bizneset dhe qeveritë e ardhshme të dëmtojnë lumin dhe degët e tij, që ende rrjedhin të lirë

Kryeministri shtoi se: “Ne i kemi shtuar zonat e mbrojtura nga 18% në 21% të territorit të vendit, me ambicien që deri në 2030 mund të shkojë në 30%

Faktet kanë treguar se ndalimi i prerjes masive të pyjeve dhe vrasjes masive të kafshëve dhe shpendëve, nuk na ka sjell ndonjë dëm ekonomik, përkundrazi. Natyrisht që kanë vazhduar të priten pemë e të bëhen vrasje të kafshëve dhe shpendëve dhe moratoriumet nuk ka qenë 100% të zbatueshme, por të dyja kanë ndodhur në përmasa të atilla që janë të papërfillshme në raport me ato që janë shpëtuar.”

Previous Kryeministri në pritjen e zhvilluar nga KOKSH: Qeveria do të mbështesë zhvillimin e sportit, klasave sportive dhe ekipeve të shkollave

Leave Your Comment